Përbërësit
- 1.1/2 kg spinaq
- 5 - 6 qepë të njoma
- 1 qepë e thatë e grirë hollë
- 1 tufë kopër e prerë hollë
- 1 limon lëngun e tijë
- 1 filxhan çajë oriz për supë (karolina)
- 3/4 e filxhanit çajë vajë ulliri
- 3 filxhan çajë ujë
- 1 katrorë shije perimesh (knorr) sipas dëshirës
- Kripë, piper
Përgatitja
- Pastrojmë, lajmë spinaqin dhe e presim në copa të mëdha. Hedhim kripë dhe e lëmë në një kullesë të kullojë.
- Në një tenxhere nxehim vajin e ullirit, në temperaturë të mesme dhe kaurdisim qepët të freskëtat dhe të thatën për 3- 4 minuta. Shtojmë spinaqin dhe kopër dhe trazojmë për 3 minuta akoma.
- Ngrehim temperaturën më lartë, hedhim 3 gota ujë të vakët në tenxhere dhe katrorin e shijes nëse dëshirojmë, lëngun e limonit, kripë, piper.
- Sa të marri një valë, ulim temperaturën në të mesme, shtojmë orizin, trazojmë dhe e lëmë të ziejë deri sa të bëhet orizi.
- Drejtë fundit trazojmë dhe kujdesemi mos të ngjisë tenxherja në poshtë.
- Heqim nga zjarri dhe mbulojmë tenxheren me një pecetë për 15'-20' minuta.
- Shërbejmë me pak limon përsipër dhe piper sipas dëshirës.
0 σχόλια