- 180 gr brumë për picë
- 180 gr salcë domate
- 150 gr mozarela e freskët
- 1 gr piper
- 5 lugë vaj ulliri
- 5 gr borzilok i freskët
Për salcën e domates
- 800 gr domate të qëruara konservë
- 20 gr sheqer
- 20 gr vaj ulliri
- 1 gr borzilok freskët i grirë
- 10 gr hudhër
- 5 gr kripë
- Piper
Për picën Margarita
Hapim brumin të rrumbullakët dhe e shtrojmë në tepsi katrore, hapim salcën e domates mirë përsipër.
Pjekim në furrë të nxehur 240° 4-5 minuta (çojmë tepsinë në vendin e parafundit nëse pjekim me rezistenca ose në vendin e mesëm nëse pjekim me ajër).
Nxjerrim tepsinë nga furra dhe shtojmë mozarelën, pjekim prapë për 3-4 minuta të shkrijë mozarela dhe të marri ngjyrë brumi.
Nxjerrim tepsinë e vendosim picën në një pjatë presim dhe spërkatim me borzilokun e freskët, piperin dhe vajin e ullirit.
Për salcën e domates
Në mixer bluajmë domatet hedhim kripë (duke marrë parasysh dhe djathin që do hedhim) shtojmë sheqerin (për të balancuar aciditetin e domateve) vajin e ullirit dhe disa fleta borzilok të freskët, për aromën. Lemë salcën të marri aromë e borzilokut për 30 minuta.