Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ME PERIME. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ME PERIME. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Παρασκευή 12 Απριλίου 2019

Bamje me mish pule


Përbërësit 
  • 2/3 filxhan çajë vaj ulliri
  • 1 pulë e prerë në copa
  • 1 qep e prerë hollë
  • 1 thelb hudhër
  • 6 domate të pastruar nga zhapa dhe te prera në copa ose i zëvendësojmë me 200 gr domate konservë
  • 250 ml verë e bardhë
  • 600 gr bamje
  • 1 limon lëngun e tij
  • Kripë, piper
  • 1/2 e lugës kafes sheqer
  • 2-3 lugë uthull
  • Majdanoz
Përgatitja
  • Në një tenxhere kaurdisim pulën me vajin e ullirit, e vendosim në një pjatë dhe e lëmë mënjan.
  • Hedhim qepën dhe hudhrën në tenxhere të kaurdisen dhe shtojmë domatet me majdanozin, ziejmë 5 minuta.
  • Hedhim në tenxhere pulën, verën, kripën, piperin, sheqerin dhe pak ujë, mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët rreth 30 minuta.
  • Ndërkohë pastrojmë bamjet dhe ju hedhim 1 lugë uthull, hedhim bamjet në ujë te nxehtë për 5 minuta, i kullojmë dhe hedhim lëngun e limonit përsipër.
  • I lemë 10 minuta dhe i hedhim në tenxhere me pulën, shtojmë një gotë ujë dhe ziejmë për 20 minuta bamjet.
Read more

Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Bizele me patate



Përbërësit
  • 1 kg bizele
  • 6 patate
  • 6 domate
  • 1 qep
  • 1/2 vaj ulliri
  • 2 qep te njoma
  • 1 katror pule ose viçi
  • Kripë, piper
  • Një tufë kopër
Përgatitja 
  • Lajm patatet i pastrojmë dhe i presim ne copa mesatare.
  • Kaurdisim qepën e grirë hollë me vajin e ullirit dhe shtojmë bizelet, domatet e grira dhe një gotë ujë të nxehtë ku kemi shkrirë katrorin.
  • Ziejmë në temperaturë te ulët rreth 10 minuta, më pas shtojmë dhe patatet, kopër, krip dhe piper.
  • Ziejmë bizelet sa të trashet lëngu, dhe të jen zbutur dhe patatet.
Read more

Specofai me lukanika(spetzofai)



Përbërësit 
  • 700 gr sallam i prerë në rrathë (lukanika)
  • 1/2 filxhanit çaje vaj ulliri
  • 1 qepë e prerë hollë
  • 3 qepë të freskëta të prera hollë
  • 3 thelpinj hudhër të prera hollë
  • 2 speca të jeshile
  • 2 speca të kuqe
  • 1 karrot e prerë në rrathë
  • 100 ml verë e kuqe
  • 3 domate te freskëta të grira në rende
  • 1/2 e lugës së kafes piper pluhur i kuq (paprika)
  • 1/2 e lugës kafes piper djegës (bukovo)
  • Krip
  • Piper
  • Një maj luge sheqer
  • Djathë kaçkavall (meçavone ose kefalograviera)
  • Majdanoz për të shërbyer
Përgatitja 
  • Ne një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim sallamin.
  • Heqim me një lugë me vrima sallamin dhe e vendosim në letër kuzhine te kullojë vajin.
  • Hedhim ne vaj qepët hudhrat, specat, karotat e prera dhe i kaurdisim pakë. Shuajmë me verë dhe i lëmë deri sa të avulloj vera.
  • Shtojmë domatet, krip, piper, piperin djegës dhe lemë te ziejnë për 15 minuta në temperaturë të ulët.
  • Më pas shtojmë sallamin dhe i lëmë të ziejnë të gjitha bashkë për rreth 20 minuta të tjera.
  • E lëmë gjellën të thithi lëngun dhe të mbetet me pak lëng të trash.
  • Pak para se ta heqim nga zjarri shtojmë djathin.
  • Zbukurojmë përsipër me majdanoz dhe shërbejmë.
Read more

