Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα BISHTAJORE. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα BISHTAJORE. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Fasule të mëdha në furrë (gjigandes plaki)

PËRBËRËSIT
  • 1/2 kg fasule te mëdha
  • 6 domate të freskëta për salcë
  • 1 l.s pelte domate
  • 2 speca me ngjyrë (të kuqe të verdhë)
  • 4 qepë të mëdha
  • 4-5 fletë dafine
  • 6 kokrra Spices
  • 1 l.k kripë
  • 1/2 l.k piper
  • 1 gotë vaj ulliri
  • Pak majdanoz
  • (Sipas dëshirës spec djegës, chilli)
Përgatitja
  • Hedhim fasulet në ujë që në darkë.
  • Në mëngjes i kullojmë fasulet dhe i hedhim në tenxhere me ujë të bollshëm ku kemi shtuar kripën, i ziejmë për 5 minuta, heqim tenxheren nga zjarri dhe i kullojmë.
  • Në një tenxhere ku kemi hedhur ujë të pastër hedhim fasulet dhe i ziejmë për 1 orë (30 minuta në tenxhere presioni).
  • Në tepsi hedhim vaj sa ta mbuloj sipërfaqen. Presim qepët e pastruara në rrathë të holla, mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tepsisë me qepët e prera. Spërkatim me pakë krip dhe piper. Presim në rrathë specat.Vendosim disa mbi qepët.
  • Hedhim me lugë kulluese (me vrima) fasulet e ziera, vendosim në mes tyre erëzat dhe dafinën.
  • Shtrojmë përsipër dhe specat e prera në rrathë që na kanë mbetur.
  • Kalojmë domatet në rende dhe në një tas bashkojmë lëngun e domateve që grimë në rende me pelten, kripën, piperin dhe vajin.
  • Me salcën e përgatitur spërkatim tepsinë me fasule.
  • Shtojmë pak ujë të vakët të mbulohen të gjithë përbërit.
  • Pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180° gradë, mund të marri më shumë se 1 orë pjekja varet nga cilësia e fasuleve.
  • Gjatë gjithë procesit të pjekjes nuk trazojmë me lugë fasulet.
  • Kujdesemi qe qepët mos të dalin lart fasuleve mund të digjen dhe do vijnë të athëta.
  • Vëzhgojmë mos të na mbeten pa lëng fasulet, nëse duhet, shtojmë ujë të vakët.
  • Lajmë pak majdanoz dhe e presim hollë e hedhim përsipër tavës sapo heqim fasulet nga furra.
  • Për ti bërë pikante fasulet mund të zëvendësojmë piperin me spec djegës 1/2 l.k është e mjaftueshme.
  • Një mënyrë tjetër është: Në fund të pjekjes vendosim një lugë chilli në ujë të vakët mbas 5 minutash kullojmë ujin dhe me chillin e regjur spërkatim fasulet. Shija që marrin është e fortë por jo djegëse.
Read more