Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα PESHK & FRUTA DETI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα PESHK & FRUTA DETI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Παρασκευή 12 Απριλίου 2019

Makarona me karkaleca deti

Përbërësit 
  • 1 pako spaget ose tagliatele
  • 1 qese karkalec deti 700- 800 gr të ngrira ose të freskëta
  • 1 qepë e madhe e grirë hollë
  • 2 thelpinj hudhër të grira hollë
  • 1 piper djegës i prerë hollë (sipas dëshirës ose 1 brez piper pluhur paprika)
  • 1/4 filxhan vajë ulliri
  • 2 kuti domate konkase ose 5 domate të pjekura mirë të grira hollë
  • 1 l,s domate pelte
  • 1 l,k sheqer
  • 1/4 filxhan verë e bardhë ose uzo
  • Majdanoz i grirë
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Pastrojmë karkalecat u heqim fillin e zi që kanë përsipër me një kruajse dhëmbësh, heqim kokat e karkalecave dhe i mbajmë, heqim dhe lëvozhgat.
  • Në një tenxhere ziejmë kokat e karkalecave me 3/4 e gotës ujë për 2-3 minuta, që të marrim lëngun e tyre të kulluar.
  • Vendosim në një tigan të thellë vajin të nxehet dhe shtojmë hudhrën me karkalecat të skuqen shtojmë dhe verën ose uzon.
  • Kur të ketë avulluar alkooli nxjerrim karkalecat dhe i lëmë mënjanë.
  • Shtojmë qepët e prerë hollë dhe kaurdisim 1-2 minuta, shtojmë domatet, pelten e domates, kripë, piper, sheqerin, piperin djegës ose paprikën (nëse dëshirojmë), majdanozin dhe lëngun që morëm nga kokat e karkalecave të kulluar.
  • Mbyllim tenxheren dhe ziejmë rreth 15 minuta 3' - 4' minuta më përpara se ti heqim nga zjarri hedhim karkalecat.
  • Ndër kohë ziejmë makaronat. Nëse dëshirojmë makaronat të thithin salcën e karkalecave i ziejmë gjysmën e kohës së tyre të zakonshme, dhe i shtojmë makaronat në tenxheren me salcën, shtojmë dhe 2 gota ujë nga uji i makaronave, i trazojmë dhe i ziejmë në temperaturë të avashme gjysmën e kohës që nevojitet për zierjen, nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë nga i makaronave akoma.
  • Nëse duam ti ziejmë veçante makaronat, i ziejmë si gjithmonë i kullojmë i djegim me gjalpë ose vajë.
  • Shërbejmë makaronat duke ju hedhur salcën me karkalecat përsipër dhe pak majdanoz, djathë të grirë parmezana.
  • Shërbejmë menjëherë pas përgatitjes.
Read more

Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Oktapod me makarona tube




PËRBËRËSIT
  • 1.1/2 kg oktapod
  • 1/4 filxhan uthull
  • 1/3 e filxhanit vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër të grira në rende
  • 1/4 e filxhanit qep e grirë në rende
  • 400 gr domate konservë (konkase)
  • 2 lugë pelte domate
  • 2 lugë kechup
  • 6 kokrra spicie bakari 2 flet dafine
  • 1/2 kg makarona tube
  • krip,piper,piper kajen
PËRGATITJA
  • Ziejmë oktapodin në ujë me kripë hedhim dhe uthullën deri sa të zbutet. E kullojmë dhe e pastrojmë nga cipa e zezë me kujdes mos të prishim ventuzat.
  • E presim në copa.
  • Mbajmë 1 gotë ujë nga lëngu dhe tjetrin e hedhim.
  • Nxehim në një tenxhere vajin dhe kaurdisim qepën shtojmë dhe hudhrën. Shtojmë dhe përbërësit e tjerë, lëngun që mbajtëm kripën, piperin, mbulojmë dhe ziejmë në temperaturë të ulët për 10'.
  • Shtojmë dhe oktapodin dhe lëmë të ziejë salcën derisa të mpikset.
  • Ziejmë makaronat në ujë me krip me dy lugë vaj sipas udhëzimeve.
  • Kullojmë makaronat dhe i hedhim në salcën me oktapodin duke i trazuar.
  • Shërbehen menjëherë.
Read more

Παρασκευή 29 Μαρτίου 2019

Makarona me karkalec deti




 Një recetë e shkëlqyer për një pjatë të shijshme për të gjithë familjen.

