Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα TË SHPEJTA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα TË SHPEJTA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Kroketa me djathë


Përbërësit 
  • 450 gr djathë graviera i grirë
  • 65 gr miell
  • 1 vezë
  • 50 gr bukë e thekur e grirë galete
  • 3 l.s djathë kaçkavall (kefalotiri)
  • Vajë për pjekjen
Përgatitja 
  • Trazojmë vezën me djathin graviera dhe miellin. Marrim nga masa 2 lugë supe dhe i bëjmë toptha sa një arrë.
  • Në një pjatë të madhe përziejmë galetën me djathin kaçkavall.
  • Hedhim topthat duke i shtypur pakë të ngjitet galeta me djathin.
  • Vendosim topthat në frigorifer në ngrirje 10 minuta ose në mirëmbajtje 30 minuta.
  • Në një tigan të thellë nxehim vajin në temperaturë të lartë dhe sa të arrij të djeg vaji ulim temperaturën në të mesme.
  • Hedhim topthat 3 ose 4 njëherësh (varet sa tigan të madh kemi).
  • Lemë 1,5 minuta dhe kthejmë kroketat në anën tjetër lemë 1,5 minuta të tjera.
  • Nxjerrim kroketat me një lugë me vrima dhe i vendosim në letër kuzhine të iki vaji i tepërt.
Read more

Δευτέρα 4 Αυγούστου 2014

Fërgesë

Përbërësit

  • 5 vezë
  • 5 domate të mëdha të pjekura mirë
  • 1/2 spec jeshile e prerë hollë
  • 1 thelb hudhër e prerë hollë
  • 50 gr djathë i bardhë
  • 40 gr djathë kaçkavall (sipas dëshirës)
  • 1/3 e filxhanit vaj ulliri
  • Krip, piper 

Përgatitja

  • Lajmë domatet ju heqim zhapën dhe i presim në copa të vogla.
  • Në një tigan të thellë hedhim domatet e prera, specin, hudhrën, vajin, kripën, piperin dhe rigonin, (pakë  kripë se shtojmë dhe djathin). 
  • Trazojmë shpesh mos të ngjisë, ziejmë për 10 minuta deri sa të mbetet me pak lëng. 
  • Shkoqim djathin me dorë dhe e hedhim në tigan bashkë me djathin kaçkavall dhe trazojmë. 
  • Godasim vezët dhe i hedhim në tigan, trazojmë sa të piqen vezët dhe shërbejmë.
Read more