- 1 kg mish i geirë i përzier (500gr viçi 500gr dërri)
- Vaj ulliri
- 1 qep e madhe
- 2 thelpinj hudhër
- 1 gotë verë e kuqe
- 1 kuti lëng domate (400 gr)
- 1 lugë supe pelte domate
- 1 dru kanelle
- 1 brez arrë myshku
- 5 kokrra bakari (bachar)
- 5 kokrra piper i zi
- 1 lugë kafeje sheqer
- Dy të bardha veze
- Majdanoz i grire
- 2 lug supe krem qumështi
- Për pastiçen
- 1 paket makarona N 2
- 200 gr djathë i bardhë dhe kaçkavall i grirë për të spërkatur pastiçon përsipër pak vaj dhe bukë e thatë e thërrmuar për tepsin.
- Për beshamelin
- 4-5 lugë supe gjalpë ose margarinë
- 3-4 lugë supe miell
- 4-5 filxhan qumësht
- Një brez arrë myshku
- Krip,piper
- 2 të verdha veze.
Pergatitja
Në një tigan të thellë hedhim vaj kaurdisim qepën sa të zverdhet pak,shtojmë kiman të kaurdiset shtojmë bakarikat, krip, piper, bakari, kanellën dhe arrën e myshkut, shuajmë me verë, shtojmë kutin me lëng domate, pelten, sheqerin dhe ziejmë ne temperaturë të ulët sa të mbetet me pak lëng. Shtojmë pak ujë po të jetë e nevojshme. Lemë të ftohet pak mishi me salcën.
Në një pjatë rrahim të bardhat e vezës me kremin e qumështit dhe majdanozin, e hedhim ne kiman e ftohur dhe trazojmë.

Në të njëjtën kohë ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me krip dhe pak vaj. Kullojmë makaronat shtojmë djathin e bardh te thërrmuar me dorë dhe trazojmë.
Beshamel
Në një tenxhere që nuk ngjit hedhim gjalpin më pas miellin duke trazuar shpejt, shtojmë qumështin, të verdhat e vezëve, krip, piper, arrë myshku dhe trazojmë shpejt sa të mpikset dhe të marri valë.
Në një tepsi që kemi lyer me vaj shkoqim bukë të thatë galet.
Hedhim gjysmat e makaronave, më pas gjysmën e mishit, prapë makaronat e mbetura dhe mishin e mbetur, salcën beshamel dhe në fund djathin kaçkavall përsipër.
0 σχόλια