Δευτέρα 6 Νοεμβρίου 2017

Tiramisu


Përbërësit

  • 5 vezë
  • 9 lugë supe sheqer
  • 500 gr mascarpone (djathë krem)
  • Biskota Savagiar ose Pavesini
  • Kafe espreso 2 filxhan
  • Kakao 2 lugë gjelle
  • 2 lugë gjelle konjak ose rumi

Përgatitja

  • Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve duke i hedhur në tase te veçanta.
  •  Godasim në mikser dore të bardhat me një brez kripë të behën shkumë, te mos bien kur kthejmë tasin. 
  • Godasim të verdhat me sheqerin sa te marrin ngjyrë si të bardhë, shtojmë mascarponen godasim përsëri sa të bëhet një krem homogjen.
  •  Bashkojmë të dyja masat duke i goditur në të njëjtin drejtim.
  • Në një tepsi xhami pyrex 25×30 cm shtrojmë 1/3 e masës që përgatitëm.
  •  Shtrojmë biskotat vertikalisht duke i kaluar ne masën e kafes ku kemi hedhur dhe konjakun hedhim përsipër 1/2 e masës së mbetur të  kremit, shtrojmë prapë biskotat në mënyrë horizontale këtë herë dhe hedhim masën e fundit te kremit.
  • Vendosim në frigorifer rreth 10 orë, 2 orë përpara se të shërbejmë spërkatim me kakaon me ndihmën e një site.


Load disqus comments

0 σχόλια