Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα KUZHINA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα KUZHINA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Erëzat e kuzhinës




Erëzat e kuzhinës janë pjesë e tharë e një bime që ka erë ose është pikante ose djegëse. Erëzat mund të jen fletë,fruta, kërcenjë ,rrënjë,fara dhe zhapa bimësh.
Përdorimi i erëzave është i shumtë në kuzhinë është i domosdoshëm në çdo recetë, esencat që merren nga erëzat përdoren për të prodhuar parfumet, tualetet, sapunët etje. Bimët që prodhohen erëzat janë bimë natyrore ose kultivohen.

Disa nga erëzat kryesore janë:

Piperi

Një nga erëzat më të njohura vjen nga bima piperi dhe ka shije djegëse përdoret pothuajse në të gjitha recetat e kuzhinës. Janë dy lloj piperi i zi dhe i bardh.
Chilli

Vjen nga piperi i kuq i tharë ose i njom i përpunuar, ka shije djegëse dhe pikante, përdoret në
supa dhe salca të ndryshme.
Paprika
Djegëse ose e ëmbël vjen nga piper të ndryshëm që përdoret në përgatitjen e sallamit dhe salcave të ndryshme etj.
Rigoni
Erz e rëndësishme që vjen nga degët dhe lulet e bimës së njohur rigon. Përdoret zakonisht në receta kuzhine por edhe përdoret si çaj për kollën.
Hudhra
E tharë dhe e bluar ne pluhur përdoret si erzë dhe jep shije në shumë receta.
Kopër Degët e bimës përdoren për të dhënë shije në shumë gjellë të ndryshme.
Dafina Fletët e bimës të thata ose të njoma përdoren për të dhënë shije në salca,supa etj.
Cumin

Frutat e thara dhe të përpunuara përdoren për të dhënë shije në pjatat e kuzhinës lindore (anatolike).
Susam (susam).
Farat e bimës kanë rëndësi të madhe ekonomike.
Janë shumë lloj përdorimesh në gatim dhe përdoren në furra buke në pastiçeri në përgatitjen e hallvës etj.
Karafili.
Erz e rëndësishme, prodhim i pemës karafil,e nevojshme për aromatisjen e shumë lloj ushqimeve dhe ëmbëlsirave të ndryshme.
Borziloku.
Në kuzhinë përdoren fletët zakonisht të thata, përdoret për të dhënë shije në mishra të pjekur gjellë të ziera me salcë sallata etj.
Nenexhik (mendërz)
Fletët e bimës të thata përdoren në gatime e kuzhinës dhe në pije të ndryshme.
Anise (Glikaniso)
Farat e bimës përdoren në brumë, përdoren në pije alkoolike si uzo dhe raki.
Rozmarinë.
Fletët dhe degët e bimës përdoren për të aromatisur shumë gatime, përdoret shumë në të pjekura jep shije të veçatë. Në ëmbëlsira përdoret në komposto dhe reçel. Ka një aromë të veçantë që ngjan me atë të çajës dhe shije pak të athët dhe pak djegëse.
Kanella.

Një nga erz më të njohurat. Vjen nga zhapa e pemës dhe përdoret në ëmbëlsira në liker në gatimet e kuzhinës dhe në parfume.
Sinapi.
Farërat e bimës përdoren për të prodhuar mustardën.
Arrë myshku.
Farërat e pemës përdoren në brumëra, ëmbëlsira në sallame mishra etj.

Read more

Si të bëjmë Crouton



Mënyra është shumë e thjeshtë dhe shpejt, marrim bukë bajate që na ka mbetur (me këtë mënyrë nuk hedhim dhe bukën) e presim në kubik, hedhim vaj ulliri në një tigan të nxehet hedhim bukën kripë piper erëza të dëshirës tonë, ose pak hudhër pelte, i lëmë të piqen dhe të thahen mirë krutonat. I përdorim në sallata dhe receta të ndryshme.
(I gjejmë dhe të gatshëm në supermarket)
Read more

Δευτέρα 6 Νοεμβρίου 2017

Këshilla për kuzhinën

Si te pastrojmë shpejt dhe në mënyrë higjenik furrën microwav
Furrën microwave e pastrojmë me një mënyrë të shpejt dhe higjenik duke vendosur ne furrë një tas me ujë dhe disa lugë uthull e vendosim furrën te punoj dy minuta, avullin qe është krijuar nga uji dhe uthulla e pastrojmë me  një letër kuzhine.



