Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα TURSHI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα TURSHI. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Τετάρτη 29 Νοεμβρίου 2017

Ullinj kalamon


Përbërësit
  • Ullinj
  • Kripë e trash
  • Uthull

Për shëllirën
  • 5 kg ujë
  • 250 gr kripë
  • 4-5 fletë dafine
  • 1 degë rigon ose rozmarinë
  • Zhapa e një portokall
  • 500 gr vajë ulliri
  • 500 gr uthull

Përgatitja

Mënyrë e parë
Zgjedhim ullinjtë e fortë mos të kenë plagë.

Presim ullinjtë 2- 3 herë me thikë thika mos të shkoj deri në bërthamë, dhe të jetë e mprehtë.

Vendosim ullinjtë në një enë me ujë për 15 ditë duke ndërruar ujin 2 herë në ditë. 

Kujdes sepse po nuk ndërruam ujin vazhdimisht ullinjtë qullosen.

Për 15 ditë ullinjve ju ka dalë helmi i kullojmë dhe i vendosim në kripë të trashë për 2 ditë.

Shpëlajmë mirë ullinjtë ndërrojmë ujin 2-3 herë në shplarje.

I hedhim 2 ditë në uthull varet sa me uthull i duam (nëse uthulla nuk na pëlqen nuk i hedhim në uthull).

Bëjmë ujin e kripur shëllirën
Vendosim në tenxhere ujin me kripën, dafinën, degën e rigonit ose rozmarinës, zhapat e portokalles e lemë të ziej për 5-10 minuta.

Fikim zjarrin shtojmë vajin dhe uthullën dhe e lemë të ftohet mirë shëllira.

Kur të jetë ftuar shëllira kullojmë ullinjtë mirë dhe i vendosim në vazo dhe mbushim vazot me shëllirë deri lartë shtojmë dhe erëzat brenda.

Mënyrë e dytë
Nëse duam ti bëjmë ullinjtë të pa çarë nëse kemi shumë ullinj dhe duam ti ruajmë për një kohë të gjatë.

Duan më shumë kohë.
I hedhim në bidon kauçuk 5-10 kile dhe mbushim bidonin me ujë që lartë.

Hedhim kripë 1 kg kripë për 5 kg ullinj.
Nuk ndërrojmë ujin fare dhe i lemë atje për 6 muaj. 

Nëse na duhen ullinj marrim nga bidoni i presim dhe i bëjmë si më lartë por duhen më pak ditë për të ju ikur helmi.

Read more

Πέμπτη 23 Νοεμβρίου 2017

Speca turshi


Përbërësit
  • 1 kg speca të freskëta për turshi
  • Vajë, uthull, kripë
Përgatitja

  • Lajmë specat mirë dhe i shpojmë me një pirun në 2-3 vende.
  • I vendosim në radhë brenda në një vazo qelqi. 
  • I mbulojmë me uthull ku kemi hedhur dhe pak kripë. 
  • Nëse uthulla që kemi është shumë e fortë shtojmë dhe pak ujë. 
  • Hedhim vajë përsipër deri sa të mbushet vazoja. 
  • Lemë specat në vend të freskët për 15-20 dhe më pas i përdorim.
Read more

Τετάρτη 22 Νοεμβρίου 2017

Patëllxhan turshi


Përbërësit
  • 1 kg patëllxhan të vogla
  • 1/2 kg uthull
  • 1/2 kg vajë
  • 2-3 karota
  • 1 hudhër
  • Selino
  • Kripë
Përgatitja
  • Lajmë patëllxhanët, presim bishtat i çajmë në mesë për së gjati duke u kujdesur mos të ndahen.
  • Në një tenxhere hedhim ujë me një lugë supe kripë dhe 50 gr uthull hedhim patëllxhanët brenda dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. 
  • Vendosim patëllxhanët në një kullesë dhe i lemë gjithë natën të kullojnë mirë.
  • Presim hollë hudhrat,  karotat dhe selinon shtojmë pak kripë dhe mbushim patëllxhanët që çamë. 
  • Lidhim fortë patëllxhanët me degë selinoje dhe i vendosim në vazo xhami ose balte në radhë.
  • Mbulojmë me vajë dhe uthullën e mbetur. 
  • Lemë vazon në vend të freskët për 10 ditë dhe më pas përdorim patëllxhanët.
Read more