Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ËMBËLSIRA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ËMBËLSIRA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Παρασκευή 12 Απριλίου 2019

Ëmbëlsirë me çokollatë (Chocolate pie)




Përbërësit
  • 3 kuvertura (çdo kuvertur 125 gr)
  • 200 gr gjalpë i freskët
  • 2/3 filxhan sheqer
  • 2 lugë supe ujë
  • 2 vezë
  • 1 vanilje
  • 3/4 e filxhanit miell
  • 1/2 e lugës kafes sodë
  • 1/2 e lugës kafes krip
Për glason
  • 2 lugë supe kakao
  • 4 lugë supe sheqer
  • 1 lugë supe gjalpë
  • 2 lugë supe qumësht i kondensuar 
Përgatitja
  • Ngrohim furrën e sobës në 170°C
  • Vendosim letër vajore në një tepsi rreth 20-22 cm.
  • Në një tenxhere vendosim gjalpin,sheqerin dhe ujin dhe e ngrohim në temperaturë të mesme deri sa të shkrij gjalpi dhe të marri një valë.
  • Tërheqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë kuverturën, trazojmë deri sa të shkrij kuvertura, hedhim vaniljen shtojmë dhe vezët të rrahura më parë, duke i trazuar shpejtë të mos priten nga nxehtësia.
  • Shtojmë miellin që kemi përzier më parë me sodën dhe kripën dhe trazojmë deri sa të bashkohen mirë.
  • Masa duhet të jetë e mpiksur dhe jo e ujshme.
  • Vendosim masën në tepsinë e përgatitur me letrën vajore dhe pjekim për 30 minuta saktësisht dhe jo më shumë.
  • Kujdes, nëse ju duket e pa pjekur kështu duhet të jetë e lëngshme.
  • E vendosim në frigoriferë ëmbëlsirën mbasi të jetë ftohur plotësisht.
Për glason
  • Shkrijmë gjalpin në një tenxhere të vogël dhe shtojmë një nga një përbërësit duke goditur me rrahësen e vezëve shpejtë.
  • E lëmë pakë të ftohet dhe të mpikset,e hedhim mbi ëmbëlsirën dhe e fusim prapë në frigorifer.
  • Përpara se ta shërbejmë e ngrohim pakë në mikrovalë.
  • Duhet të jetë e pjekur nga jashtë dhe e ujshme dhe e butë nga brenda.

Read more

Kek me arra

Përbërësit
  • 6 vezë
  • 350 gr arrë të copëtuara
  • 330 gr sheqer
  • 240 gr miell
  • 160 gr çokollatë kuverturë
  • 1 l.s e prerë kanellë
  • 2 l.k pluhur pjekës
Përgatitja
  • Copëtojmë arrat dhe i përziejmë me pak sheqer dhe me çokollatën e grirë.
  • Sitim miellin dhe e përziejmë me pluhurin pjekës.
  • Godasim të verdhat e vezës me sheqerin.
  • Godasim dhe të bardhat të bëhen marengë.
  • Hedhim tek të verdhat e vezëve arrat me çokollatën, kanellën dhe më pas pak nga pak miellin, pak miell pak marengë e kështu me radhë..
  • Trazojmë mirë deri sa të bashkohen përbërësit.
  • Lyejmë me gjalpë një tepsi e spërkatim me sheqer dhe miell. Hedhim brumin e përgatitur në tepsi.
  • Pjekim në furrë të para ngrohur 170°C për 55 minuta. Nxjerrim kekun nga furra dhe spërkatim përsipër me sheqer pluhur nëse dëshirojmë.
Read more

