Përbërësit
- 30 gr maja buke
- 1/2 gotë ujë te vakët
- 1/2 gotë qumësht i vakët
- 1 1/2 lugë e vogël sheqer
- 1 lugë e vogël kripë
- 2 lugë gjalpë ose margarinë
- 1 vezë
- 750 gr miell (pothuajse)
- Marrim maja të butë sa një kokërr arre, ose te thatë një pako (9 gr), e vendosim në një tas të thellë e trazojmë me ujin e vakët dhe sheqerin dhe e lëmë sa të nxjerr flluska.
- Shtojmë qumështin, kripën, 2 lugë gjelle gjalpë dhe vezën. Duke trazuar mirë shtojmë miellin dhe e punojmë mirë sa të bëhet një masë elastike jo shumë e ngurtë e mbulojmë të dyfishohet në vend të ngrohtë.
- E punojmë të iki ajri dhe e ndajmë në toptha të vogla i mbulojmë dhe për 15 minuta të tjera.
- Hapim topthat në petë të vogla me dorë dhe vendosim mbushjen tonë të preferuar dhe mbyllim petën në te dyja anët.
- Përpara se ti pjekim në tigan i tërheqim pak nga të dyja anët të marrin formë vezore.
- Pjekim në tigan me vaj të bollshëm duke i kthyer në të dy krahët të marrin ngjyrë, i nxjerrim me lugë me vrima dhe i vendosim në letër kuzhine të iki vaji i tepërt.
0 σχόλια