Përbërësit 
  • 1 pako spaget ose tagliatele
  • 1 qese karkalec deti 700- 800 gr të ngrira ose të freskëta
  • 1 qepë e madhe e grirë hollë
  • 2 thelpinj hudhër  të grira hollë
  • 1 piper djegës i prerë hollë (sipas dëshirës ose 1 brez piper pluhur paprika)
  • 1/4 filxhan vajë ulliri
  • 2 kuti domate konkase ose 5 domate të pjekura mirë të grira hollë
  • 1 l,s domate pelte
  • 1 l,k sheqer
  • 1/4 filxhan verë e bardhë ose uzo
  • Majdanoz i grirë
  • Kripë, piper

Përgatitja
  • Pastrojmë karkalecat u heqim fillin e zi që kanë përsipër me një kruajse dhëmbësh, heqim kokat e karkalecave dhe i mbajmë, heqim dhe lëvozhgat.
  • Në një tenxhere ziejmë kokat e karkalecave me 3/4 e gotës ujë për 2-3 minuta, që të marrim lëngun e tyre të kulluar.
  • Vendosim në një tigan të thellë vajin të nxehet dhe shtojmë hudhrën me karkalecat të skuqen shtojmë dhe verën ose uzon.
  • Kur të ketë avulluar alkooli nxjerrim karkalecat dhe i lëmë mënjanë.
  • Shtojmë qepët e prerë hollë dhe kaurdisim 1-2 minuta, shtojmë domatet, pelten e domates, kripë, piper, sheqerin, piperin djegës ose paprikën (nëse dëshirojmë), majdanozin dhe lëngun që morëm nga kokat e karkalecave të kulluar.
  • Mbyllim tenxheren dhe ziejmë rreth 15 minuta 3' - 4' minuta më përpara se ti heqim nga zjarri hedhim karkalecat.
  • Ndër kohë ziejmë makaronat. Nëse dëshirojmë makaronat të thithin salcën e karkalecave i ziejmë gjysmën e kohës së tyre të zakonshme, dhe i shtojmë makaronat në tenxheren me salcën, shtojmë dhe 2 gota ujë nga uji i makaronave, i trazojmë dhe i ziejmë në temperaturë të avashme gjysmën e kohës që nevoitet për zierjen, nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë nga i makaronave akoma.
  • Nëse duam ti ziejmë veçant makaronat, i ziejmë si gjithmonë i kullojmë i djegim me gjalpë ose vajë. 
  • Shërbejmë makaronat duke ju hedhur salcën me karkalecat përsipër dhe pak majdanoz, djathë të grirë parmezana.
  • Shërbejmë menjëherë pas  përgatitjes.
Read more

Τετάρτη 29 Νοεμβρίου 2017

Supë peshku







Përbërësit për 4-6 persona
  • 700 gr /2 peshk i kuq apo lloj tjetër peshku për supë 
  • 1 qepë e prerë më 4
  • 2  karota
  • 2 kunguj të vegjël
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 2-3 patate
  • 100 gr selino
  • 150 gr vaj ulliri
  • 1 filxhan të vogël oriz karolina
  •  1 godë vere lëng limoni
  • Kripë, piper
Përgatitja

Pastrojmë peshkun dhe e vendosim në tenxhere  të ziejë bashkë me qepën e prerë më katërsh dhe kripën për 15 minuta.

Kullojmë lëngun e peshkut dhe e mbajmë.

Nxjerrim peshkun e pastrojmë nga halat dhe e coptojmë në copa.

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit kaurdisim qepën bashkë me karrotat, selinon, kungullin dhe patatet të prera në kubik për 3 minuta. 

Shtojmë lëngun e peshkut kripë, piper, sa të mari valë hedhim dhe orizin.

Ziejmë sa të zbuten perimet rreth 20 minuta dhe 5 minuta më përpara se ta heqim nga ziarri hedhim peshkun e coptuar.

Në fund hedhim lëngun e limonit.


