Πέμπτη 9 Νοεμβρίου 2017

Ajvar


Ajvar me speca të kuqe recetë Sërbe
Koha e përgatitjes 20 minuta
Koha e zierjes 50 minuta

Kjo recetë shoqëron mish të pjekur në zgarë,  salcë për makarona ose dhe thjeshtë e vendosim mbi  bukë të pjekur.

Përbërësit

  • 700 gr speca të kuqe 
  • 350 gr patëllxhan
  • 1/3 filxhan vajë  ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 l.k uthull e bardhë
  • Kripë, piper


Përgatitja


Nxehim furrën në 240°C (mund të përdorim dhe zgarën e mishit për ti pjekur). 

Vendosim specat dhe patëllxhanët në radhë në një letër vajore dhe pjekim për 30 minuta, deri sa të kenë marrë ngjyrë pak të zezë specat.

Heqim nga furra dhe i vendosim në një tas me kapak ose në një qese plastike të pastër, hedhim specat dhe lidhim qesen.

Mbulojmë dhe i lëmë për 15- 20 minuta të ftohen. 

Heqim cipën, farat, bishtat e specave dhe zhapën e patëllxhanës.

Vendosim në një  makinë mishi (ose blender) specat, patëllxhanët, hudhrën, uthullën, vajin, kripën, piperin dhe i bluajmë.

Vendosim një tenxhere në zjarr hedhim masën dhe ziejmë  në temperaturë të avashme për 20-30 minuta duke trazuar vazhdimisht.

Heqim nga zjarri masën, provojmë për kripë dhe piper.

Vendosim në vazo ajivarin  dhe e ruajmë për 2 javë në frigorifer.

Nëse duam ta ruajmë ajvarin për dimër:

Në radhë të parë nuk shtojmë, hudhrën, e shtojmë sa herë shërbejmë ajvar.

Ndërrojmë dhe vajin e ullirit me vaj lule dielli, mund të shtojmë  pak vaj ulliri kur e shërbejmë.

Vazot që do hedhim ajvarin është mirë të jenë të vogla jo shumë të mëdha.

Lajmë me ujë të nxehtë dhe sapun vazot.
Për të sterilizuar vazot i vendosim përmbys në furrë të ngrohur 150°C për 10 minuta, i lëmë të ftohen.

Ajvarin e ziejmë për 1 orë dhe jo 20-30 minuta nëse duam ta ruajmë gjatë.

Mbushim vazot dhe i lëmë 1.cm bosh në krye i vendosim në furrë dhe pjekim për 10 minuta në 100° C pa kapak.

Mbushim vazot me vajë lule dielli deri lartë, pa frikë vajin do e hedhim kur të hapim vazon, vendosim kapakun të shtrënguar fortë dhe i mbulojmë me një rrobë që i mbulon mirë në të gjitha anët i lëmë kështu për 48 orë.

Vendosim vazot në vend të freskët dhe ruajmë për 6 muaj dhe më shumë.

Load disqus comments

0 σχόλια