Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ME MISH VIÇI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ME MISH VIÇI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Musaka me patate

Recetë tradicionale greke që gatuhet në shumë mënyra. Dhe pse receta klasike bëhet me patëllxhanë, kjo është një recetë më e lehtë me patate dhe me një krem kosi përsipër.

Përbërësit
  • 5 patate të mesme
  • 5-6 l,s vajë ulliri
  • 600 gr mish viçi i grirë
  • 1 qepë e madhe e grirë hollë
  • 1 thelb hudhër e grirë hollë
  • 3 l,s konjak
  • 1 1/3 filxhan çaj salcë domate e hollë
  • 1 l,s domate pelte
  • 1 dru kanelle
  • 1 l,k e prerë sheqer
Për kremin e kosit
  • 200 gr kosë i trashë
  • 2 vezë
  • 1/2 filxhan çaji krem qumështi (pana)
  • 1 filxhan çaj djathë kaçkavall i grirë
  • Vaj ulliri ose kikirik për ti skuqur
Përgatitja
  • Pastrojmë patatet, i presim në fleta dhe i vendosim në ujë të bollshëm me kripë që valon, për 3' - 4' minuta deri sa të zbuten.
  • Nxjerrim me lugë me vrima patatet dhe i vendosim në letër kuzhine të kullojnë dhe të ftohen sa të bëjmë mishin e grirë.
  • Nxehim vajin e ullirit në tigan të madh dhe skuqim qepën, në temperaturë të mesme për 3'-4' minuta. Shtojmë hudhrën trazojmë për 1 minutë akoma dhe shtojmë mishin e grirë shtypim me një pirun dhe e trazojmë mirë sa të ndryshoj ngjyrën. Shuajmë me konjakun dhe e lëmë sa të avulloj alkooli, shtojmë pelten e domates dhe e trazojmë të shkrijë, shtojmë salcën e domates, kanellën, sheqerin, kripën, piperin.
  • Ulim temperaturën në gjysmë dhe e lëmë të ziejë për 15'-20' minuta duke u kujdesur të mbetet me salcë mishi.
  • Vajosim një tavë të mesme dhe radhisim një shtresë patate. Spërkatim me pak kripë dhe shtrojmë përsipër gjysmën e mishit të grirë.
  • Shtrojmë një shtresë tjetër me patate, hedhim gjysmën tjetër të mishit të grirë dhe shtrojmë një shtresë tjetër patate përsipër.
Për kremin e kosit
  • Në një tas hedhim vezët kosin kremin e qumështit dhe i godasim mirë të behet një mas homogjene.
  • Hedhim përsipër tavës kremin dhe në fund spërkatim me djathin kaçkavall.
  • Pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180°C për 30' minuta sa të bëjë kore përsipër .
Read more

Τρίτη 9 Απριλίου 2019

Dollma me lakër (laxanodolmadhes)



Përbërësit
Për mbushjen
  • 1 kg mish viçi i grirë pa dhjamë nga pjesë e butë
  • 1 1/4 filxhan oriz kokërrgjatë
  • 5-6 qepë të njoma të grira
  • 4 l.s kopër e grirë
  • 2 l.s majdanoz i grirë
  • 1 l.s nenexhik i thatë ose dyfishin i njomë
  • 2 l.k kripë
  • 1/4 l.k piper
  • 2 l.s vaj ulliri
Për mbështjellien dhe lëngun
  • 1 lakrame e madhe
  • 1 karrot e prerë në rrathë
  • 1 filxhan 250 ml vaj ulliri
  • 1 kg lëng perimesh nga një katrorë
  • 3/4 l.k kripë
  • 1/8 l.k piper
Për salcën me vezë
  • 2 vezë
  • Lëng nga 1-2 limona varet sa me limon i duam
  • 2-3 l.k niseshte
Përgatitja
  • Presim me thikë të madhe dhe të mprehtë lakrën në qendër në formë koni dhe heqim pjesën e fortë.
  • Vendosim lakrën në tenxhere me pjesën e prerë në qendër nga poshtë. Mbushim tenxheren me ujë dhe lemë të ziejë lakrën 10 minuta e kthejmë lakrën të ziejë për disa minuta dhe nga pjesa e larte të zbuten fletët.
  • Vendosim lakrën poshtë çezmës në ujë të rrjedhshëm të ftohet dhe heqim fletët një nga një duke i vendosur në një pjatë.

Përgatisim mbushjen

  • Presim qepët hollë, majdanozin dhe koprën, presim dhe karotën në rrathë. Përziejmë mishin e grirë me orizin, dhe hedhim dhe qepët dhe erëzat e prera më parë, shtojmë nenexhikun, kripë, piper dhe 2 lugë supe vajë ulliri, përziejmë mirë me dorë.
  • Marrim çdo fletë lakre dhe e presim me një thikë pjesën e fortë, mbajmë vetëm fletët e buta të lakrës. Në çdo fletë vendosim një lugë supe nga mbushja, mbështjellim anët më parë na brenda më vonë mesin duke e mbyllur dollmanë. Mbështjellim të gjitha dollmatë njëlloj.
  • Në një tenxhere të madhe shtrojmë fleta lakre që na kanë mbetur, duke bërë një shtresë në tenxhere, dhe më vonë radhisim një shtresë dollma, hedhim gjymat e karotave, shtrojmë prapë dollmatë e mbetura dhe përsipër hedhim karotat e mbetura.
  • Hedhim ujin e nxehtë ku kemi shkrirë më parë katrorin sa të mbulohen dollmatë, vajin e ullirit pak krip, piper, dhe vendosim një pjatë përmbys mbi dollmatë ti mbaj poshtë.
  • Pasi të kenë marrë valë dollmatë ulim temperaturën në të mesme drejt të lartës dhe ziejmë dollmatë për 30-40 minuta pa kapak.
  • Heqim dollmatë nga zjarri dhe i lëmë 10' të ftohen. Kthejmë tenxheren mënjanë në një tas të marrim lëngun e tyre.
  • Godasim vezët me një rrahëse vezësh fortë, shtojmë lëngun e limonit ku kemi hedhur brenda niseshtenë duke rrahur vazhdimisht masën, shtojmë lëngun që morëm nga dollmatë pak nga pak mos të pritet salca, duke goditur masën vazhdimisht, dhe nëse dëshirojmë me më shumë lëng dollmatë shtojmë pak ujë të nxehtë. Hedhim salcën e përgatitur në tenxhere pak nga pakë duke tundur tenxheren vazhdimisht. Shërbejmë dollmatë me piper të zi përsipër.
Read more

Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Mish viçi stroganof (Stroganoff)



Recetë Ruse që është e njohur në vendet e  Ballkanit.

Përbërësit për 4- 6 racione

  • 1 1/2 kg mish viçi tule i prerë në fletë
  • 1 qepë e thatë e prerë hollë
  • 500 gr kërpudha
  • 1 l,k sheqer
  • 1 l,s mustardë e butë
  • 1 l,s pelte domate
  • 70 gr verë e bardhë
  • 1 katrorë viçi i shkrirë në 500 gr ujë të nxehtë
  • 70 gr vajë
  • 3 l,s majdanoz i prerë hollë
  • 4 l,s krem qumështi
  • Kripë, piper
  • 2 l,s trumzë e freskët
Përgatitja
  • Presim mishin në copa, e lajmë dhe e kullojmë mirë.
  • Në një tenxhere hedhim vajin, gjysmën vajë misri dhe gjysmën vajë ulliri të nxehet.
  • Në një pjatë të thellë hedhim pak miell, lyejmë me miell të gjitha copat e mishit dhe më pas i hedhim në tenxhere në vajin e nxehtë.
  • Trazojmë disa herë sa të kaurdisen lehtë dhe më pas shtojmë qepën të kaurdisen bashkë, shuajmë me verë, presim të avulloj alkooli dhe më pas shtojmë pelten, mustardën, sheqerin, kripën, piperin, trumzën dhe ujin e nxehtë ku kemi shkrirë katrorin.
  • Lemë gjellën të ziejë në temperaturë të ulët. Sa më shumë orë zien aq dhe më i shijshëm bëhet mishi.
  • Kurë të ketë zier mishi shtojmë kërpudhat të prera në fleta dhe majdanozin dhe lëmë të ziejnë dhe 15 minuta të tjera gjellën.
  • Më parë se ta heqim gjellën nga zjarri shtojmë kremin e qumështit, lëvizim mirë tenxheren të shkojë gjithandej kremi dhe shërbejmë.
Read more

Τετάρτη 8 Νοεμβρίου 2017

Tasqebap


Përbërësit
  • 1 kg mish vici
  • 1/2 kg qepë
  • 200 gr vajë ulliri
  • 4-5 domate
  • 1 gotë verë e kuqe e ëmbël
  • 1 qepë në të cilën kemi vënë karafila në të gjithë sipërfaqen e sajë.
  • 1 lugë kafeje piper 
  • 4 kokrra baxar (spices)
  • Kripë
  • 3 gota ujë

Përgatitja


  • Në tenxhere hedhim vajin të nxehet. 
  • Pastrojmë dhe presim qepët në feta të holla dhe i hedhim në tenxhere ti svrdhem. Shtojmë mishin e prerë në copa të vogla kripën, piperin dhe shuajmë me verën.
  • Lajmë domatet i presim të vogla dhe i hedhim në tenxhere, shtojmë baxarin, qepën dhe karafilat, ujin dhe lëmë të ziej sa të trashet lëngu, tërheqim tenxheren nga zjarri dhe heqim qepën me karafilat.
  • Shërbejmë me patate, pure ose oriz sipas dëshirës.
Read more

Τρίτη 7 Νοεμβρίου 2017

Mish viçi i pjekur me patate në tenxhere


Përbërësit

  • 1,5 kg mish viçi shpatull
  • 4-5 thelpinj hudhër të grira
  • 1 qepë e madhe e grirë
  • 1/2 filxhan çaj vajë ulliri
  • 2 lugë supe gjalpë
  • 1/2 filxhan çaj verë e bardhë
  • 1 limon lëngun e tij
  • 2 filxhan çajë ujë i nxehtë
  • 1/2  lugë kafeje rigon ose trumzë
  • 5 karafil
  • Kripë, piper
  • 6 patate të mesme të prera në mes

Përgatitja


  • Vendosim vajin dhe gjalpin në tenxheren e presionit dhe sa të nxehet mirë skuqim mishin të marri ngjyrë në të gjitha anët.
  • Shtojmë qepën dhe hudhrën dhe sa të marri ngjyrë shuajmë me verë shtojmë lëngun e limonit kur të ketë avulluar vera.
  • Hedhim karafilat, rigonin ose trumzën, kripë, piper dhe ujin. 
  • Mbyllim tenxheren e presionit dhe ziejmë për 30 minuta.
  • Hapim tenxheren heqim mishin e vendosim në një pjatë shtojmë patatet nëse ka nevojë për ujë dhe kripë shtojmë dhe ziejmë dhe për 10 minuta akoma.
Read more