Read more

Τετάρτη 22 Νοεμβρίου 2017

Merluc me patate në gastër ( bakaliaros)



Përbërësit
  • Patate
  • 150 ml vajë ulliri
  • Lëng nga 2 limona
  • 2 thelpinj hudhër e shtypur
  • Kripë, piper, rigon 

Përgatitja


  • Shtrojmë dy radhë me patate  të prera në feta në gastër, shtojmë dhe peshkun e pastruar.
  • Në një tas hedhim vajin e ullirit, lëngun e limonit, kripë, piper, rigonin dhe hudhrën i godasim me një pirunë të bashkohen përbërësit dhe e hedhim mbi peshkun dhe patatet. 
  • Shtojmë dhe pak ujë.
  • Pjekim në 250°C në rezistenca ( jo me ajër) për 1 orë,. 10 minuta më përpara se ta fikim furrën heqim kapakun gastrës dhe kthejmë furrën me ajër të marri ngjyrë tava.

Read more

Τρίτη 21 Νοεμβρίου 2017

Karkaleca deti me djathë ( saganaki)


Për një tigan të mesëm

Përbërësit
  • 1/2 kg karkaleca deti të mesëm
  • 150- 200 gr djathë i bardhë i prerë në kubik
  • 4 domate të pjekura mirë 
  • 1 qepë e prerë në feta
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 filxhan kafeje uzo
  • 2 l,s majdanoz i grirë hollë
  • 3/4 filxhan çaji vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja


  • Lajmë karkalecat, i pastrojmë, mbajmë bishtat dhe ju hedhim kripë.
  • Në një tigan nxehim 5 lugë supe vaj ulliri. 
  • Hedhim pjesë pjesë karkalecat (që mos të bjeri temperatura e vajit) bashkë me thelpinjtë e hudhrës të prerë në mes dhe i kaurdisim në temperaturë të lartë në të dyja anët  sa të ndërrojnë ngjyrë 1'-2' minuta në çdo anë.
  • Shuajmë me uzon, lemë 1 minutë të avulloj uzon dhe  heqim  tiganin mënjanë.
  • Në tigan tjetër të mesëm dhe të thellë hedhim 4-5 lugë supe vajë ulliri dhe kaurdisim qepën në temperaturë të mesme, kur të jetë gati qepa hedhim domatet dhe kopër, kripën dhe i ziejmë 6' minuta duke trazuar sa të bëhet një salcë e piktë dhe domatet të mbajnë akoma.
  • Shtojmë karkalecat me gjithë lëngun e tyre në tigan djathin dhe piperin. 
  • Lemë të ziejnë të gjitha bashkë për 2'-3' minuta akoma pa i trazuar se prishen kubikët e djathit. Spërkatim me pak vajë dhe majdanoz dhe shërbejmë siç janë me tiganin.

Read more

Τρίτη 7 Νοεμβρίου 2017

Supë peshku me bakaliaro


Përbërësit

  • 1 kg bakaliaro i freskët ose 500 gr i gatshëm i prerë fileto
  • 1/2 filxhan vaj ulliri
  • 1 qepë e madhe e prerë trash 
  • 2 karota të prera në rrathë
  • 4 degë selino
  • 3 patate në copa
  • 1 copë e vogël xhenxhefil (sipas dëshirës)
  • Lëng nga një limon
  • 4 fije majdanoz i  prerë hollë
  • Kripë, piper


Përgatitja

  • Në një tenxhere të thellë dhe në zjarr të lartë nxehim vajin dhe skuqim qepën, karotat, selinon, patatet dhe xhenxhefilin (nëse e përdorim).
  • Mbulojmë me ujë dhe hedhim kripë.
  • Numërojmë pjesët dhe hedhim ujë 1 pjatë e thellë për njeri dhe 1 pjatë për tenxheren (nëse kemi 4 racione hedhim 5 pjata ujë).
  • Mbulojmë tenxheren dhe ziejmë në zjarr të avashëm sa të s'buten karotat dhe patatet.
  • Shtojmë peshkun që kemi zier dhe pastruar më parë dhe ziejmë për 10 minuta.
  • Heqim qepën e tepërt dhe selinon, vendosim në mixer 2-3 copa patate dhe 2 lugë lëng nga supa dhe i bluajmë.
  • Hedhim masën në supë dhe e lëmë të ziej dhe 2-3 valë.
  • Shërbejmë me majdanoz të grirë dhe piper të zi.
Read more