Përbërësit
- 1 pako petë të blera për ëmbëlsira (krusta) nëse dëshirojmë i bëjmë vet petët.
- 1.1/2 kg spinaq
- 2 presh
- 5 qepë të njoma
- Një tufë kopër
- 1 qepë e thatë
- 1 filxhan kafeje oriz (sipas dëshirës)
- 250 gr djathë i bardhë
- Kripë, piper
- Pastrojmë dhe presim spinaqin në një tas të madh.
- Lajmë dhe presim në rrathë preshtë dhe qepët e njoma dhe të thatën.
- I vendosim të gjitha në tas dhe hedhim pak kripë.
- Vrasim me dorë mirë spinaqin me qepët dhe preshin shtojmë kopër, piper dhe kripë përziejmë dhe shtrydhim të iki lagështia e tepërt.
- Në tepsi që nuk ngjitë shtojmë pak vaj e hapim në të gjithë tepsin dhe shtrojmë gjysmat e petëve duke i spërkatur me vajë përsipër 1 në 2 petë e lëmë të dal nga tepsia për të mbyllur në fund byrekun, të tjerat i shtrojmë duke i mbledhur brenda në tepsi.
- Hedhim masën e spinaqit duke e shtruar mirë dhe përsipër shtojmë djathin e thërrmuar, hedhim dhe orizin për të mpirë lagështin e tepërt.
- Me një lugë trazojmë lehtë spinaqin dhe shtojmë gjysmat e petëve të tjera të gjitha brenda në tepsi duke i mbledhur dhe i spërkatur me vajë.
- Mbyllim byrekun me petët që kemi lënë jashtë dhe presim në copa katrore, hedhim përsipër vajë dhe spërkatim me pak ujë me dorë byrekun.
- Pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 30' - 40' minuta.