Πέμπτη 9 Νοεμβρίου 2017

Rosnica




                                                        
 Rosnica me zogë fshati
Përbërësit
  • 1 pulë fshati (zogë)
  • 1 gotë miell (200 gr)
  • 1 vezë
  • 3 lugë kos
  • 3 thelpinj hudhër
  •  Vaj ulliri (ose 3 lugë supe gjalpë)
  • Krip, piper

Përgatitja


  • Në një tas hedhim miellin, hapim një gropë në mes dhe hedhim kosin dhe vezën, punojmë miellin të bëhet kokrra-kokrra të vogla duke e fërkuar me të dyja pëllëmbët e duarve (nëse nevojitet shtojmë miell tjetër).
  • Në një tigan që nuk ngjit  shtojmë vajin të nxehet hedhim  zogun e prerë  të skuqet  në të gjitha anët të krijoj kore, heqim mishin me një pirun e vendosim në një pjatë.
  • Në një tenxhere hedhim 2 litra ujë dhe e vendosim në zjarr të valoj.
  • Kurë të marri valë shtojmë zogun e skuqur krip, piper e lëmë të ziej për 20 minuta.
  • Ndërkohë hedhim në tiganin ku skuqim zogun brumin e përgatitur trazojmë shpejt dhe vazhdimisht me lugë druri, shtypim me lugë kokrrat që janë më të mëdha vazhdojmë sa të marri ngjyrë të artë brumi,
  • Hedhim brumin në tenxheren me zogun (kujdes hidhen pika uji) ziejmë dhe për 10 minuta akoma të trashen.
  • Dy minuta më parë se të shuajmë zjarrin presim me thikë hudhrat dhe i shtojmë  në tenxhere.
Load disqus comments

0 σχόλια