Τρίτη 25 Νοεμβρίου 2014

Kurabie

Kurabiet ashtu si dhe melomakaronat jan ëmbëlsira tradicionale greke që bëhen për krishtlindje.

Përbërësit

  • 2 filxhan gjalpë 
  • 1/2 filxhan sheqer pluhur
  • 2 vanilje
  • 1 filxhan bajame të zbardhura dhe të pjekura të thërrmuara këtu
  • 4 filxhan miell i zakonshëm (alatini)
  • Pak ujë lulesh (rose water)
  • Sheqer pluhur për spërkatje nga jashtë
Përgatitja

  • Në një tigan vendosim bajamet pasi ju kemi hequr zhapën i pjekim deri sa të marrin ngjyrë të verdhë, i godasim në mix të thërrmohen.
  • Mund ti thërrmojmë në copa mund ti bëjmë dhe pluhur kjo varet si i preferojmë kurabietë. 
  • Godasim në mix gjalpin me sheqerin dhe vaniljen nëse përdorim vanilje farë duhet ta zbardhim nëse përdorim pluhur e bashkojmë me miellin . 
  • Ndalojmë mixin dhe shtojmë miellin duke punuar brumin me dorë, hedhim bajamet dhe punojmë dhe pak. Nëse ngjit brumi në duar hedhim dhe pak miell akoma. Brumi duhet të jetë i bardhë dhe i butë.
  • Presim copa nga brumi dhe i bëjmë toptha sa një arrë i shtypim me gisht në mes lehtë. I rreshtojmë me një tepsi të lyer me gjalpë, pjekim 30 minuta në 175 ºC.
  • Sa piqen kurabjetë shtrojmë sheqer në një letër alumini dhe radhisim kurabjetë, menjëherë sa ti nxjerrim nga furra, i spërkatim me pak ujë lulesh dhe më pas i  spërkatim me sheqer pluhur në të dyja anët me një sitë mielli  sa janë akoma të nxehta. 
  • I lëmë të ftohen mirë dhe i vendosim në një pjatë.


Load disqus comments

0 σχόλια