Δευτέρα 6 Νοεμβρίου 2017

Mousse çokollate



Përbërësit 

Përdorim çokollatë me përqindje te larte kakao. 
  • 350 gr çokollate kuvertura (couverture) 
  • 6 të bardha veze
  • 150 gr sheqer
  • 20 gr kakao pluhur
  • 1 gr kanellë
  • 1 gr kafe e çastit( nescafe) 
  • 300 ml krem qumështi me 35% yndyrë 

Përgatitja 

  • Shkrijmë kuverturen ne ben mari ose ne mikrovale ne një tas xhami ose balte pasi e kemi mbuluar me film trasparent për 1-2 minuta. 
  • Në mixer godasim ne shkallë të mesme te bardhat e vezëve me sheqerin ne marenge. 
  • Në një tas te madh perziejmë kremin e qumështit me kakaon, kafen e çastit dhe kanellën. 
  • Shtojmë kuverturen e shkrirë dhe trazojmë me rrahësen e vezëve të bëhet një mas homogjene. 
  • Shtojmë marengen dhe trazojmë me një shpatull (marize) avash ne mënyrë rrethore te mos humbim fryrjen. 
  • Kur te jene bashkuar përbërësit mousse çokollate është gati shërbejmë ne tase te vegjël.  
  • Mund ta mbajmë ne frigorifer për 3-4 dite. 


Load disqus comments

0 σχόλια