Përbërësit
- 100 gr gjalpë
- 100 gr miell
- 1 litër qumësht
- 50 gr djathë parmexhana i grirë
- Krip
- Piper
- Arrë myshku
- 2 të verdha veze
- Nxehim qumështin në një tenxhere dhe në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin.
- Hedhim miellin në gjalpin e shkrirë, zverdhim pakë miellin dhe pak nga pakë hedhim qumështin përsipër. Duhet trazuar shpejtë me rrahësen e vezëve sa herë hedhim qumështin në përzierje, në mënyrë që të mos bëhet kokrrizë mielli. Vazhdojmë derisa të hedhim të gjithë qumështin, dhe e lëmë në zjarr derisa të lidhet salca beshamel.
- Më vonë shtojmë dhe djathin e grirë parmexhan dhe vazhdojmë përzierjen.
- Mbasi heqim tenxheren nga zjarri mund të hedhim 2 të verdhat e vezës, kripë, piper, arrë myshk dhe trazojmë mirë masën.
- Kujdesemi të jetë i nxehtë qumështi që të mos bëhen kokrra në beshamel!
- Mbesamel është një salcë që përdoret në shumë pjata dhe mund të bëhet më e hollë apo dhe më e mpikstë kjo varet se ku duam ta përdorim.