Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα RECETA GATIMI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα RECETA GATIMI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Κυριακή 14 Απριλίου 2019

Penerrli


Përbërësit për brumin
  • 1 filxhan çaje ujë
  • 1 filxhan çaje qumësht i kondensuar
  • 1 lugë e prerë me krip
  • 2,5 lugë kafeje maja (pluhur)
  • 1 kg miell
Mbushim me mish te grirë
  • 250 gr mish i grirë derri
  • 250 gr mish i grirë viçi
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 1 thelb hudhër e grirë hollë
  • 1/4 l.k kanellë pluhur
  • 1/4 karafil pluhur
  • 2 fletë dafine
  • 400 gr domate në copa të vogle (konkase)
  • 1 glikaniso
  • Kripë
  • Piper
  • 400 gr djathë kaçkavall
Mbushje me djathë kaçkavall dhe proshutë
  • 400 gr djathë kaçkavall kaseri
  • 150 gr proshutë (bejkon)
  • 1 spec jeshil
Përgatitja
  • Në një tas vendosim ujin, qumështin, kripen dhe majanë. Përziejmë dhe shtojmë miellin pak nga pak të bëhet brumë as i ngurtë as te ngjis në duar. E mbulojmë brumin me një pecet dhe e lëmë të vijë.
  • Kur të ketë ardhur brumi marrim brumë dhe e bëjmë top sa një arrë e hapim ne formë varke vendosim mbushjen dhe e mbyllim anash.
  • Vendosim ne tepsi te lyer me gjalpë penerlitë, dhe i pjekim ne 180 gradë për 20 minuta në furrë te para ngrohur.
  • Kur i heqim nga furra i kalojmë me një furçë me gjalpë nga lart.
Mbushje me mish të grirë
  • Në një tigan hedhim vajin dhe shtojmë qepën e grirë me hudhrën të kaurdisen 2 minuta. 
  • Hedhim mishin e grirë dhe kaurdisim deri sa të zbardhet mishi, ndërkohë shtojmë kanellën, karafilin, dafinat dhe glikanison ulim temperaturën dhe shtojmë domatet konkase, kripë dhe piper. Lemë të ziejë mishi për 25-30 minuta të kenë avulluar plotësisht lëngjet dhe të ketë mbetur pak ithatë mishi.
Mbushja me djath dhe proshutë
  • Mbushim penerlitë me djathin e grirë i mbyllim në forëm varke dhe hedhim përsipër proshutën dhe specin që kemi prerë në rrathë.
Tip
  • Uji dhe qumështi nuk ka rendësi të jetë i vakët, kur janë në temperaturë dhome.
  • Ne vend te qumështit dhe ujit mund te përdorim 2 gota qumësht të freskët.
  • Ky brumë përdoret dhe për pica.
  • Mund ti fusim ne frigorifer të ngrijnë dhe ti nxjerrim disa orë më përpara se ti pjekim penerrlit.
Read more

Qofte me salcë (sutzukakia)



Përbërësit
  • 50 gr vajë ulliri
  • 2 thelb hudhër
  • 500 gr mish viçi i grirë
  • 20 gr bukë toste
  • 100 ml qumësht
  • 1 vezë
  • Kripë
  • Një brez bukovo spec djegës
  • 1 1/2 l,k kimino (Cumin)
  • Një brez piper i zi
  • Nenexhik
  • 20 ml uzo
  • 100 gr miell për lyerjen e qoftes
  • 50 ml vaj lule dielli për kaurdisjen
Për salcën
  • 400 gr domate konkase ose 2 domate të mëdha të prera në copa të vogla
  • 1/2 l,k sheqer
  • 1 dru kanelle
Përgatitja

