Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα MAKARONA & ORIZ. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα MAKARONA & ORIZ. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Lazanja me perime



Përbërësit 
  • 2 lugë supe vaj ulliri
  • 2 qepë të prera hollë
  • 3 presh të prerë hollë
  • Krip,piper
  • Pak sherbelë i thatë
  • Pak arrë myshku ose kanellë
  • 3 kunguj të zier dhe të copëtuar
  • 2 patate të ziera dhe të copëtuara
  • 1,1/2 filxhanit të çajit krem qumështi (pana)
  • 1,1/2 e filxhanit të çajit djathë i grirë parmezana
  • 150 mg qumësht
  • 9 fletë lazanja të gjata (180 gr)
  • 1 lugë supe gjalpë
  • 1 domate mesatare e pastruar nga zhapa dhe e grirë në kubik
Përgatitja
  • Në një tigan të madh që nuk ngjitë nxehim vajin e ullirit në zjarr të avashëm. Kaurdisim qepën dhe preshin, për pak minuta sa të shkëlqej.
  • Shtojmë domaten dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa të kenë pirë lëngjet e tyre, shtojmë krip piper.
  • Ndezim furrën e sobës të ngrohet paraprakisht në 200 °C.
  • Në një tas të mesëm, trazojmë kungullin dhe patatet me 3/4 e filxhanit krem qumështi dhe 1/2 filxhanit djathë parmezana, shtojmë erëzat sherbele dhe arrë myshku, krip, piper.
  • Hedhim qumështin në një tavë të mesme dhe vendosim 1/3 e lazanjave.
  • Pastaj shtojmë përzierjen gjysmën e kungullit me patatet dhe gjysmën e qepëve.
  • Mbulojmë me një shtresë tjetër me lazanja.
  • Hapim përsipër një shtresë me përzierjen e kungullit me patatet dhe qepës me preshin.
  • Përziejmë kungullin që na ka mbetur me kremin e qumështit që na mbeti dhe e hedhim përsipër shtresës së fundit të lazanjave, duke i spërkatur me djathin parmezana që na ka mbetur, presim copa gjalpi dhe i vendosim përsipër tavës.
  • Mbulojmë me letër alumini tavën dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180° për rreth 20 minuta.
  • Heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekjen për 15 minuta të tjera të marrin ngjyrë.
Read more

Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Oktapod me makarona tube




PËRBËRËSIT
  • 1.1/2 kg oktapod
  • 1/4 filxhan uthull
  • 1/3 e filxhanit vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër të grira në rende
  • 1/4 e filxhanit qep e grirë në rende
  • 400 gr domate konservë (konkase)
  • 2 lugë pelte domate
  • 2 lugë kechup
  • 6 kokrra spicie bakari 2 flet dafine
  • 1/2 kg makarona tube
  • krip,piper,piper kajen
PËRGATITJA
  • Ziejmë oktapodin në ujë me kripë hedhim dhe uthullën deri sa të zbutet. E kullojmë dhe e pastrojmë nga cipa e zezë me kujdes mos të prishim ventuzat.
  • E presim në copa.
  • Mbajmë 1 gotë ujë nga lëngu dhe tjetrin e hedhim.
  • Nxehim në një tenxhere vajin dhe kaurdisim qepën shtojmë dhe hudhrën. Shtojmë dhe përbërësit e tjerë, lëngun që mbajtëm kripën, piperin, mbulojmë dhe ziejmë në temperaturë të ulët për 10'.
  • Shtojmë dhe oktapodin dhe lëmë të ziejë salcën derisa të mpikset.
  • Ziejmë makaronat në ujë me krip me dy lugë vaj sipas udhëzimeve.
  • Kullojmë makaronat dhe i hedhim në salcën me oktapodin duke i trazuar.
  • Shërbehen menjëherë.
Read more

Παρασκευή 29 Μαρτίου 2019

Makarona me karkalec deti




 Një recetë e shkëlqyer për një pjatë të shijshme për të gjithë familjen.