Furrën elektrik mund ta pastrojmë nga yndyrat dhe njollat pa mundim me një mënyrë të thjesht. Një herë në muaj vendosim në furrë të ftohtë para se të bëjmë për gjumë një tas me një 1/2 filxhani çaje amoniak mbyllim derën e furrës dhe e lëmë amoniakun gjithë natën të veproj.Në mëngjes e kalojmë furrën me një pecet të but dhe do të çuditeni nga rezultati,furra juaj do shkëlqejë.

Read more

Truke të ndryshme në kuzhinë


Si të iki era e qepës?
Nëse prisni qepë ose hudhër dhe doni të largoni erën nga duart provoni të fërkoni duart në çelik ose me kokrra kafeje.

Kurë në gjellë bie shumë kripë.
Nëse në gjellë ju ka rënë shumë kripë, hedhim brenda një patate të qëruar dhe do marri kripën e tepërt.

Që të mos çahen vezët në zierje.
Kurë zieni vezët që të mos çahen hidhni një lugë të vogël kripë.

Si të njohim vezët e freskëta?
Nëse nuk jeni të sigurt a janë të freskëta vezët tuaja, i vendosni në ujë, ato që qëndrojnë në fund të tasit janë të freskëta. Nëse vetëm një anë e vezës qëndron në fund atëherë duhet ti konsumojmë menjëherë, nëse vezët qëndrojnë mbi ujë nuk janë të freskëta.

Bananet.
Mos bashkoni bananet me frutat e tjera i ruani ato të veçanta, bananet bëjnë që frutat të prishen shpejt.

Bëheni furrën mikroval (microwave) të ndriçoj.
Pastrimi i furrës mikroval është punë e mërzitshme. Një mënyrë e lehtë për të pastruar atë është të vendosni në një tas me një filxhan ujë dhe një filxhan uthull. Vendoseni në mikroval dhe punoni për 3 minuta. Mbas 5-10 minutash të punimit hiqeni tasin me ujin e ngrohtë dhe fshiheni mikrovalin me letër kuzhine.

Që mos të mbijnë patatet.
Ju ka ndodhur qe të kenë nxjerr patatet sythe? Që mos të ndodh kjo vendosni një mollë bashkë me to.

Shuarja me verë.
Nëse ju ka mbetur pak verë në shishe dhe do t'ju prishet,vendoseni në akull në kutit e akullit dhe përdoreni për gatimet që nevojitet.

Që të mos ngjiten makaronat.
Sa të ziejnë makaronat, për mos të hidhur gjalpë ose vaj sepse salca që kini përgatitur për to ka vajin e duhur. shpëlajeni me ujë të ftohtë në një kullesë.

Uji që ziejmë makaronat.
Ujin që kemi zier makaronat ose patatet e përdorim për të vaditur lulet. Është ushqyes për to.

Tostiera.
Mbasi kemi pjekur tostë dhe e kemi hequr tostirën nga priza, marrim një letër kuzhine e lagim me ujë dhe e vendosim në tostier, mbyllim tostierën dhe presim 10 minuta. Me letrën që kemi vendosur brenda në tostier fshijmë tostierën dhe kështu do të pastrohet pa mundim.

Shkrirja e mishit.
Kurë shkrini mishin hidhni pak uthull mbi të. Jo vetëm do zbus mishin, por dhe do e shkrij më shpejt.

Që të mos thahet sheqeri i zi.
Që të mos thahet sheqeri i zi, vendosim brenda një fletë mollë ose bukë.

Për plagët.
Gjithmonë të keni një bimë aloi vera në kuzhinë. Do ju jetë e vlefshme për prerjet dhe djegiet ne kuzhinë. Prisni një fletë dhe lyeni me lëngun e saj plagën.

Për yndyrën e supës
Nëse supa juaj doli pak me yndyrë të tepërt, vendosni brenda një akull, akulli do mbledh rreth tij yndyrën dhe ju do ta hiqni me lugë më lehtë.

Vaji.
Nëse kini vaj që kini përdorur dhe do e përdorni prapë por nuk mbani mënd çfarë kaurdiset me të, hidhni një copë xhenxherfil dhe do e pastroj vajin nga era që mund të ketë.

Që të ndani gotat.
Nëse dy gota uji janë ngjitur njëra mbi tjetrën dhe nuk mund ti ndani,vendosni akull në gotën e lartme dhe vendosni gotën e poshtme në ujë të ngrohtë.

Që të hiqni zhapën bajameve.
Vendosni bajamet në ujë të nxehtë 10-15 minuta.

Që të mos nxihen mollët.
Vendosni pak lëng limoni në krahun e prerë të mollës që të mos nxihet.

Read more