Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ËMBËLSIRA TË REGJURA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ËMBËLSIRA TË REGJURA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Παρασκευή 12 Απριλίου 2019

Tortë KOK në tavë


Përbërësit
Pandispanja
  • 1 1/2 filxhan çaji miell fryrës (farina)
  • 2 l,k pluhur pjekës (baking powder)
  • 2 vanilje pluhur
  • 6 vezë të ndara të bardhat nga të verdhat
  • 1 1/2 filxhan çaj sheqer
Për kremin
  • 8 l,s të prera miell
  • 4 l,s të prera niseshte
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 6 të verdha veze
  • 5 filxhan qumësht i freskët
  • 1 vanilje
  • 3 l,s gjalpë
Për mbulimin nga lartë
  • 170 gr kuverturë çokollatë
  • 170 ml krem qumështi pana me 35% yndyrë
  • 1 l,k mjaltë
Për shurupin
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 filxhan ujë
Përgatitja
  • Ngrohim paraprakisht furrën në 170°C me ajër.
  • Përgatisim pandispanjën, në një tas bashkojmë miellin, pluhurin pjekës dhe 2 vaniljet.
  • Godasim në mikser të bardhat e vezëve të bëhen shkumë (mareng).
  • Godasim në mikser 1 1/2 filxhan sheqer me të verdhat e vezëve të bashkohen mirë.
  • Hedhim masën e sheqerit dhe të vezëve që përgatitëm më parë në të bardhat dhe trazojmë lehtë.
  • Hedhim miellin pak nga pakë dhe trazojmë me kujdes në të njëjtin drejtim të mos humbim fryrjen.
  • Shtrojmë 2 tava të mesme me letër pjekje dhe ndajmë brumin në dy tepsitë në mënyrë të barabartë.
  • Pjekim për 25- 30 minuta.
  • Përgatisim kremin
  • Në një tenxhere hedhim gjysmën e qumështit dhe në temperaturë të mesme e vlojmë.
  • Në një tas hedhim gjysmën tjetër të qumështit shtojmë miellin, niseshtenë të verdhat e vezëve, 1 filxhan sheqer dhe 1 vanilje.
  • Hedhim masën e përgatitur në qumështin e nxehtë, hedhim dhe gjalpin duke trazuar vazhdimisht të mos na ngjisë kremi dhe të piqet mirë.
  • Përgatisim glason çokollatë
  • Në një tenxhere të vogël ngrohim kremin e qumështit sa të nxehet jo të vloj.
  • Tërheqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë çokollatën duke trazuar sa të shkrijë mirë çokollata, shtojmë dhe mjaltin.
  • Përgatisim shurupin
  • Në një tenxhere të vogël hedhim ujin dhe sheqerin të ziejë 2-3 minuta.
  • Montojmë tortën
  • Heqim nga tepsia pandespanjën e parë (duhet të jetë krejt e ftohtë) dhe e vendosim në një pjatë të madhe ose tepsi.
  • Spërkatim me shurupin e nxehtë përsipër pandespanjën. Hapim kremin nga lartë, shtrojmë panaspanjën e dytë, spërkatim me shurupin e mbetur, hedhim dhe glason e çokollatës për sipër dhe e mbulojmë tepsinë me transparentë.
  • Vendosim tortën në frigorifer për 2-3 orë.
Read more

Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Byrek qumështi i mbështjell rolo (galaktobureko)