Tortë KOK në tavë


Përbërësit
Pandispanja
  • 1 1/2 filxhan çaji miell fryrës (farina)
  • 2 l,k pluhur pjekës (baking powder)
  • 2 vanilje pluhur
  • 6 vezë të ndara të bardhat nga të verdhat
  • 1 1/2 filxhan çaj sheqer
Për kremin
  • 8 l,s të prera miell
  • 4 l,s të prera niseshte
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 6 të verdha veze
  • 5 filxhan qumësht i freskët
  • 1 vanilje
  • 3 l,s gjalpë
Për mbulimin nga lartë
  • 170 gr kuverturë çokollatë
  • 170 ml krem qumështi pana me 35% yndyrë
  • 1 l,k mjaltë
Për shurupin
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 filxhan ujë
Përgatitja
  • Ngrohim paraprakisht furrën në 170°C me ajër.
  • Përgatisim pandispanjën, në një tas bashkojmë miellin, pluhurin pjekës dhe 2 vaniljet.
  • Godasim në mikser të bardhat e vezëve të bëhen shkumë (mareng).
  • Godasim në mikser 1 1/2 filxhan sheqer me të verdhat e vezëve të bashkohen mirë.
  • Hedhim masën e sheqerit dhe të vezëve që përgatitëm më parë në të bardhat dhe trazojmë lehtë.
  • Hedhim miellin pak nga pakë dhe trazojmë me kujdes në të njëjtin drejtim të mos humbim fryrjen.
  • Shtrojmë 2 tava të mesme me letër pjekje dhe ndajmë brumin në dy tepsitë në mënyrë të barabartë.
  • Pjekim për 25- 30 minuta.
  • Përgatisim kremin
  • Në një tenxhere hedhim gjysmën e qumështit dhe në temperaturë të mesme e vlojmë.
  • Në një tas hedhim gjysmën tjetër të qumështit shtojmë miellin, niseshtenë të verdhat e vezëve, 1 filxhan sheqer dhe 1 vanilje.
  • Hedhim masën e përgatitur në qumështin e nxehtë, hedhim dhe gjalpin duke trazuar vazhdimisht të mos na ngjisë kremi dhe të piqet mirë.
  • Përgatisim glason çokollatë
  • Në një tenxhere të vogël ngrohim kremin e qumështit sa të nxehet jo të vloj.
  • Tërheqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë çokollatën duke trazuar sa të shkrijë mirë çokollata, shtojmë dhe mjaltin.
  • Përgatisim shurupin
  • Në një tenxhere të vogël hedhim ujin dhe sheqerin të ziejë 2-3 minuta.
  • Montojmë tortën
  • Heqim nga tepsia pandespanjën e parë (duhet të jetë krejt e ftohtë) dhe e vendosim në një pjatë të madhe ose tepsi.
  • Spërkatim me shurupin e nxehtë përsipër pandespanjën. Hapim kremin nga lartë, shtrojmë panaspanjën e dytë, spërkatim me shurupin e mbetur, hedhim dhe glason e çokollatës për sipër dhe e mbulojmë tepsinë me transparentë.
  • Vendosim tortën në frigorifer për 2-3 orë.
Read more

Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Çyrek të ëmbël (Tsurekia)



Përbërësit
  • 1100 gr miell për çyrek
  • 320 gr sheqer
  • 150 gr qumësht i freskët
  • 100 gr ujë
  • 1 portokall i mesëm i bluar në mikser me gjithë zhapën i heqim vetëm farat
  • 3 vezë
  • 2 të verdha veze
  • 80 gr maja e butë
  • 2 vanilje
  • 2 l,k mahlebi
  • 1 l,k mastika pluhur
  • 100 gr gjalpë qumështi
  • 100 gr fitini
  • 1 brez kripë
Përgatitja
  • Në tasin e përpunueses së brumit hedhim 100 gr ujë të vakët, shtojmë majanë, 100 gr nga mielli, 1 lugë supe nga gjalpi trazojmë në përpunuesen e brumit në shkallën e ulët të bëhet një brumë i hollë.
  • Lemë brumin të vijë pasi e kemi mbuluar me transparent 20 minuta në vend të ngrohtë.
  • Në një tenxhere hedhim gjysmën e gjalpit, sheqerin, qumështin, vezët, vaniljet, mahlebin, mastikën, kripën dhe në fund portokallin e bluar. Trazojmë të bëhet një salcë e vakët rreth 40°C.
  • Gjalpin e mbetur e shkrijmë dhe e lemë mënjan.
  • Kur të jetë gati brumi me majanë hedhim brenda miellin dhe salcën e vakët. Godasim në shkallën e ultë të përpunueses rreth 8 minuta dhe 2 minuta në shkallën e 3 me 4.
  • Gjalpin e shkrirë e hedhim në brumë ngadalë 3 me 4 herë gjatë përpunimit të brumit mbajmë 2 lug gjalpë për në fund.
  • Lemë masën të mbuluar me transparent dhe të lyer me gjalpin përsipër të 2-3 fushohet në vend të ngrohtë për 1 me 1,5 orë.
  • Peshojmë brumin në masën që dëshirojmë dhe bëjmë 9 cilindra të njëllojshëm (me këtë brumë dalin 3 çyrek mesatar nga 3 cilindra secili), lemë në tepsi cilindrat të mbuluar me transparent për 15 minuta.
  • Bëjmë gërshet çyreqet dhe i lemë në vend të ngrohtë të mbuluar me transparent për 35-40 minuta të trefishohen.
  • Lyejmë çyreqet me një të bardhë veze përsipër dhe sipas dëshirës hedhim përsipër bajame fletë.
  • Lemë dhe 10 minuta të tjera çyreqet dhe i vendosim në furrë të ngrohur paraprakisht në 160°C me rezistenca 40 me 50 minuta varet sa të mëdhenj janë çyreqet.
  • Mbas 35 minutash mundemi ti mbulojmë me letër pjekëse në kanë marrë ngjyrë shumë.
Read more

