Përbërësit
6-8 racione
Përgatitja
6-8 racione
- 500 gr oriz
- 1/2 kg mish i grirë
- 1 qepë
- 100 gr verë e bardhë
- 1 kuti domate të prera, ose 750 gr domate të pjekura mirë
- 150 gr gjalpë
- 1 l,s majdanoz
Përgatitja
- Në një tenxhere hedhim mishin e grirë me gjysmën e gjalpit dhe qepën të grirë hollë, lemë të kaurdisen mirë duke trazuar shpesh, shuajmë me verën, shtojmë kripë, piper, domatet e prera, majdanoz dhe pak ujë tjetër.
- Lemë mishin të ziejë deri sa të avulloj i gjithë uji.
- Përgatisim pilafin dhe hedhim përsipër gjalpin e mbetur.
- Shërbejmë duke e spërkatur me djathë kaçkavall të grirë nëse dëshirojmë.