Përbërësit
- 1 pako spaget ose tagliatele
- 1 qese karkalec deti 700- 800 gr të ngrira ose të freskëta
- 1 qepë e madhe e grirë hollë
- 2 thelpinj hudhër të grira hollë
- 1 piper djegës i prerë hollë (sipas dëshirës ose 1 brez piper pluhur paprika)
- 1/4 filxhan vajë ulliri
- 2 kuti domate konkase ose 5 domate të pjekura mirë të grira hollë
- 1 l,s domate pelte
- 1 l,k sheqer
- 1/4 filxhan verë e bardhë ose uzo
- Majdanoz i grirë
- Kripë, piper
Përgatitja
- Pastrojmë karkalecat u heqim fillin e zi që kanë përsipër me një kruajse dhëmbësh, heqim kokat e karkalecave dhe i mbajmë, heqim dhe lëvozhgat.
- Në një tenxhere ziejmë kokat e karkalecave me 3/4 e gotës ujë për 2-3 minuta, që të marrim lëngun e tyre të kulluar.
- Vendosim në një tigan të thellë vajin të nxehet dhe shtojmë hudhrën me karkalecat të skuqen shtojmë dhe verën ose uzon.
- Kur të ketë avulluar alkooli nxjerrim karkalecat dhe i lëmë mënjanë.
- Shtojmë qepët e prerë hollë dhe kaurdisim 1-2 minuta, shtojmë domatet, pelten e domates, kripë, piper, sheqerin, piperin djegës ose paprikën (nëse dëshirojmë), majdanozin dhe lëngun që morëm nga kokat e karkalecave të kulluar.
- Mbyllim tenxheren dhe ziejmë rreth 15 minuta 3' - 4' minuta më përpara se ti heqim nga zjarri hedhim karkalecat.
- Ndër kohë ziejmë makaronat. Nëse dëshirojmë makaronat të thithin salcën e karkalecave i ziejmë gjysmën e kohës së tyre të zakonshme, dhe i shtojmë makaronat në tenxheren me salcën, shtojmë dhe 2 gota ujë nga uji i makaronave, i trazojmë dhe i ziejmë në temperaturë të avashme gjysmën e kohës që nevojitet për zierjen, nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë nga i makaronave akoma.
- Nëse duam ti ziejmë veçante makaronat, i ziejmë si gjithmonë i kullojmë i djegim me gjalpë ose vajë.
- Shërbejmë makaronat duke ju hedhur salcën me karkalecat përsipër dhe pak majdanoz, djathë të grirë parmezana.
- Shërbejmë menjëherë pas përgatitjes.