Për qoftet
  • Në mikser godasim vajin e ullirit me hudhrën.
  • Në një tas të madh hedhim të gjithë përbërësit e ujshëm. Vajin me hudhrën, qumështin, uzon dhe vezën.
  • Trazojmë pak me një rrahëse. Hedhim bukën e tostës në copa, kiminon, bukovon dhe nenexhikun e prerë hollë.
  • Trazojmë mirë me dorë sa të shkrihet buka plotësisht. Shtojmë kripë, piper të bollshëm dhe mishin e grirë.
  • Trazojmë derisa të bashkohen të gjithë përbërësit mirë.
  • Në një tepsi me miell hedhim qoftet e bëra toptha në formë ovale pak të stërzgjatur 30-50 gr çdo topth.
  • Kthejmë qoftet të lyen mirë me miell.
  • Vendosim mbi sobë një tigan në temperaturë të mesme drejt të lartës, hedhim vajin e lulediellit dhe presim 1 minutë të nxehet.
  • Duke larguar miellin e tepërt nga qoftet i hedhim në tigan një nga një.
  • Kaurdisim qoftet rreth 5 minuta të marrin ngjyrë.
  • Nxjerrim qoftet dhe i hedhim me një pjatë ku kemi shtruar letër kuzhine, të iki vaji i tepërt.
  • Lemë qoftet mënjanë.
Për salcën
  • Vendosim një tenxhere në zjarr të mesëm.
  • Presim qepën trashë.
  • Hedhim pak vajë në tenxhere dhe më pas hedhim qepën. Hedhim dhe sheqerin dhe trazojmë. Presim sa të karameloset qepa.
  • Kur të jetë karamelosur qepa, hedhim një lugë pelte domate dhe kaurdisim mirë të paktën 1-2 minuta të jetë lidhur salca.
  • Hedhim kanellën, fletët e dafinës, 1 katrore që e kemi shkrirë në 250 ml ujë të nxehtë. Trazojmë pak dhe hedhim dhe qoftet brenda në tenxhere.
  • Vendosim kapakun dhe ziejmë për 10 minuta qoftet të lidhet salca mirë.
  • Shërbejmë qoftet me oriz bashmati dhe nenexhik.
Read more

Kroketa me patate



Përbërësit
  • 1 kg patate
  • 2 vezë
  • 400 gr djathë kaçkavall i grirë(djathë graviera)
  • 2 qepë të grira në rende
  • 7 fletë majdanoz
  • 2 lugë supe nenexhik
  • kripë,piper,miell sa të na duhet (rreth 1 kg)
  • Vajë për kaurdisjen.
Përgatitja 
  • Ziejmë patate i shtypim me një pirun, të bëhen pure. Hedhim të gjithë përbërësit e mbetur, vezët, djathin kaçkavall (graviera), majdanoz, nenexhik, kripë, piper dhe i përziejmë.
  • Së fundi shtojmë miellin aq sa të bëhet një brumë pak i ngurtë që nuk ngjit në duar.
  • Formojmë qoftet në topa të vegjël dhe i kaurdisim në temperaturë të mesme.
  • I kthejmë në të dy krahët dhe kujdesemi mos të na digjen.
  • Pasi janë pjekur i vendosim ato në një pjatë me letër kuzhine në mënyrë që të kulloj vaji i tepërt.
Tip
  • Nëse nuk kemi vendosur sasinë e duhur të miellit, qoftet me patate do hapen kur ti kaurdisim. Provojmë një dhe nëse hapet shtojmë pak miell akoma të jen pak të ngurta.
  • Shuma e saktë e miellit është sekreti i suksesit të tyre.
Read more

Παρασκευή 12 Απριλίου 2019

Makarona me karkaleca deti

Përbërësit 
  • 1 pako spaget ose tagliatele
  • 1 qese karkalec deti 700- 800 gr të ngrira ose të freskëta
  • 1 qepë e madhe e grirë hollë
  • 2 thelpinj hudhër të grira hollë
  • 1 piper djegës i prerë hollë (sipas dëshirës ose 1 brez piper pluhur paprika)
  • 1/4 filxhan vajë ulliri
  • 2 kuti domate konkase ose 5 domate të pjekura mirë të grira hollë
  • 1 l,s domate pelte
  • 1 l,k sheqer
  • 1/4 filxhan verë e bardhë ose uzo
  • Majdanoz i grirë
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Pastrojmë karkalecat u heqim fillin e zi që kanë përsipër me një kruajse dhëmbësh, heqim kokat e karkalecave dhe i mbajmë, heqim dhe lëvozhgat.
  • Në një tenxhere ziejmë kokat e karkalecave me 3/4 e gotës ujë për 2-3 minuta, që të marrim lëngun e tyre të kulluar.
  • Vendosim në një tigan të thellë vajin të nxehet dhe shtojmë hudhrën me karkalecat të skuqen shtojmë dhe verën ose uzon.
  • Kur të ketë avulluar alkooli nxjerrim karkalecat dhe i lëmë mënjanë.
  • Shtojmë qepët e prerë hollë dhe kaurdisim 1-2 minuta, shtojmë domatet, pelten e domates, kripë, piper, sheqerin, piperin djegës ose paprikën (nëse dëshirojmë), majdanozin dhe lëngun që morëm nga kokat e karkalecave të kulluar.
  • Mbyllim tenxheren dhe ziejmë rreth 15 minuta 3' - 4' minuta më përpara se ti heqim nga zjarri hedhim karkalecat.
  • Ndër kohë ziejmë makaronat. Nëse dëshirojmë makaronat të thithin salcën e karkalecave i ziejmë gjysmën e kohës së tyre të zakonshme, dhe i shtojmë makaronat në tenxheren me salcën, shtojmë dhe 2 gota ujë nga uji i makaronave, i trazojmë dhe i ziejmë në temperaturë të avashme gjysmën e kohës që nevojitet për zierjen, nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë nga i makaronave akoma.
  • Nëse duam ti ziejmë veçante makaronat, i ziejmë si gjithmonë i kullojmë i djegim me gjalpë ose vajë.
  • Shërbejmë makaronat duke ju hedhur salcën me karkalecat përsipër dhe pak majdanoz, djathë të grirë parmezana.
  • Shërbejmë menjëherë pas përgatitjes.
Read more

