Përbërësit për brumin
- 1 filxhan çaje ujë
- 1 filxhan çaje qumësht i kondensuar
- 1 lugë e prerë me krip
- 2,5 lugë kafeje maja (pluhur)
- 1 kg miell
- 250 gr mish i grirë derri
- 250 gr mish i grirë viçi
- 1 qepë e grirë hollë
- 1 thelb hudhër e grirë hollë
- 1/4 l.k kanellë pluhur
- 1/4 karafil pluhur
- 2 fletë dafine
- 400 gr domate në copa të vogle (konkase)
- 1 glikaniso
- Kripë
- Piper
- 400 gr djathë kaçkavall
- 400 gr djathë kaçkavall kaseri
- 150 gr proshutë (bejkon)
- 1 spec jeshil
- Në një tas vendosim ujin, qumështin, kripen dhe majanë. Përziejmë dhe shtojmë miellin pak nga pak të bëhet brumë as i ngurtë as te ngjis në duar. E mbulojmë brumin me një pecet dhe e lëmë të vijë.
- Kur të ketë ardhur brumi marrim brumë dhe e bëjmë top sa një arrë e hapim ne formë varke vendosim mbushjen dhe e mbyllim anash.
- Vendosim ne tepsi te lyer me gjalpë penerlitë, dhe i pjekim ne 180 gradë për 20 minuta në furrë te para ngrohur.
- Kur i heqim nga furra i kalojmë me një furçë me gjalpë nga lart.
- Në një tigan hedhim vajin dhe shtojmë qepën e grirë me hudhrën të kaurdisen 2 minuta.
- Hedhim mishin e grirë dhe kaurdisim deri sa të zbardhet mishi, ndërkohë shtojmë kanellën, karafilin, dafinat dhe glikanison ulim temperaturën dhe shtojmë domatet konkase, kripë dhe piper. Lemë të ziejë mishi për 25-30 minuta të kenë avulluar plotësisht lëngjet dhe të ketë mbetur pak ithatë mishi.
- Mbushim penerlitë me djathin e grirë i mbyllim në forëm varke dhe hedhim përsipër proshutën dhe specin që kemi prerë në rrathë.
- Uji dhe qumështi nuk ka rendësi të jetë i vakët, kur janë në temperaturë dhome.
- Ne vend te qumështit dhe ujit mund te përdorim 2 gota qumësht të freskët.
- Ky brumë përdoret dhe për pica.
- Mund ti fusim ne frigorifer të ngrijnë dhe ti nxjerrim disa orë më përpara se ti pjekim penerrlit.