Pasta për shën Valentinin

Përbërësit për pandespanjën
  • 7 vezë
  • 7 lugë supe të prera miell
  • 7 lugë supe të prera sheqer
  • 3 lugë supe të plota kakao
  • 1 vanilje
  • 2 l,k pluhur pjekës (baking powder)
  • 1 brez kripë
Përbërësit për krem luleshtrydhen
  • 1 faqe garni pluhur vanilje
  • 200 ml qumësht i ftohtë
  • 1 faqe xhel pluhur
  • 200 ml ujë i nxehtë
  • 1 vanilje
  • 2 lugë supe panna ose sheqer pluhur
  • Pak pika ngjyrë pastiçerie (sipas dëshirës)
  • 3-4 lugë marmelatë luleshtrydhe e bashkuar me 1-2 lugë pije luleshtrydhe (sipas dëshirës)
Përbërësit për sherbetin
  • 1 filxhan çaje sheqer
  • 1.1/2 filxhan çaje ujë
  • 1 vanilje
  • 1 lugë kafeje lëng limoni
  • 1 gotë e vogël rakie pije luleshtrydhe
Përbërësit për ganazhin
  • 250 gr çokollatë kuvertura e copëtuar
  • 150 gr qumësht i kondensuar
  • 1 lugë supe margarinë
  • 1 lugë supe mjaltë
  • Ganazhi mund të zëvendësohet me 250 gr krem qumështi dhe 250 gr çokollatë.
Përgatitja
  • Fillojmë me pandispanjën. Godasim vezët, sheqerin dhe kripën 5-8 minuta në mikser të fryhen dhe të dyfishohen.
  • Shtojmë në 3 herë miellin të situr me kakaon dhe pluhurin pjekës duke trazuar lehtë me shpatull.
  • Hedhim masën në një tepsi të madhe të sobës elektrike ku kemi shtruar letër vajore dhe pjekim në 180 gradë për 8-10 minuta.
  • Ziejmë sheqerin me ujin për 1 minutë nga ora që ka marrë valë, shtojmë lëngun e limonit shtojmë pijen dhe vaniljen. E lëmë mënjanë të ftohet.
  • Shkrijmë në ujë të nxehtë xhelin dhe e lëmë të ftohet por jo të mpikset.
  • Godasim garnin me qumështin dhe vaniljen në santigji dhe shtojmë xhelin.
  • Shtojmë pannen ose sheqerin pluhur (provojmë kremin sa i ëmbël është). Vendosim kremin në korne.
  • Presim pandispanjën në 8 copa në formë zemre ose çfarë forme të dëshirojmë me një formë 8-10 cm.
  • Zhytim një nga një copat e pandespanjës në sherbetin e ftohtë ose të vakët të regjen mirë dhe i shtrojmë në një pjatel ku kemi shtruar letër pjekje i çojmë në frigorifer.
  • Mbushim pastat me korne me kremin nga lartë dhe vendosim nga lart marmelatën. Mbulojmë me copat e tjera të pandespanjës qe kemi sherbetuar.
  • Vendosim pastat ne frigorifer në ngrirje për 2 orë.
  • Nxjerrim nga korneja kremin e mbetur dhe vendosim në një tas në frigorifer.
  • Pasi kanë ngrirë pastat godasim me një rrahëse kremin e mbetur e hapim bukur me një shpatull mbi pastat dhe anës tyre,vendosim në frigorifer prapë për 1 orë.
Përgatisim ganazhin
  • Valojmë qumështin dhe e hedhim mbi çokollatën dhe margarinën. Trazojmë shtojmë dhe mjaltin.
  • Nxjerrim pastat nga frigoriferi i vendosim mbi një zgarë dhe hedhim përsipër ganazhin me ndihmën e një shpatulle.
  • Zbukurojmë përsipër sipas dëshirës.
  • Përbërësit janë për 8 pasta ose për një tepsi 26-28 cm.
  • Për të zbukuruar përdorim santigji me pak ngjyrë pastiçerie.
  • Në vend të xhel luleshtrydhe mund të përdorim xhel qershie ose portokalli çfarë shije të dëshirojmë.
  • Në vend të garni mund të përdorim krem qumështi ose kuti morfat.
  • Në vend të krem luleshtrydhe mund të përdorim çfarë kremi të dëshirojmë, dhe krem patiseri.
  • Pastat duhet të jen të ngrira që mos të prishen kur ti punojmë.

