Përbërësit
- 1250 gr ftonj të pastruar dhe të prerë hollë
- 1250 gr sheqer
- 440 gr ujë
- 2 vanilje
- 1 l,k lëng limoni
- 100 gr bajame të zbardhura
Zgjedhim ftojnë të mëdhenj dhe i fshijmë mirë me një pecet të iki pushi i tyre.
Pastrojmë nga zhapa dhe presim në fleta të holla.
Presim çdo fletë në fije të holla si fijet e shkrepëses dhe i hedhim në ujë i shpëlajmë dhe i vëmë në tenxhere që kemi hedhur ujin e duhur, të ziejnë deri sa të zbuten.
Hedhim sheqerin dhe ziejmë në zjarr të lartë të lidhet reçeli shpejtë dhe të ruaj ngjyrën e artë ftoj (nuk duhet të bëhet i kuq).
Shtojmë lëngun e limonit dhe vaniljet dhe sa të marrin 1-2 zierje heqim tenxheren nga zjarri.
Hedhim bajamet dhe mbushim vazot.
Ftonjtë bëhen dhe të grirë në rende në të njëjtën mënyrë.
Nëse duam që reçeli të marri ngjyrë të kuqe e ziejmë në temperaturë të mesme dhe shtojmë pak ujë tjetër.
Nëse nuk dëshirojmë të hedhim vanilje, ziejmë bashkë me ftonjtë disa fletë barbaroza.