Përbërësit
- 2 lugë supe vaj ulliri
- 2 qepë të prera hollë
- 3 presh të prerë hollë
- Krip,piper
- Pak sherbelë i thatë
- Pak arrë myshku ose kanellë
- 3 kunguj të zier dhe të copëtuar
- 2 patate të ziera dhe të copëtuara
- 1,1/2 filxhanit të çajit krem qumështi (pana)
- 1,1/2 e filxhanit të çajit djathë i grirë parmezana
- 150 mg qumësht
- 9 fletë lazanja të gjata (180 gr)
- 1 lugë supe gjalpë
- 1 domate mesatare e pastruar nga zhapa dhe e grirë në kubik
Përgatitja
- Në një tigan të madh që nuk ngjitë nxehim vajin e ullirit në zjarr të avashëm. Kaurdisim qepën dhe preshin, për pak minuta sa të shkëlqej.
- Shtojmë domaten dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa të kenë pirë lëngjet e tyre, shtojmë krip piper.
- Ndezim furrën e sobës të ngrohet paraprakisht në 200 °C.
- Në një tas të mesëm, trazojmë kungullin dhe patatet me 3/4 e filxhanit krem qumështi dhe 1/2 filxhanit djathë parmezana, shtojmë erëzat sherbele dhe arrë myshku, krip, piper.
- Hedhim qumështin në një tavë të mesme dhe vendosim 1/3 e lazanjave.
- Pastaj shtojmë përzierjen gjysmën e kungullit me patatet dhe gjysmën e qepëve.
- Mbulojmë me një shtresë tjetër me lazanja.
- Hapim përsipër një shtresë me përzierjen e kungullit me patatet dhe qepës me preshin.
- Përziejmë kungullin që na ka mbetur me kremin e qumështit që na mbeti dhe e hedhim përsipër shtresës së fundit të lazanjave, duke i spërkatur me djathin parmezana që na ka mbetur, presim copa gjalpi dhe i vendosim përsipër tavës.
- Mbulojmë me letër alumini tavën dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180° për rreth 20 minuta.
- Heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekjen për 15 minuta të tjera të marrin ngjyrë.