Τετάρτη 29 Νοεμβρίου 2017

Supë peshku







Përbërësit për 4-6 persona
  • 700 gr /2 peshk i kuq apo lloj tjetër peshku për supë 
  • 1 qepë e prerë më 4
  • 2  karota
  • 2 kunguj të vegjël
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 2-3 patate
  • 100 gr selino
  • 150 gr vaj ulliri
  • 1 filxhan të vogël oriz karolina
  •  1 godë vere lëng limoni
  • Kripë, piper
Përgatitja

Pastrojmë peshkun dhe e vendosim në tenxhere  të ziejë bashkë me qepën e prerë më katërsh dhe kripën për 15 minuta.

Kullojmë lëngun e peshkut dhe e mbajmë.

Nxjerrim peshkun e pastrojmë nga halat dhe e coptojmë në copa.

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit kaurdisim qepën bashkë me karrotat, selinon, kungullin dhe patatet të prera në kubik për 3 minuta. 

Shtojmë lëngun e peshkut kripë, piper, sa të mari valë hedhim dhe orizin.

Ziejmë sa të zbuten perimet rreth 20 minuta dhe 5 minuta më përpara se ta heqim nga ziarri hedhim peshkun e coptuar.

Në fund hedhim lëngun e limonit.


Load disqus comments

0 σχόλια