Read more

Akullore vanilja


Përbërësit 
  • 500 ml qumësht
  • 2 shkopinj vanilje
  • 6 të verdha veze
  • 150 gr sheqer
  • 300 ml krem qumështi
Përgatitja
  • Nxehim qumështin bashkë me shkopinjtë e vaniljes deri sa të marri një valë.
  • Heqim tenxheren nga zjarri e lëmë për 30 minuta të marri aromën e vaniljes qumështi, kullojmë qumështin nga vanilja.
  • Në një tas të madh godasim të verdhat e vezëve me sheqerin deri sa të zbardhen, pak nga pak shtojmë qumështin e kulluar dukë e trazuar.
  • Hedhim masën e përgatitur në një tenxhere të pastër duke e trazuar në temperaturë të ulët deri sa të mpikset, jo të vloj.
  • Heqim tenxheren nga zjarri dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë.
  • Ndërkohë godasim kremin e qumështit në santigji.
  • Hedhim brenda në kremin e qumësht dhe masën e përgatitur më parë dhe e vendosim në një tas të përshtatshëm për akullore (xhami ose porcelani)
  • E vendosim akulloren për 2 orë ne frigorifer në ngrirje.
  • Më pas e godasim me mikser akulloren dhe e vendosim prapë në frigorifer për 2 orë të tjera.
  • Godasim prapë akulloren me mikser dore dhe më në fund e lëmë akulloren për 3 orë të tjera në akull.
  • Nëqoftëse kemi makinë akullore e përpunojmë atje akulloren.
Read more

Akullore krem receta bazë



Përbërësit
  • 500 gr qumësht
  • 6 vezë vetëm të verdhat
  • 220 gr sheqer
  • 2 vanilje
  • 250 gr krem qumështi
Përgatitja
  • Godasim të verdhat e vezëve me sheqerin dhe vaniljet.
  • Në një tenxhere hedhim qumështin dhe e vendosim të nxehet, jo të vloj.
  • Tërheqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë vezët duke trazuar vazhdimisht.
  • Vendosim masën në temperaturë të ulët të pikset duke trazuar me kujdes (nuk e lemë të ziejë sepse pritet kremi).
  • Nëse temperatura është e lartë piksim kremin në ben marie.
  • Heqim kremin nga zjarri kur të jetë piksur dhe e lemë të ftohet.
  • Godasim kremin e qumështit në santigji dhe e bashkojmë me kremin që është ftohur me kujdes.
  • Hedhim kremin në një tas të posaçëm për akullore (xham ose porcelan) dhe vendosim në ngrirje për 1 orë.
  • Nxjerrim tasin dhe godasim prapë kremin të thyhen akujt që formon përsipër.
  • Vdendosim tasin prapë në ngrirje.
Read more

Ballokume Elbasani


Përbërësit
  • 6 kokërr vezë
  • 1 kg sheqer
  • 500 gr gjalpë
  • 2 filxhan çaji miell misri
Përgatitja
  • Marrim gjalpin dhe shkrijmë në një tenxhere në zjarr të ngadaltë. E heqim dhe e lëmë të ftohet për rreth 10 minuta.
  • Hedhim gjalpin në një tas dhe pasi ta provojmë nxehtësinë e tij (sa të durojë gishti), shtojmë sheqerin dhe fillojmë ta godasim gjithmonë në një drejtim derisa të tretet. Vazhdojmë ta përziejmë derisa gjalpi me sheqerin të bashkohen mirë.
  • Hedhim vezët një nga një, duke i goditur vazhdimisht. Kur hedhim vezën e fundit, sasia është gati tre-katërfishuar.
  • Më pas hedhim miellin dhe vazhdojmë ta përziejmë derisa masa të bëhet brumë i butë.
  • Marrim tavën ku do pjekim ballokumet dhe e lyejmë me gjalpë.
  • Nga brumi që përgatitëm më parë, shkëpusim me dorë copa (madhësia e copave si ti dëshirojmë) dhe shtrojmë në tepsi.
  • Fusim tepsinë në furrë të ngrohur paraprakisht në 150 °C për rreth 45 minuta.
Read more

Kuleç me vanilje



Përbërësit 
  • 1,5 kg miell
  • 1/2 kg sheqer
  • 220 gr qumësht
  • 6 vezë
  • 5 vanilje
  • 1 l,k e prerë pluhur pjekës (baking powder)
  • 2 l,k amoniak
  • 230 gr gjalpë i freskët
Përgatitja 
  • Godasim vezët me vaniljet dhe sheqerin mirë të shkumëzohen.
  • Godasim në mikser gjalpin deri sa të zbardhet, shtojmë në gjalpin, vezët e goditura më parë, qumështin të vakët ku kemi hedhur dhe amoniak, duke punuar mikserin vazhdimisht.
  • Shtojmë miellin të situr dhe të përzier me pluhurin pjekës.
  • Punojmë të gjithë përbërësit mirë deri sa brumi të bëhet i butë.
  • Formojmë kulaç të vegjël në forma të ndryshme dhe i shtrojmë në tepsi të lyer me gjalpë.
  • Lyejmë kulaçet përsipër me 1 vezë të rrahur, dhe pjekim në furrë të para ngrohur në 170°C për 20 minuta.
Read more