Sufle me mish pule

Përbërësit
  • Një pulë e pjekur që i kemi hequr kockat dhe lëkurën
  • 600 ml qumësht i nxehtë
  • 2 lugë supe gjalpë
  • 2 lugë supe vaj ulliri
  • 2 1/2 lugë supe miell
  • 6 vezë (të ndara të verdhat nga të bardhat)
  • 200 gr parmeziano i grirë
  • 100 gr motzarela e grirë
  • 1 presh i grirë hollë
  • 2 qep të njoma të grira hollë
  • 2 fleta bukë toste të prera në kubik
  • Arrë myshku,kripë piper.
 Përgatitja
  • Në një tigan hedhim 2 lugë supe vaj ulliri dhe kaurdisim në temperaturë të mesme qepët dhe preshin deri sa të zbuten.
  • I nxjerrim nga tigani dhe i vendosim në letër kuzhine të ftohen.
  • Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe shtojmë miellin, kaurdisim për 1 minutë të marri pak ngjyrë mielli.
  • Shtojmë duke trazuar, qumështin qe kemi nxehur dhe trazojmë vazhdimisht deri sa të mpikset beshameli..Hedhim kripën.piperin, arrë myshkun dhe të verdhat e vezëve një nga një duke trazuar.
  • Shtojmë dhe përbërësit e tjerë veç të bardhave të vezëve dhe trazojmë.
  • Godasim të bardhat e vezëve të bëhen marengë dhe i shtojmë në masën e përgatitur pak nga pak për ti dhënë vëllim sufles.
  • Hedhim masën në një pyrex tepsi të lyer me gjalpë, pjekim në furrë të para ngrohur në 180°C për 40 minuta.
Read more

Sallatë me lakër jeshile, patate dhe vezë



Përbërësit
  • 2 sallatë jeshile e prerë hollë
  • 3-4 patate të ziera
  • 3 vezë të ziera shumë
  • 1 l,s kopër e prerë hollë
  • 2 l,s qepë të njoma të grira hollë
  • Vajë, uthull
  • 5 l,s majonezë
  • 4-5 ullinj
  • Pak majdanoz i grirë hollë
Përgatitja 
  • Pastrojmë dhe lajmë sallatën jeshile dhe e presim hollë.
  • Ziejmë patatet dhe vezët, pastrojmë vezët dhe i presim në fleta mbajmë një të verdhe veze.
  • Presim 2 nga patatet në copa të vogla dhe të tjerat i presim në fleta të rrumbullakëta. Shtypim me një pirun të verdhën e vezës që mbajtëm.
  • Përziejmë sallatën jeshile, patatet, qeptë e njoma,dhe kopër, spërkatim me vajë dhe uthull pasi kemi lënë sallatën për 10 minuta të kullojë mirë.
  • Shtojmë gjysmën e majonezë dhe vendosim në një pjatë të thellë, hedhim përsipër majonezën e mbetur, shtojmë fletët e vezëve dhe fletët e patateve dhe ullinjtë hedhim përsipër sallatës dhe majdanozin e grirë dhe të verdhën e shtypur.
  • Deri sa ta shërbejmë e vendosim në frigorifer.
Read more

Sallatë me lakër të bardhë dhe domate



Përbërësit
  • 1 lakër e bardhë e mesme
  • 3-4 domate
  • 4-5 ullinj
  • Vajë, uthull ose limon
  • Kripë
Përgatitja
  • Presim lakrën në mes e pastrojmë nga pjesa e fortë me një thikë, e presim në fije të holla.
  • Lajmë me ujë të bollshëm dhe e lemë mënjan të kullojë mirë.
  • Pastrojmë dhe lajmë domatet, i presim në fleta të rrumbullakëta.
  • Vendosim të gjithë përbërësit në një pjatë sallate vendosim përsipër disa ullinj dhe spërkatim me pakë majdanoz.
  • Pak më parë se të shërbejmë shtojmë kripën, vajin, uthullën ose limonin sipas dëshirës.
  • Kjo sallatë mundë të bëhet dhe me lakër dhe karotë të grirë në rende.
Read more