Πέμπτη 9 Νοεμβρίου 2017

Tave kosi


Përbërësit
  • 500 gr mish qengji dhe lëngun e tij
  • 3 kokrra vezë
  • 1 litër  kos i plotë ( i pa hequr yndyra)
  • 3 1/2 l.s oriz
  • 3 l.s miell i zakonshëm
  • 2 l.s gjalpë
  • Krip, piper, 
Përgatitja


  • Në një tenxhere vendosim copat e mishit hedhim 1 litër ujë përsipër dhe kripën, ziejmë mishin dhe mbajmë  lëngun për ta përdorur më vonë.
  • Në një tas të thellë thyejmë 3 vezët shtojmë kosin dhe trazojmë mirë, shtojmë dhe kripë.
  • Në një tenxhere të vogël shtojmë 6 lugë lëng mishi dhe orizin e vendosim të ziej pak  jo plotësisht.
  • Në një tenxhere vendosim 1 lugë  gjalpë shtojmë miellin, e zverdhim të marri ngjyrë të verdhë duke e trazuar vazhdimisht. 
  • E lëmë të ftohet 5 minuta.
  • Vendosim tenxheren prapë në zjarr dhe duke trazuar vazhdimisht shtojmë 400 ml lëng mishi, trazojmë sa të bëhet një salcë e trashë.
  • Në një tavë shtrojmë orizin, thelat e mishit, salcën e përgatitur dhe më pas vezët dhe kosin hedhim 1 lugë gjalpë të shkrirë duke e spërkatur përsipër.
  • Pjekim në furrë të para ngrohur në 200°C për 30 minuta ose sa të marri ngjyrë të artë përsipër.
  • Shërbehet menjëherë.

Load disqus comments

0 σχόλια