Përbërësit

Për petët
  • 600 gr petë bakllavaje (krustas)
  • 200 gr gjalpë i freskët i cilësisë së mirë
Për kremin
  • 2 1/2 filxhan qumësht i plotë në yndyrë
  • 1/2 semolina e hollë
  • 1/2 filxhan sheqer
  • 4 vezë
  • 3 vanilje
  • 50 gr gjalpë i freskët
  • Lëkura e 1 limoni në rende
Për shurupin
  • 4 1/2 filxhan sheqer
  • 3 filxhan ujë
  • 1 vanilje
  • Lëng nga 1/2e limonit
Përgatitja
Sherbeti
  • Hedhim në një tenxhere, ujin, vaniljen dhe ziejmë për 7' minuta që nga momenti që fillon të ziejë. E heqim nga zjarri shtojmë limonin dhe e lëmë mënjanë.
Për kremin
  • Godasim të bardhat e vezëve të bëhen shkumë (marengë) dhe shtojmë të verdhat një nga një duke i goditur sa të bëhet një mas homogjene.
  • Në një tenxhere të madhe vendosim qumështin dhe sheqerin dhe e nxehim jo të vloj.
  • Hedhim semolina pak nga pak duke trazuar vazhdimisht të bëhet krem, sa të filloj të nxjerrë flluska tërheqim tenxheren nga zjarri. Hedhim gjalpin, lëkurën e limonit të grirë në rende dhe vaniljen dhe trazojmë të shkrijë gjalpi. 
  • Në fund shtojmë dhe vezët e rrahura, ngadalë duke trazuar masën. Lemë kremin mënjanë të ftohet dhe e trazojmë disa herë që mos të çojë cipë përsipër.
Për mbështjelljen
  • Shkrijmë gjalpin e freskët. Hapim petët në tavolinë marrim në fillim 50 gr (mundet të mos ti përdorim të gjitha) presim petët në 3 shirita për së gjati.
  • Lyejmë petët me gjalpë një nga një i palosim më dysh dhe i i lyejmë përsëri me gjalpë.
  • Vendosim në anë të çdo pete 1 1/2 lugë kafeje nga kremi, palosim anët dhe lyejmë me gjalpë anët e palosura i mbështjellim duke i rrotulluar në formë cilindri.
  • Shtrojmë në tepsi të lyer me gjalpë cilindrat duke lënë pak vend midis tyre sepse do fryhen në pjekje.
Për pjekjen
  • Kur të kemi mbaruar me mbështjelljen hedhim gjalpin e mbetur përsipër dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 190°C për 15 minuta, në vazhdim ulim temperaturën në 160°C dhe pjekim për 30 minuta të tjera deri sa të marri ngjyrë të artë përsipër.
Për sherbetin
  • Hedhim sherbetin e ftohtë lugë-lugë përsipër byreqeve të nxehta menjëherë sa ti nxjerrim nga furra .
  • Lëmë sa të vaket byreku dhe shërbejmë.
Read more

Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Shëndetllie me mjaltë


Përbërësit për një tave të mesme
  • 500 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • 120 gr gjalpë ne temperaturë ambienti
  • 2 vezë
  • 80 gr arra te pastruara (dhe të pjekura sipas dëshirës)
  • 3 luge mjaltë
  • Pak sodë (në maj të lugës)
 Për shurupin
  • 3 gota ujë
  • 3 gota sheqer
  • 1 vanilin
Përgatitja
  • Ne një tas te thellë, rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik vezët me sheqerin derisa përbërja të fryhet dhe të zbardhet.
  • Shtojmë një nga një përbërësit mjaltin, gjalpin, miellin me sodën e bukës dhe në fund arrat e grira.
  • Punojmë brumin pak me dore në mënyrë qe përbërësit te bashkohen me njeri-tjetrin, brumi nuk duhet të rezultojë elastik.
  • Hedhim brumin ne një tavë te lyer me gjalpë dhe të spërkatur me pak miell, e nivelojmë me ndihmën e një shpatulle dhe e vendosim ne furrë te ngrohur paraprakisht ne 180°C për 35-40 minuta, derisa sipërfaqa të ketë marrë ngjyrë kafe.
  • E nxjerrim nga furra, e presim në rombe dhe ndërkohë që shëndetllia ftohet në temperaturë ambienti, përgatisim sherbetin:
  • Vendosim të vlojë sherbeti për 7 minuta nga momenti që fillon të vlojë ne temperaturë mesatare, dhe e lemë sherbetin mënjanë te vaket.
  • Kur shëndetllia te jetë ftohur, i hedhim sherbetin e vakët përsipër dhe hedhim dhe pak arra te grira përsipër ëmbëlsirës.
Read more