Ëmbëlsirë me mollë (milopita)





Përgatitja

Për brumin
  • 5 vezë
  • 5 filxhan kafeje sheqer
  • 5 filxhan kafeje miell keku (farina)
  • 1 vanilje
  • 1 zhapën e një portokalli të grire ne rende
Për mbushjen
  • 4-5 mollë
  • 250 gr margarinë ose gjalpë
  • 1 filxhan kafeje sheqer
  • Arrë, kanellë pluhur
Përgatitja
  • Në një tavë që nuk ngjitë ose në një tavë ku kemi vendosur përsipër letër pjekje (të lagur më parë që të marri formën e tavës), hedhim margarinën ose gjalpin e shkrirë, vendosim mollët e prera në fleta ose në rrathë në radhë në tavë dhe përsipër hedhim sheqerin, arrat dhe kanellën.
  • Vendosim tavën në furrë të ngrohur paraprakisht të piqen pak mollët, ndërkohë që përgatisim brumin.
  • Për brumin
  • Godasim fortë vezët me sheqerin, sa të zbardhen, shtojmë miellin, zhapën e portokallit të grirë dhe vaniljen.
  • Hedhim brumin mbi mollët e pjekura dhe pjekim piten në 180 gradë për 1 orë pothuajse.
  • Kur të piqet keku e kthejmë në një pjatelë përmbys nga krahu që ka mollët, nëse dëshirojmë e spërkasim me sheqer pluhur.
Read more

Byrek qumështi i mbështjell rolo (galaktobureko)



Përbërësit

Për petët
  • 600 gr petë bakllavaje (krustas)
  • 200 gr gjalpë i freskët i cilësisë së mirë
Për kremin
  • 2 1/2 filxhan qumësht i plotë në yndyrë
  • 1/2 semolina e hollë
  • 1/2 filxhan sheqer
  • 4 vezë
  • 3 vanilje
  • 50 gr gjalpë i freskët
  • Lëkura e 1 limoni në rende
Për shurupin
  • 4 1/2 filxhan sheqer
  • 3 filxhan ujë
  • 1 vanilje
  • Lëng nga 1/2e limonit
Përgatitja
Sherbeti
  • Hedhim në një tenxhere, ujin, vaniljen dhe ziejmë për 7' minuta që nga momenti që fillon të ziejë. E heqim nga zjarri shtojmë limonin dhe e lëmë mënjanë.
Për kremin
  • Godasim të bardhat e vezëve të bëhen shkumë (marengë) dhe shtojmë të verdhat një nga një duke i goditur sa të bëhet një mas homogjene.
  • Në një tenxhere të madhe vendosim qumështin dhe sheqerin dhe e nxehim jo të vloj.
  • Hedhim semolina pak nga pak duke trazuar vazhdimisht të bëhet krem, sa të filloj të nxjerrë flluska tërheqim tenxheren nga zjarri. Hedhim gjalpin, lëkurën e limonit të grirë në rende dhe vaniljen dhe trazojmë të shkrijë gjalpi. 
  • Në fund shtojmë dhe vezët e rrahura, ngadalë duke trazuar masën. Lemë kremin mënjanë të ftohet dhe e trazojmë disa herë që mos të çojë cipë përsipër.
Për mbështjelljen
  • Shkrijmë gjalpin e freskët. Hapim petët në tavolinë marrim në fillim 50 gr (mundet të mos ti përdorim të gjitha) presim petët në 3 shirita për së gjati.
  • Lyejmë petët me gjalpë një nga një i palosim më dysh dhe i i lyejmë përsëri me gjalpë.
  • Vendosim në anë të çdo pete 1 1/2 lugë kafeje nga kremi, palosim anët dhe lyejmë me gjalpë anët e palosura i mbështjellim duke i rrotulluar në formë cilindri.
  • Shtrojmë në tepsi të lyer me gjalpë cilindrat duke lënë pak vend midis tyre sepse do fryhen në pjekje.
Për pjekjen
  • Kur të kemi mbaruar me mbështjelljen hedhim gjalpin e mbetur përsipër dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 190°C për 15 minuta, në vazhdim ulim temperaturën në 160°C dhe pjekim për 30 minuta të tjera deri sa të marri ngjyrë të artë përsipër.
Për sherbetin
  • Hedhim sherbetin e ftohtë lugë-lugë përsipër byreqeve të nxehta menjëherë sa ti nxjerrim nga furra .
  • Lëmë sa të vaket byreku dhe shërbejmë.
Read more