Kokë lakre me oriz



Përbërësit për 4-6 racione
  • 1 kokë lakre e mesme (lakrame)
  • 1 qepë
  • 4 karotat të mesme
  • 250 gr oriz për supë (karolina)
  • 60 gr vajë
  • 3 domate të pjekura mirë ose 1 kuti lëng domate
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Pastrojmë lakrën dhe karotat i presim në copa i lajmë dhe i lemë të kullojnë në një kullës.
  • Në një tenxhere hedhim vajin shtojmë qepën të prerë hollë dhe kaurdisim lehtë, shtojmë lakrën dhe karotat dhe trazojmë disa minuta me lugë druri.
  • Pastrojmë domatet dhe i presim në copa të vogla i shtojmë në tenxhere (ose domatet konkase), shtojmë ujë dhe e lemë gjellën të gjysmë ziejë.
  • Më pas shtojmë orizin, kripën dhe piperin. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe lemë gjellën të ziejë për 15' minutat të tjera, shtojmë pak ujë të nxehtë nëse nevojitet.
Read more

Angjinare ograten (ogreten)



Përbërësit për 4-6 racione 
  • 8-10 angjinare
  • 250 gr djathë i grirë
  • 150 gr gjalpë ose margarine
  • 1 racion besamel i piktë
  • 3- 4 l,s galete (bukë e thekur e grirë)
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Pastrojmë angjinaret nga fletët e forta dhe pushi i tyre.
  • Fërkojmë angjinaret me limon dhe i hedhim në ujë që zihen ku më parë kemi hedhur kripë dhe lëng limoni. Kujdesemi mos të ziejnë shumë.
  • Kullojmë angjinaret dhe i presim në copa të vogla, i spërkatim me gjysmën e gjalpit që kemi shkrirë më parë, shtojmë pak piper.
  • Përgatisim beshamelin receta është këtu.
  • Vajosim një tavë pyrex, hedhim një shtresë beshamel, spërkatim me djathë përsipër, vendosim angjinaret dhe i shtrojmë mirë përsipër të kenë të njëjtin nivel. Hedhim mbi angjinaret gjysmën e beshamelit të mbetur.
  • Spërkatim me djathë dhe më pas me galete, spërkatim të gjithë sipërfaqen me gjalpin e mbetur dhe vendosim tavën në furrë të ngrohur paraprakisht në 200°C për 20 minuta, deri sa të marri tava ngjyrë të artë përsipër.
Read more

Lazanja me perime



Përbërësit 
  • 2 lugë supe vaj ulliri
  • 2 qepë të prera hollë
  • 3 presh të prerë hollë
  • Krip,piper
  • Pak sherbelë i thatë
  • Pak arrë myshku ose kanellë
  • 3 kunguj të zier dhe të copëtuar
  • 2 patate të ziera dhe të copëtuara
  • 1,1/2 filxhanit të çajit krem qumështi (pana)
  • 1,1/2 e filxhanit të çajit djathë i grirë parmezana
  • 150 mg qumësht
  • 9 fletë lazanja të gjata (180 gr)
  • 1 lugë supe gjalpë
  • 1 domate mesatare e pastruar nga zhapa dhe e grirë në kubik
Përgatitja
  • Në një tigan të madh që nuk ngjitë nxehim vajin e ullirit në zjarr të avashëm. Kaurdisim qepën dhe preshin, për pak minuta sa të shkëlqej.
  • Shtojmë domaten dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa të kenë pirë lëngjet e tyre, shtojmë krip piper.
  • Ndezim furrën e sobës të ngrohet paraprakisht në 200 °C.
  • Në një tas të mesëm, trazojmë kungullin dhe patatet me 3/4 e filxhanit krem qumështi dhe 1/2 filxhanit djathë parmezana, shtojmë erëzat sherbele dhe arrë myshku, krip, piper.
  • Hedhim qumështin në një tavë të mesme dhe vendosim 1/3 e lazanjave.
  • Pastaj shtojmë përzierjen gjysmën e kungullit me patatet dhe gjysmën e qepëve.
  • Mbulojmë me një shtresë tjetër me lazanja.
  • Hapim përsipër një shtresë me përzierjen e kungullit me patatet dhe qepës me preshin.
  • Përziejmë kungullin që na ka mbetur me kremin e qumështit që na mbeti dhe e hedhim përsipër shtresës së fundit të lazanjave, duke i spërkatur me djathin parmezana që na ka mbetur, presim copa gjalpi dhe i vendosim përsipër tavës.
  • Mbulojmë me letër alumini tavën dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180° për rreth 20 minuta.
  • Heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekjen për 15 minuta të tjera të marrin ngjyrë.
Read more

Musaka me patate

Recetë tradicionale greke që gatuhet në shumë mënyra. Dhe pse receta klasike bëhet me patëllxhanë, kjo është një recetë më e lehtë me patate dhe me një krem kosi përsipër.

