Përbërësit
- 3 kuvertura (çdo kuvertur 125 gr)
- 200 gr gjalpë i freskët
- 2/3 filxhan sheqer
- 2 lugë supe ujë
- 2 vezë
- 1 vanilje
- 3/4 e filxhanit miell
- 1/2 e lugës kafes sodë
- 1/2 e lugës kafes krip
- 2 lugë supe kakao
- 4 lugë supe sheqer
- 1 lugë supe gjalpë
- 2 lugë supe qumësht i kondensuar
- Ngrohim furrën e sobës në 170°C
- Vendosim letër vajore në një tepsi rreth 20-22 cm.
- Në një tenxhere vendosim gjalpin,sheqerin dhe ujin dhe e ngrohim në temperaturë të mesme deri sa të shkrij gjalpi dhe të marri një valë.
- Tërheqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë kuverturën, trazojmë deri sa të shkrij kuvertura, hedhim vaniljen shtojmë dhe vezët të rrahura më parë, duke i trazuar shpejtë të mos priten nga nxehtësia.
- Shtojmë miellin që kemi përzier më parë me sodën dhe kripën dhe trazojmë deri sa të bashkohen mirë.
- Masa duhet të jetë e mpiksur dhe jo e ujshme.
- Vendosim masën në tepsinë e përgatitur me letrën vajore dhe pjekim për 30 minuta saktësisht dhe jo më shumë.
- Kujdes, nëse ju duket e pa pjekur kështu duhet të jetë e lëngshme.
- E vendosim në frigoriferë ëmbëlsirën mbasi të jetë ftohur plotësisht.
- Shkrijmë gjalpin në një tenxhere të vogël dhe shtojmë një nga një përbërësit duke goditur me rrahësen e vezëve shpejtë.
- E lëmë pakë të ftohet dhe të mpikset,e hedhim mbi ëmbëlsirën dhe e fusim prapë në frigorifer.
- Përpara se ta shërbejmë e ngrohim pakë në mikrovalë.
- Duhet të jetë e pjekur nga jashtë dhe e ujshme dhe e butë nga brenda.