Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Chef Salad-Sallata e Shefit



Përbërësit
  • 1 sallatë jeshile e mesme
  • 1 vazo e vogël majonezë
  • 1 1/2 lugë supe salcë domate e ëmbël ketchup
  • 1 lugë e kafes mustardë
  • 200 gr kosë i kulluar
  • Pak kripë
  • 3 vezë të ziera shumë
  • 250-300 gr sallam pariza i prerë hollë
  • 200-300 gr djathë kaseri i prerë hollë
  • 1 kastravec
  • 2-3 domate të mesme
Përgatitja 

  • Lajmë domatet sallatën jeshile pastrojmë kastravecin. I presim dhe i vendosim në një pjatë sallate të madhe.
  • Me pas presim në kubik sallamin, djathin,presim vezët dhe i shtojmë në sallatë.
  • Përgatisim kosin me salcën e ëmbël, mustardën dhe gjysmën e majonezës.
  • Hedhim përsipër dhe trazojmë, shtojmë dhe majonezën tjetër përsipër.
  • Zbukurojmë sallatën me thelpinj arre.
Load disqus comments

0 σχόλια