Përbërësit 
  • 1 pako spaget ose tagliatele
  • 1 qese karkalec deti 700- 800 gr të ngrira ose të freskëta
  • 1 qepë e madhe e grirë hollë
  • 2 thelpinj hudhër  të grira hollë
  • 1 piper djegës i prerë hollë (sipas dëshirës ose 1 brez piper pluhur paprika)
  • 1/4 filxhan vajë ulliri
  • 2 kuti domate konkase ose 5 domate të pjekura mirë të grira hollë
  • 1 l,s domate pelte
  • 1 l,k sheqer
  • 1/4 filxhan verë e bardhë ose uzo
  • Majdanoz i grirë
  • Kripë, piper

Përgatitja
  • Pastrojmë karkalecat u heqim fillin e zi që kanë përsipër me një kruajse dhëmbësh, heqim kokat e karkalecave dhe i mbajmë, heqim dhe lëvozhgat.
  • Në një tenxhere ziejmë kokat e karkalecave me 3/4 e gotës ujë për 2-3 minuta, që të marrim lëngun e tyre të kulluar.
  • Vendosim në një tigan të thellë vajin të nxehet dhe shtojmë hudhrën me karkalecat të skuqen shtojmë dhe verën ose uzon.
  • Kur të ketë avulluar alkooli nxjerrim karkalecat dhe i lëmë mënjanë.
  • Shtojmë qepët e prerë hollë dhe kaurdisim 1-2 minuta, shtojmë domatet, pelten e domates, kripë, piper, sheqerin, piperin djegës ose paprikën (nëse dëshirojmë), majdanozin dhe lëngun që morëm nga kokat e karkalecave të kulluar.
  • Mbyllim tenxheren dhe ziejmë rreth 15 minuta 3' - 4' minuta më përpara se ti heqim nga zjarri hedhim karkalecat.
  • Ndër kohë ziejmë makaronat. Nëse dëshirojmë makaronat të thithin salcën e karkalecave i ziejmë gjysmën e kohës së tyre të zakonshme, dhe i shtojmë makaronat në tenxheren me salcën, shtojmë dhe 2 gota ujë nga uji i makaronave, i trazojmë dhe i ziejmë në temperaturë të avashme gjysmën e kohës që nevoitet për zierjen, nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë nga i makaronave akoma.
  • Nëse duam ti ziejmë veçant makaronat, i ziejmë si gjithmonë i kullojmë i djegim me gjalpë ose vajë. 
  • Shërbejmë makaronat duke ju hedhur salcën me karkalecat përsipër dhe pak majdanoz, djathë të grirë parmezana.
  • Shërbejmë menjëherë pas  përgatitjes.
Read more

Σάββατο 25 Νοεμβρίου 2017

Makarona me salcë


Përbërësit
4 racione
  • 1/2 pako makarona nr 5
  • 3-4 l,s gjalpë
  • 200 gr djathë kaçkavall i grirë
  • Kripë
Për salcën
  • 600 gr domate të pjekura mirë ose 2 kuti domate të gatshme të prera në copa
  • 2 qepë të thata të grira hollë
  • Vajë
  • 1 shkop kanelle
  • Kripë, piper
Përgatitja

Në një tenxhere hedhim ujë të bollshëm, një grusht kripë dhe një lugë vajë. Kur të marri valë hedhim makaronat të ziejnë , trazojmë të mos ngjiten dhe ziejmë sipas udhëzimeve të tyre.
Ndërkohë përgatitim salcën në një tenxhere hedhim vajin dhe kaurdisim qepën lehtë, shtojmë domatet të prera në copa, kanellën, kripën, piperin dhe pak ujë.
Lemë salcën të ziejë deri sa të bëhet e piktë.
Heqim kanellën kullojmë makaronat dhe i djegim me gjalpë të nxehtë.
Shërbejmë me djathë të grirë përsipër.
Në salcën e domates mund të shtojmë dhe erëza të tjera si p,sh majdanoz, selino, borzilok dhe të tjera të dëshirës sonë të lidhura me një spango, kur salca është gati heqim erëzat e lidhura.
Read more

Τετάρτη 8 Νοεμβρίου 2017

Pulë me salcë dhe makarona të trasha

Përbërësit
  • 1 pulë ose gjelë i prerë në pjesë
  • 500 gr makarona me vrimë Nr 3
  • 6 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
  • 1/3 e filxhanit vaj ulliri
  • 1 1/2  qepë e madhe e prerë hollë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 filxhan  verë e kuqe ose e bardhë
  • 1 filxhan  salcë domate e trashë
  • 2 filxhan domate të  pastruara dhe të grira hollë
  • 1-2 fleta dafine
  • 6 karajfil  
  • Spices
  • 1 dru kanellë
  • 1 maj luge sheqer
  • Kripë, piper
  • 200 gr djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja

  • Nxehim në një tenxhere të madhe gjysmën e gjalpit dhe vajin. Shtojmë pjesët e pulës dhe i kuqim mirë nga të dyja anët, deri sa të marrin ngjyrë.
  •  I nxjerrim me një lugë me vrimë nga tenxherja. 
  • Hedhim në tenxhere qepën të marri ngjyrë dhe më pas hudhrën. 
  • Vendosim prapë thelat e mishit në tenxhere dhe shuajmë me verën. 
  • Kur të ketë avulluar vera shtojmë pelten e domates, domatet e freskëta dafinën spices (baxar) kanellën karajfilat kripë, piper, sheqerin, 2 me 3 filxhan uji.
  • Mbulojmë tenxheren dhe ziejmë për 1 orë duke e kontrolluar mos duhet shtuar më ujë.
  • Zihejm makaronat i kullojmë dhe i djegim me gjalpin e mbetur.
  • Shërbejmë makaronat me salcën dhe mishin duke ju hedhur dhe djathin përsipër.
Read more

Σάββατο 21 Νοεμβρίου 2015

Makarona me tono



4 Racione
Koha e përgatitjes:10'
Koha e gatimit: 20'

Një recetë e lehtë dhe e shpejtë e dashur dhe nga fëmijët që nuk ju pëlqen shumë peshku.
Në këtë recetë të gjithë dallimin nga receta të tjera e bën uzo i jep një tjetër shije të këndshme.

Përbërësit

  • 1 pako penes
  • 2 konserva tono në vaj
  • 5 lugë supe vaj
  • 3 thelb hudhër të prera hollë
  • 3 domate të prera hollë
  • 1 spec e jeshile e prerë ne katrore të vogla
  • 1\2 e filxhanit uzo
  • 1 lugë kafeje rigon
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • 4-5 fije majdanoz i prerë hollë
  • Pak piper djegës nëse dëshironi
  • Pak kripë
Përgatitja

  • Ziejmë penet (al dente) brenda në ujë të bollshëm me kripë, i kullojmë.
  • Kullojmë tonon nga vaji dhe e thërmojmë ne copa.
  • Në një tigan hedhim vajin dhe kaurdisim specat e prera sa të zbuten,shtojmë tonon dhe hudhrat. 
  • Shuajmë me uzon. 
  • Sa të avulloj uzua hedhim domatet e prera dhe ulim temperaturën.
  • Shtojmë rigonin,sheqerin, piperin, kripën.
  • Ziejmë për 15'  hedhim majdanozin në fund.
  • Bashkojmë salcën me makaronat mbi zjarrin duke e kthyer tenxheren dy-tre herë. 
  • Shërbejmë makaronat të ngrohta.
  • Pak sekrete
  • Mos shërbeni asnjëherë makaronat me fruta deti me djathë. 
  • Nëse ju pëlqen kremi i qumështit mund të shtoni në fund 4 lugë supe. 
  • Salca do bëhet kështu më rozë në pamje,dhe me shije më të mirë.


Read more

Πέμπτη 9 Οκτωβρίου 2014

Byrek me makarona


Përbërësit

  • Për petët
  • 1/2 e kg miell
  • 1 lugë kafeje krip
  • 1 lugë supe vaj ulliri
  • 1 lugë supe uthull
  • Pak ujë
  • Për mbushjen
  • 1/2 kg makarona Nr: 3
  • 1/2 kg djathë i bardhë (feta)
  • 1 litër qumësht dhe pak tjetër për në fund
  • 1 lugë supe bollgur i trash (simigdhali)
  • 5 vezë
  • 1 gotë uji vaj ulliri


Përgatitja

  • Ne një tas përziejmë miellin me kripën dhe hapim një gropë ne qendër. Shtojmë ujin,vajin dhe uthullën. 
  • Me një pirun punojmë miellin sa të bëhet brumë dhe më pas e punojmë me dorë për 10 minuta shtojmë pak miell ose ujë po të nevojitet. 
  • E ndajmë brumin në dy pjesë. E lemë të 30 minuta të çlodhet dhe më pas hapim 2 petë.
  • Ziejmë makaronat  10 minuta. Pasi i kemi kulluar i hedhim në një tenxhere dhe shtojmë 1/3 e gotës vajit,qumështin, bollgurin 200 gram djathë i copëtuar me dorë.
  • Godasim 4 vezë dhe i shtojmë në masën e përgatitur dhe trazojmë mirë.
  • Vajosim një tepsi dhe shtrojmë petën e parë. 
  • Në vazhdim hedhim masën e përgatitur me makaronat dhe djathin e mbetur të copëtuar. Petën e mbetur jashtë tepsisë e thyejmë për brenda dhe hedhim tjetrën përsipër.
  • Në fund godasim një vezë me pak qumësht dhe e hedhim përsipër petës. 
  • Hedhim dhe vajin e mbetur përsipër. Pjekim në furrë të para nxehur 220°C.

Read more