Τετάρτη 10 Απριλίου 2019

Krepa


Përbërësit
  • 2 vezë
  • 1 filxhan qumësht
  • 1/2 lugë kafeje kripë
  • 1 filxhan miell
  • 2 lugë supe gjalpë i shkrirë ose margarinë ose vaj
Përgatitja
  • Godasim mirë vezët, shtojmë qumështin, miellin, kripën dhe gjalpin.
  • Mbulojmë brumin me një pecetë dhe e lemë mënjan për 30'
  • Në një tigan që nuk ngjit hedhim me një filxhan të vogël kafeje brumë (pasi të jetë nxehur mirë tigani) dhe kthejmë tiganin me shpejtësi të hapet brumi në tigan. Kthejmë dhe në anën tjetër krepën të piqet.
  • Mbushim sipas dëshirës tonë krepat.
  • Mbushje e ëmbël
  • Lyejmë krepën me nukrem (merenda), hedhim përsipër biskota të bluara dhe lajthi të bluara, disa rrathë banane dhe i mbyllim në formë trekëndëshe ose cilindër.
  • Mbushje të kripur
  • Mbushim krepat me djathë kaçkavall të grirë dhe proshutë.
  • I vendosim në furrën me mikrovalë për 2 minuta të shkrihet djathi.
Read more

Τρίτη 9 Απριλίου 2019

Marenga të pjekura në furrë


Përbërësit
  • 440 gr sheqer pluhur
  • 4 te bardha veze
  • 2 vanilje
  • 1 l.k lëng limoni
Përgatitja
  • Godasim vezët në një tas marengë (të bëhen shkumë qe nuk bije kur kthen tasin).
  • Shtojmë dhe lëngun e limonit, shtojmë pak nga pak sheqerin pluhur dhe vaniljen.
  • Trazojmë shumë ngadalë deri sa të bashkohen përbërësit.
  • Shtrojmë në një tepsi letër pjekës e lyejmë me gjalpë dhe spërkatim me miell.
  • Marrim me një lugë marengë dhe e hedhim mbi letër pjekëse, ose e vendosim në korrne me grykë të madhe vendosim masën në tepsi duke formuar pirgje të vegjël.
  • Pjekim marengat në furrë të mesëm për 30' pothuajse.
  • Mund të shtojmë dhe bajame të bluara, spërkatim përsipër më parë se ti vëmë në furrë.
Read more

Pasta Flora


Përbërësit
  • 130 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 1 l.s ekstrakt vanilje ose 2 vanilje kapsule
  • 2 vezë
  • 210 gr miell
  • 70 gr semolina
  • 2 l.k pluhur pjekës (baking powder)
  • 1/2 l.k kripë
  • 500 gr marmelatë luleshtrydhe
Përgatitja
  • Vendosim në tasin e mikserit gjalpin, sheqerin, ekstrakt vaniljen dhe godasim me rrahësen në shkallën e lartë të mikserit të shkumëzohet mirë masa.
  • Sa të shkumëzohen shtojmë një vezë. Vezën e dytë e ndajmë të bardhën nga të verdhën. Të verdhën e shtojmë në mikser të bardhën do e përdorim më vonë për lyerjen nga lartë të pasta florës. Shtojmë shkallën e mikserit dhe godasim sa të bashkohen mirë përbërësit.
  • Nxjerrim tasin e mikserit dhe shtojmë miellin, semolinën, pluhurin pjekës, kripën pasi i kemi trazuar me një lugë.
  • Trazojmë masën me një shpatull të bëhet një brumë i mirë. Mbështjellim brumin me transparent duke mbajtur 100 gr brumë. Me 100 gr të brumit bëjmë një shkop të gjatë 1-1,5 cm dhe e mbështjellim dhe këtë me transparent. Vendosim në frigorifer brumin për 30 minuta me 1 orë të ngurtësohet.
  • Ngrohim furrën paraprakisht në 190° me ajër.Kur të jetë forcuar brumi e nxjerrim nga frigoriferi dhe heqim transparentin.
  • Hedhim miell në vendin ku do përpunojmë brumin dhe vendosim brumin duke i hedhur miell dhe përsipër. Hapim brumin me pecin (okllai).
  • Me ndihmën e pecit vendosim brumin në një çerk 25 cm. Brumin që mbeti e shtrojmë anësh çerkut me gishta formojmë një mur brumi 2 cm.
  • Hedhim marmelatën e luleshtrydhes dhe kujdesemi të shkoj në çdo vend. Marrim brumin që bëmë shkop dhe e presim në 12 copa dhe i vendosim mbi marmelatën duke lënë vend në mes tyre sepse do hapen në pjekje.
  • Marrim të bardhën e vezës që na mbeti dhe me një furçë lyejmë mbi shkopinjtë e brumit me kujdes dhe spërkatim me pak sheqer përsipër.
  • Pjekim në furrë të ngrohur për 30-40 minuta, të marri ngjyrë nga lartë. Vendosim çerkun në shkallë të lartë të sobës të piqet mirë nga poshtë pasta flora.
  • Kur të jetë pjekur e lemë të ftohet sepse marmelata është akoma e ujshme.
  • Shoqërojmë pasta florën me akullore kajmak sipas dëshirës sonë.
Read more