Përbërësit
  • 5 patate të mesme
  • 5-6 l,s vajë ulliri
  • 600 gr mish viçi i grirë
  • 1 qepë e madhe e grirë hollë
  • 1 thelb hudhër e grirë hollë
  • 3 l,s konjak
  • 1 1/3 filxhan çaj salcë domate e hollë
  • 1 l,s domate pelte
  • 1 dru kanelle
  • 1 l,k e prerë sheqer
Për kremin e kosit
  • 200 gr kosë i trashë
  • 2 vezë
  • 1/2 filxhan çaji krem qumështi (pana)
  • 1 filxhan çaj djathë kaçkavall i grirë
  • Vaj ulliri ose kikirik për ti skuqur
Përgatitja
  • Pastrojmë patatet, i presim në fleta dhe i vendosim në ujë të bollshëm me kripë që valon, për 3' - 4' minuta deri sa të zbuten.
  • Nxjerrim me lugë me vrima patatet dhe i vendosim në letër kuzhine të kullojnë dhe të ftohen sa të bëjmë mishin e grirë.
  • Nxehim vajin e ullirit në tigan të madh dhe skuqim qepën, në temperaturë të mesme për 3'-4' minuta. Shtojmë hudhrën trazojmë për 1 minutë akoma dhe shtojmë mishin e grirë shtypim me një pirun dhe e trazojmë mirë sa të ndryshoj ngjyrën. Shuajmë me konjakun dhe e lëmë sa të avulloj alkooli, shtojmë pelten e domates dhe e trazojmë të shkrijë, shtojmë salcën e domates, kanellën, sheqerin, kripën, piperin.
  • Ulim temperaturën në gjysmë dhe e lëmë të ziejë për 15'-20' minuta duke u kujdesur të mbetet me salcë mishi.
  • Vajosim një tavë të mesme dhe radhisim një shtresë patate. Spërkatim me pak kripë dhe shtrojmë përsipër gjysmën e mishit të grirë.
  • Shtrojmë një shtresë tjetër me patate, hedhim gjysmën tjetër të mishit të grirë dhe shtrojmë një shtresë tjetër patate përsipër.
Për kremin e kosit
  • Në një tas hedhim vezët kosin kremin e qumështit dhe i godasim mirë të behet një mas homogjene.
  • Hedhim përsipër tavës kremin dhe në fund spërkatim me djathin kaçkavall.
  • Pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 180°C për 30' minuta sa të bëjë kore përsipër .
Read more

Spinaq me oriz

Përbërësit
  • 1.1/2 kg spinaq
  • 5 - 6 qepë të njoma
  • 1 qepë e thatë e grirë hollë
  • 1 tufë kopër e prerë hollë
  • 1 limon lëngun e tijë
  • 1 filxhan çajë oriz për supë (karolina)
  • 3/4 e filxhanit çajë vajë ulliri
  • 3 filxhan çajë ujë
  • 1 katrorë shije perimesh (knorr) sipas dëshirës
  • Kripë, piper
Përgatitja
  • Pastrojmë, lajmë spinaqin dhe e presim në copa të mëdha. Hedhim kripë dhe e lëmë në një kullesë të kullojë.
  • Në një tenxhere nxehim vajin e ullirit, në temperaturë të mesme dhe kaurdisim qepët të freskëtat dhe të thatën për 3- 4 minuta. Shtojmë spinaqin dhe kopër dhe trazojmë për 3 minuta akoma.
  • Ngrehim temperaturën më lartë, hedhim 3 gota ujë të vakët në tenxhere dhe katrorin e shijes nëse dëshirojmë, lëngun e limonit, kripë, piper.
  • Sa të marri një valë, ulim temperaturën në të mesme, shtojmë orizin, trazojmë dhe e lëmë të ziejë deri sa të bëhet orizi.
  • Drejtë fundit trazojmë dhe kujdesemi mos të ngjisë tenxherja në poshtë.
  • Heqim nga zjarri dhe mbulojmë tenxheren me një pecetë për 15'-20' minuta.
  • Shërbejmë me pak limon përsipër dhe piper sipas dëshirës.
Read more