Bakllava me petë krusta dhe portokall



Përbërësit
  • 24 petë krusta për ëmbëlsira
  • 240 gr arra të copëtuara
  • 80 gr bajame të copëtuara
  • 180 gr sheqer
  • 100 gr bukë e thatë e bluar (galete)
  • Lëng nga 2-3 portokall
  • 200 gr gjalpë i shkrirë
  • Kanellë pluhur
Sherbeti
  • 580 gr sheqer
  • 400 gr ujë
  • 1 filxhan mjaltë
  • 3 l,s lëng limoni
Përgatitja
  • Përziejmë bajamet, arrat, sheqerin, lëngun e portokallit , galetën dhe pak kanellë pluhur.
  • Masa nuk duhet të jetë e thatë, shtojmë lëng portokall të regjet plotësisht.
  • Në një tenxhere të vogël vendosim gjalpin të shkrijë.
  • Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe petët një nga një, shtrojmë gjysmat e petëve dhe hedhim mbushjen në mes, vazhdojmë duke lyer petët me gjalpë deri në petën e fundit.
  • Petën e fundit nuk e shtrojmë. Presim bakllavanë me thikë të mprehtë thellë, hedhim përsipër gjalpin e mbetur dhe shtrojmë petën e fundit përsipër pa e lyer me gjalpë.
  • Pjekim në furrë të para ngrohur për 180°C për 45 minuta.
  • Në një tenxhere, hedhim ujin, mjaltin, limonin,dhe sheqerin që nga momenti që fillon të vlojë sherbeti e lemë 5 minuta të vloj.
  • Kur të jetë pjekur bakllavaja e lëmë 20' të ftohet dhe hedhim pak kanellë përsipër, hedhim sherbetin të nxehtë dhe mbulojmë bakllavanë me një pecetë për 5 orë dhe më mbas shërbejmë.
Read more

Σάββατο 25 Νοεμβρίου 2017

Pite portokalle ( portokalopita)


Përbërësit

12 pjesë
Koha 60' minuta

Përbërësit

Për piten portokall

  • 1 pako petë të holla për ëmbëlsirë
  • 1 filxhan vaj misri
  • 1 filxhan i prerë sheqer
  • 1 vanilje
  • 1 faqe baking powder
  • Lëkura e 1 portokalli e grirë
  • 200 gr. kos i plotë
  • 4 vezë
Për sherbetin
  • 2 filxhan të prerë sheqer
  • 2 filxhan ujë 
  • Lëngun nga 3 portokall
  • 1 shkop kanellë

Përgatitja

Hapim petët në një tavolinë të thahen pakë (për 15 minuta).
Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e tjerë me një shpatull vajin,sheqerin,kosin,vezët beiking powder, vaniljen dhe zhapën e portokallit të grirë në rende.
Brenda në tas hedhim dhe gjysmat e petëve të copëtuara me dorë dhe trazojmë.
Në një tepsi që kemi hedhur pak vaj misri, shtrojmë petët që mbetën  duke i mbledhur brenda në tepsi, (jo të shtruara drejt) hedhim masën e përgatitur përsipër dhe pjekim piten në 180°C me ajër për 40 minuta. Nxjerrim piten nga furra e lemë të ftohet dhe më pas e presim dhe përgatisim shurupin.
Ziejmë për 10 minuta sherbetin me lëngun e portokallit dhe kanellën dhe hedhim përsipër pites së ftohtë.
Read more

Τετάρτη 22 Νοεμβρίου 2017

Bakllava me fruta arrore dhe erëza




Përbërësit
  • 1 gotë vaj ulliri
  • 1/2 e gotës galetë
  • 1/2 e gotës bajame pluhur
  • 1/2 e gotës bajame të  zbardhura dhe të copëtuara
  • 1/2 e gotës fistike të copëtuara
  • 3/4 e gotës arrë të copëtuara
  • 3/4 e gotës sheqer i zi
  • 1 l,s kanellë
  • 1 l,k arrë myshku e bluar
  • Disa karafil 
  • 2 vanilje 
  • 1 pako petë krusta të holla për bakllava

