Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα SALLATA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα SALLATA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Παρασκευή 12 Απριλίου 2019

Sallatë me lakër jeshile, patate dhe vezë



Përbërësit
  • 2 sallatë jeshile e prerë hollë
  • 3-4 patate të ziera
  • 3 vezë të ziera shumë
  • 1 l,s kopër e prerë hollë
  • 2 l,s qepë të njoma të grira hollë
  • Vajë, uthull
  • 5 l,s majonezë
  • 4-5 ullinj
  • Pak majdanoz i grirë hollë
Përgatitja 
  • Pastrojmë dhe lajmë sallatën jeshile dhe e presim hollë.
  • Ziejmë patatet dhe vezët, pastrojmë vezët dhe i presim në fleta mbajmë një të verdhe veze.
  • Presim 2 nga patatet në copa të vogla dhe të tjerat i presim në fleta të rrumbullakëta. Shtypim me një pirun të verdhën e vezës që mbajtëm.
  • Përziejmë sallatën jeshile, patatet, qeptë e njoma,dhe kopër, spërkatim me vajë dhe uthull pasi kemi lënë sallatën për 10 minuta të kullojë mirë.
  • Shtojmë gjysmën e majonezë dhe vendosim në një pjatë të thellë, hedhim përsipër majonezën e mbetur, shtojmë fletët e vezëve dhe fletët e patateve dhe ullinjtë hedhim përsipër sallatës dhe majdanozin e grirë dhe të verdhën e shtypur.
  • Deri sa ta shërbejmë e vendosim në frigorifer.
Read more

Sallatë me lakër të bardhë dhe domate



Përbërësit
  • 1 lakër e bardhë e mesme
  • 3-4 domate
  • 4-5 ullinj
  • Vajë, uthull ose limon
  • Kripë
Përgatitja
  • Presim lakrën në mes e pastrojmë nga pjesa e fortë me një thikë, e presim në fije të holla.
  • Lajmë me ujë të bollshëm dhe e lemë mënjan të kullojë mirë.
  • Pastrojmë dhe lajmë domatet, i presim në fleta të rrumbullakëta.
  • Vendosim të gjithë përbërësit në një pjatë sallate vendosim përsipër disa ullinj dhe spërkatim me pakë majdanoz.
  • Pak më parë se të shërbejmë shtojmë kripën, vajin, uthullën ose limonin sipas dëshirës.
  • Kjo sallatë mundë të bëhet dhe me lakër dhe karotë të grirë në rende.
Read more

Caesar salad



Përbërësit
  • Një sallat jeshile e madhe
  • 2 fileta pule të prera për së gjati
  • 3 fletë proshutë
  • Disa kruton
  • Djathë parmezana ose rigato i tymosur
Për dressing
  • 1 thelb hudhër
  • 4 lugë supe vaj ulliri
  • 1 limon
  • 1 lugë kafeje mustardë
  • Krip,piper
Përgatitja
  • Përgatisim salcën vingret, hedhim të gjithë përbërësit e salcës në mikser dhe i bluajmë.

  • Pjekim pulën dhe proshutën dhe i presim në fletë.
  • Në një pjatë sallate vendosim krutonat sallatën jeshile, pulën e prerë dhe proshutën, dhe trazojmë.
  • Hedhim përsipër dhe salcën e përgatitur(vingret) me djathin parmezana.
Read more

Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Sallatë verore (xoriatiki salata)





Xoriatiki salata

Sallatë tradicionale greke


Përbërësit
  • 1 kg domate
  • 160 gr djathë i bardhë i prerë fletë
  • 1 kastravec
  • 3-4 rrepka (sipas dëshirës)
  • 1 qepë e thatë e prerë në rrathë
  • 1 spec jeshile
  • Vajë
  • Kripë rigon i freskët ( ose dhe i thatë)
  • 5-6 ullinj
Përgatitja
  • Lajmë dhe presim domatet, specin jeshile, kastravecin, dhe qepën.
  • I hedhim të gjitha në një tas të thellë ose pjatë për sallatë dhe i trazojmë me një lugë.
  • Presim rrepkën në fleta dhe e shtojmë në sallatë, shtojmë kripë, vajë dhe rigon në fund shtojmë dhe djathin e prerë përsipër me pak vajë dhe rigon hedhim dhe ullinjtë.
Read more

Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Chef Salad-Sallata e Shefit



Përbërësit
  • 1 sallatë jeshile e mesme
  • 1 vazo e vogël majonezë
  • 1 1/2 lugë supe salcë domate e ëmbël ketchup
  • 1 lugë e kafes mustardë
  • 200 gr kosë i kulluar
  • Pak kripë
  • 3 vezë të ziera shumë
  • 250-300 gr sallam pariza i prerë hollë
  • 200-300 gr djathë kaseri i prerë hollë
  • 1 kastravec
  • 2-3 domate të mesme
Përgatitja 

  • Lajmë domatet sallatën jeshile pastrojmë kastravecin. I presim dhe i vendosim në një pjatë sallate të madhe.
  • Me pas presim në kubik sallamin, djathin,presim vezët dhe i shtojmë në sallatë.
  • Përgatisim kosin me salcën e ëmbël, mustardën dhe gjysmën e majonezës.
  • Hedhim përsipër dhe trazojmë, shtojmë dhe majonezën tjetër përsipër.
  • Zbukurojmë sallatën me thelpinj arre.
Read more