Τρίτη 7 Νοεμβρίου 2017

Supë peshku me bakaliaro


Përbërësit

  • 1 kg bakaliaro i freskët ose 500 gr i gatshëm i prerë fileto
  • 1/2 filxhan vaj ulliri
  • 1 qepë e madhe e prerë trash 
  • 2 karota të prera në rrathë
  • 4 degë selino
  • 3 patate në copa
  • 1 copë e vogël xhenxhefil (sipas dëshirës)
  • Lëng nga një limon
  • 4 fije majdanoz i  prerë hollë
  • Kripë, piper


Përgatitja

  • Në një tenxhere të thellë dhe në zjarr të lartë nxehim vajin dhe skuqim qepën, karotat, selinon, patatet dhe xhenxhefilin (nëse e përdorim).
  • Mbulojmë me ujë dhe hedhim kripë.
  • Numërojmë pjesët dhe hedhim ujë 1 pjatë e thellë për njeri dhe 1 pjatë për tenxheren (nëse kemi 4 racione hedhim 5 pjata ujë).
  • Mbulojmë tenxheren dhe ziejmë në zjarr të avashëm sa të s'buten karotat dhe patatet.
  • Shtojmë peshkun që kemi zier dhe pastruar më parë dhe ziejmë për 10 minuta.
  • Heqim qepën e tepërt dhe selinon, vendosim në mixer 2-3 copa patate dhe 2 lugë lëng nga supa dhe i bluajmë.
  • Hedhim masën në supë dhe e lëmë të ziej dhe 2-3 valë.
  • Shërbejmë me majdanoz të grirë dhe piper të zi.
Load disqus comments

0 σχόλια