Për shurupin

  • 2 gota sheqer
  • 1,2/3 e gotës  ujë me zhapat e gjysmës së një mandarine, dhe disa pika lëng mandarine

Përgatitja


Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit veç karafilit, vaniljes dhe petët.
Presim petët në mes.
Vaisim një pyrex 35-22 cm ( është pothuaj sa gjysma e petës).
Shtrojmë tre gjysma petësh duke i vaisur, në të katërtën do shtojmë mbushje sa merr një grusht. Vazhdojmë me petët një e lyejmë me vaj tjetrën shtojmë mbushje e kështu me radhë, deri sa të mbeten tre petë që i shtrojmë të lyera me vajë si të parat. Presim bakllavanë me thikë dhe vendosim karafilat përsipër.
Pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 30'-40' minuta sa të marri ngjyrë të artë bakllavaja.
E nxjerrim të nxehtë spërkatim me vanilje dhe hedhim shurupin të ftohtë përsipër që ta pijë pak nga pakë.
Për shurupin 
Vendosim të gjithë përbërësit bashkë i lëmë të ziejnë për 1- 2 minuta, e lëmë të ftohet shurupi.
Read more

Τρίτη 3 Μαρτίου 2015

Byrek qumështi

Përbërësit

  • 450 gr petë për ëmbëlsira (krustas)
  • 200 gr gjalpë lope

Për kremin
  • 5 vezë
  • 100 gr semolina (simigdali psilo)
  • 1 lugë supe gjalpë
  • 2 vanilje
  • 1 litër qumësht
  • 1/5 e gotës sheqer
  • Lëkura e një limoni e grirë në rende
Për shurupin
  • 500 gr sheqer
  • 1.1/2 e filxhanit ujë
  • Lëkura e një limoni
  • 1 dru kanelle

Përgatitja



Shurupi
  • Në një tenxhere vendosim të gjithë përbërësit e sherbetit, trazojmë me një lugë sa të shkrij sheqeri . 
  • Nga momenti që fillon të ziej e lëmë 10 minuta të ziej dhe pastaj e heqim të ftohet.

Kremi

  • Vendosim në një tenxhere qumështin, sheqerin dhe një lugë gjalpë. 
  • Trazojmë mirë dhe e lëmë të ziej në temperaturë të ulët.
  • Në një tas vendosim vezët, vanilje, semolina, dhe limonin e grirë në rende dhe trazojmë. 
  • Në vazhdim hedhim këtë masë në tenxheren me qumështin qe ziem dhe trazojmë deri sa të mpikset masa.

  • Për petët

  • Shkrijmë 200 gr gjalpë.
  • Në një tepsi të lyer me gjalpë vendosim një petë dhe lyejmë përsipër me gjalpë dhe kështu me radhë sa të shtrojmë 6 petë. 
  • I vendosim petët në mënyrë që anët ti kthejmë në fund. 
  • Në vazhdim hedhim masën e kremit që përgatitëm dhe vazhdojmë me petët e tjera një nga një duke i lyer me gjalpë. 
  • Kthejmë petët që kanë tepruar anash dhe i lyejmë me gjalpë, me një thikë të mprehët presim byrekun në copa. 
  • Hedhim pak ujë përsipër duke e spërkatur që mos të ngrihen petët gjatë pjekjes.
  • Pjekim në furrë të para nxehur në 180° gradë për 55 minuta.
  • Sa e nxjerrim na furra i hedhim sherbetin e ftohur përsipër.
  • Gjalpi është shumë i rëndësishëm për shijen e byrekut, ndaj dhe e zgjedhim gjalpin të jetë i freskët.


Read more