Πέμπτη 9 Οκτωβρίου 2014

Byrek me makarona


Përbërësit

  • Për petët
  • 1/2 e kg miell
  • 1 lugë kafeje krip
  • 1 lugë supe vaj ulliri
  • 1 lugë supe uthull
  • Pak ujë
  • Për mbushjen
  • 1/2 kg makarona Nr: 3
  • 1/2 kg djathë i bardhë (feta)
  • 1 litër qumësht dhe pak tjetër për në fund
  • 1 lugë supe bollgur i trash (simigdhali)
  • 5 vezë
  • 1 gotë uji vaj ulliri


Përgatitja

  • Ne një tas përziejmë miellin me kripën dhe hapim një gropë ne qendër. Shtojmë ujin,vajin dhe uthullën. 
  • Me një pirun punojmë miellin sa të bëhet brumë dhe më pas e punojmë me dorë për 10 minuta shtojmë pak miell ose ujë po të nevojitet. 
  • E ndajmë brumin në dy pjesë. E lemë të 30 minuta të çlodhet dhe më pas hapim 2 petë.
  • Ziejmë makaronat  10 minuta. Pasi i kemi kulluar i hedhim në një tenxhere dhe shtojmë 1/3 e gotës vajit,qumështin, bollgurin 200 gram djathë i copëtuar me dorë.
  • Godasim 4 vezë dhe i shtojmë në masën e përgatitur dhe trazojmë mirë.
  • Vajosim një tepsi dhe shtrojmë petën e parë. 
  • Në vazhdim hedhim masën e përgatitur me makaronat dhe djathin e mbetur të copëtuar. Petën e mbetur jashtë tepsisë e thyejmë për brenda dhe hedhim tjetrën përsipër.
  • Në fund godasim një vezë me pak qumësht dhe e hedhim përsipër petës. 
  • Hedhim dhe vajin e mbetur përsipër. Pjekim në furrë të para nxehur 220°C.

Load disqus comments

0 σχόλια