Pandispanjë bazë për tortat


Përbërësit
  • 5 vezë
  • 150 gr sheqer
  • 150 gr miell
  • 2 l.k pluhur pjekës (baking powder)
  • 1 vanilje pluhur
  • Nëse dëshirojmë pandispanj çokollate heqim 2 lugë supe miell dhe shtojmë 2 lugë supe kakao.
Përgatitja
  • Sitim miellin dhe e përziejmë me pluhurin pjekës.
  • Godasim në mikser vezët me sheqerin të bëhen shkumë 2-3 minuta. Shtojmë vaniljen dhe kripën dhe trazojmë me një shpatull lehtë duke shtuar miellin me pluhurin pjekës.
  • Hedhim masën në një çerkë që hapet ku kemi shtruar më parë letër pjekje dhe e kemi lyer anash me gjalpë.
  • Pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180° për 20-25 minuta në zgarën e dytë nga lartë të sobës.
  • Lemë padispanjën të ftohet mirë dhe pastaj e presim në 3 rrathë me një thikë sharrë.
  • E përdorim pandispanjën në çdo lloj torte që duam të bëjmë. Është shumë e butë dhe nuk është nevoja të regjet me sherbet.


Read more

Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Browneis



Përbërësit
  • 200 gr çokollatë kuvertura
  • 210 gr gjalpë
  • 200 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 120 gr miell
  • 210 gr arra te copëtuara
Përgatitja
  • Shkrijmë çokollatën në (ben mari) bashkë me gjalpin.
  • Godasim vezët me sheqerin sa të zbardhen.
  • Bashkojmë të dyja masat, shtojmë miellin dhe arrat.
  • Shtrojmë në një tepsi letër vajore dhe hedhim masën e përgatitur.
  • Pjekim në furrë që kemi nxehur paraprakisht për 20 minuta.
  • E lëmë të ftohet krejtësisht pastaj e presim.
  • Po të duam hedhim përsipër çokollatë qumështi të shkrirë.
  • Shoqërohet me çaj ose kafe.
Read more

Pasta në tepsi


Recetë për pasta, që janë më të mira nga ato të blera në dyqan ëmbëlsirash!

PËRBËRËSIT PËR 16 PASTA


PËR PANDESPANJËN


  • 6 vezë
  • 6 lugë supe sheqer
  • 6 lugë supe miell
  • 4 lugë supe kakao
  • 4 lugë supe vaj luledielli
  • 1 vanilje
  • 2 lugë kafeje të prera baking powder
PËR SHURUPIN
  • 300 gram sheqer
  • 350 gram ujë
  • 1 vanilje
  • 2 lugë supe konjak (sipas dëshirës)
  • 1 lugë lëng limoni (ose 1 lugë supe glikozi)


PËR KREMIN E BARDHË
  • 2 kuti krem morfat santigji (të ftohta nga frigoriferi)
  • 1 kuti panna (qumësht i sheqerosur 370-400 gr)
  • 1 vanilje
PËR GANAZHIN E ÇOKOLLATËS
  • 200 gr çokollatë kuvertura e copëtuar
  • 200 gr qumësht i kondensuar
  • 1 lugë supe mjaltë ose glikoz

Përgatitja
  • Në një tas sitim miellin me kakaon dhe pluhurin pjekës.
  • Godasim vezët me sheqerin deri sa të shkumëzohen dhe të fryhen 3-4 minuta hedhim dhe vaniljen.
  • Shtojmë miellin që kaluam në sitë, godasim në shkallën e avashme të mikserit dhe në fund hedhim pak nga pak vajin e lule diellit.
  • Nëse mundemi të bëjmë përzierjen e miellit dhe përbërësve me një shpatull aq më mirë nuk do humbim shumë mazë nga fryrja e brumit.
  • Hedhim brumin në një tepsi 25×30 dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180° për 10 minuta (jo me ajër) e provojmë me një kruese dhëmbësh nëse del e thate atëher është gati pandespanja.
  • Sa të piqet pandespanji ziejmë shurupin për 2-3 minuta e zbresim nga zjarri dhe hedhim konjakun, hedhim shurupin e nxehtë mbi pandespanjën e nxehtë dhe e lëmë të ftohet.
  • Në 1 tas godasim me mikser morfatin të bëhet santigji rreth 3 me 4 minuta, shtojmë pannën dhe vaniljen, shtrojmë kremin mbi pandespanjën e ftohtë vendosim në frigorifer të ftohet për 1 orë.
PËR GANAZHIN E ÇOKOLLATËS
  • Nxehim qumështin dhe e hedhim mbi çokollatën e copëtuar, shtojmë mjaltin trazojmë dhe e lemë deri sa të vaket, hedhim ganazhin mbi kremin me një shpatull e hapim bukur.
  • Përsëri vendosim pastat në frigorifer për 2 orë.
  • Presim pastat në copa duke fshirë thikën me një letër sa herë presim dhe më pas zbukurojmë me copa çokollate të bardhë ose me çfarë zbukurimi dëshirojmë.
Read more

