Δευτέρα 6 Νοεμβρίου 2017

Truke të ndryshme në kuzhinë


Si të iki era e qepës?
Nëse prisni qepë ose hudhër dhe doni të largoni erën nga duart provoni të fërkoni duart në çelik ose me kokrra kafeje.

Kurë në gjellë bie shumë kripë.
Nëse në gjellë ju ka rënë shumë kripë, hedhim brenda një patate të qëruar dhe do marri kripën e tepërt.

Që të mos çahen vezët në zierje.
Kurë zieni vezët që të mos çahen hidhni një lugë të vogël kripë.

Si të njohim vezët e freskëta?
Nëse nuk jeni të sigurt a janë të freskëta vezët tuaja, i vendosni në ujë, ato që qëndrojnë në fund të tasit janë të freskëta. Nëse vetëm një anë e vezës qëndron në fund atëherë duhet ti konsumojmë menjëherë, nëse vezët qëndrojnë mbi ujë nuk janë të freskëta.

Bananet.
Mos bashkoni bananet me frutat e tjera i ruani ato të veçanta, bananet bëjnë që frutat të prishen shpejt.

Bëheni furrën mikroval (microwave) të ndriçoj.
Pastrimi i furrës mikroval është punë e mërzitshme. Një mënyrë e lehtë për të pastruar atë është të vendosni në një tas me një filxhan ujë dhe një filxhan uthull. Vendoseni në mikroval dhe punoni për 3 minuta. Mbas 5-10 minutash të punimit hiqeni tasin me ujin e ngrohtë dhe fshiheni mikrovalin me letër kuzhine.

Që mos të mbijnë patatet.
Ju ka ndodhur qe të kenë nxjerr patatet sythe? Që mos të ndodh kjo vendosni një mollë bashkë me to.

Shuarja me verë.
Nëse ju ka mbetur pak verë në shishe dhe do t'ju prishet,vendoseni në akull në kutit e akullit dhe përdoreni për gatimet që nevojitet.

Që të mos ngjiten makaronat.
Sa të ziejnë makaronat, për mos të hidhur gjalpë ose vaj sepse salca që kini përgatitur për to ka vajin e duhur. shpëlajeni me ujë të ftohtë në një kullesë.

Uji që ziejmë makaronat.
Ujin që kemi zier makaronat ose patatet e përdorim për të vaditur lulet. Është ushqyes për to.

Tostiera.
Mbasi kemi pjekur tostë dhe e kemi hequr tostirën nga priza, marrim një letër kuzhine e lagim me ujë dhe e vendosim në tostier, mbyllim tostierën dhe presim 10 minuta. Me letrën që kemi vendosur brenda në tostier fshijmë tostierën dhe kështu do të pastrohet pa mundim.

Shkrirja e mishit.
Kurë shkrini mishin hidhni pak uthull mbi të. Jo vetëm do zbus mishin, por dhe do e shkrij më shpejt.

Që të mos thahet sheqeri i zi.
Që të mos thahet sheqeri i zi, vendosim brenda një fletë mollë ose bukë.

Për plagët.
Gjithmonë të keni një bimë aloi vera në kuzhinë. Do ju jetë e vlefshme për prerjet dhe djegiet ne kuzhinë. Prisni një fletë dhe lyeni me lëngun e saj plagën.

Për yndyrën e supës
Nëse supa juaj doli pak me yndyrë të tepërt, vendosni brenda një akull, akulli do mbledh rreth tij yndyrën dhe ju do ta hiqni me lugë më lehtë.

Vaji.
Nëse kini vaj që kini përdorur dhe do e përdorni prapë por nuk mbani mënd çfarë kaurdiset me të, hidhni një copë xhenxherfil dhe do e pastroj vajin nga era që mund të ketë.

Që të ndani gotat.
Nëse dy gota uji janë ngjitur njëra mbi tjetrën dhe nuk mund ti ndani,vendosni akull në gotën e lartme dhe vendosni gotën e poshtme në ujë të ngrohtë.

Që të hiqni zhapën bajameve.
Vendosni bajamet në ujë të nxehtë 10-15 minuta.

Që të mos nxihen mollët.
Vendosni pak lëng limoni në krahun e prerë të mollës që të mos nxihet.

Load disqus comments

0 σχόλια