Shëndetllie me mjaltë


Përbërësit për një tave të mesme
  • 500 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • 120 gr gjalpë ne temperaturë ambienti
  • 2 vezë
  • 80 gr arra te pastruara (dhe të pjekura sipas dëshirës)
  • 3 luge mjaltë
  • Pak sodë (në maj të lugës)
 Për shurupin
  • 3 gota ujë
  • 3 gota sheqer
  • 1 vanilin
Përgatitja
  • Ne një tas te thellë, rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik vezët me sheqerin derisa përbërja të fryhet dhe të zbardhet.
  • Shtojmë një nga një përbërësit mjaltin, gjalpin, miellin me sodën e bukës dhe në fund arrat e grira.
  • Punojmë brumin pak me dore në mënyrë qe përbërësit te bashkohen me njeri-tjetrin, brumi nuk duhet të rezultojë elastik.
  • Hedhim brumin ne një tavë te lyer me gjalpë dhe të spërkatur me pak miell, e nivelojmë me ndihmën e një shpatulle dhe e vendosim ne furrë te ngrohur paraprakisht ne 180°C për 35-40 minuta, derisa sipërfaqa të ketë marrë ngjyrë kafe.
  • E nxjerrim nga furra, e presim në rombe dhe ndërkohë që shëndetllia ftohet në temperaturë ambienti, përgatisim sherbetin:
  • Vendosim të vlojë sherbeti për 7 minuta nga momenti që fillon të vlojë ne temperaturë mesatare, dhe e lemë sherbetin mënjanë te vaket.
  • Kur shëndetllia te jetë ftohur, i hedhim sherbetin e vakët përsipër dhe hedhim dhe pak arra te grira përsipër ëmbëlsirës.
Read more

Bakllava me petë krusta dhe portokall



Përbërësit
  • 24 petë krusta për ëmbëlsira
  • 240 gr arra të copëtuara
  • 80 gr bajame të copëtuara
  • 180 gr sheqer
  • 100 gr bukë e thatë e bluar (galete)
  • Lëng nga 2-3 portokall
  • 200 gr gjalpë i shkrirë
  • Kanellë pluhur
Sherbeti
  • 580 gr sheqer
  • 400 gr ujë
  • 1 filxhan mjaltë
  • 3 l,s lëng limoni
Përgatitja
  • Përziejmë bajamet, arrat, sheqerin, lëngun e portokallit , galetën dhe pak kanellë pluhur.
  • Masa nuk duhet të jetë e thatë, shtojmë lëng portokall të regjet plotësisht.
  • Në një tenxhere të vogël vendosim gjalpin të shkrijë.
  • Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe petët një nga një, shtrojmë gjysmat e petëve dhe hedhim mbushjen në mes, vazhdojmë duke lyer petët me gjalpë deri në petën e fundit.
  • Petën e fundit nuk e shtrojmë. Presim bakllavanë me thikë të mprehtë thellë, hedhim përsipër gjalpin e mbetur dhe shtrojmë petën e fundit përsipër pa e lyer me gjalpë.
  • Pjekim në furrë të para ngrohur për 180°C për 45 minuta.
  • Në një tenxhere, hedhim ujin, mjaltin, limonin,dhe sheqerin që nga momenti që fillon të vlojë sherbeti e lemë 5 minuta të vloj.
  • Kur të jetë pjekur bakllavaja e lëmë 20' të ftohet dhe hedhim pak kanellë përsipër, hedhim sherbetin të nxehtë dhe mbulojmë bakllavanë me një pecetë për 5 orë dhe më mbas shërbejmë.
Read more

Petulla të vogla me mjaltë




Përbërësit
  • 2 vezë
  • 1 kg miell farina (që fryhet vetë)
  • Qumësht sa të marri brumi
  • Një brez kripë
Përgatitja
  • Në një tas hedhim miellin shtojmë vezët, kripën, qumështin sa të bëhet një brumë i ujshëm.
  • Mbulojmë brumin me transparent dhe e lemë në vend të ngrohtë të dyfishohet.
  • Në një tigan të thellë hedhim vajë të bollshëm dhe sa të nxehet mirë hedhim me një lugë brumë.
  • Shtrojmë letër kuzhine dhe vendosim petullat e bëra të iki vaji i tepërt.
  • Shërbejmë me mjaltë përsipër dhe kanellë pluhur.
  • (Për të mos marrë vajë shumë petullat hedhim vezët në brumë).
Read more