Përbërësit
Për petët
- 600 gr petë bakllavaje (krustas)
- 200 gr gjalpë i freskët i cilësisë së mirë
- 2 1/2 filxhan qumësht i plotë në yndyrë
- 1/2 semolina e hollë
- 1/2 filxhan sheqer
- 4 vezë
- 3 vanilje
- 50 gr gjalpë i freskët
- Lëkura e 1 limoni në rende
- 4 1/2 filxhan sheqer
- 3 filxhan ujë
- 1 vanilje
- Lëng nga 1/2e limonit
Përgatitja
Sherbeti- Hedhim në një tenxhere, ujin, vaniljen dhe ziejmë për 7' minuta që nga momenti që fillon të ziejë. E heqim nga zjarri shtojmë limonin dhe e lëmë mënjanë.
Për kremin
Për mbështjelljen- Godasim të bardhat e vezëve të bëhen shkumë (marengë) dhe shtojmë të verdhat një nga një duke i goditur sa të bëhet një mas homogjene.
- Në një tenxhere të madhe vendosim qumështin dhe sheqerin dhe e nxehim jo të vloj.
- Hedhim semolina pak nga pak duke trazuar vazhdimisht të bëhet krem, sa të filloj të nxjerrë flluska tërheqim tenxheren nga zjarri. Hedhim gjalpin, lëkurën e limonit të grirë në rende dhe vaniljen dhe trazojmë të shkrijë gjalpi.
- Në fund shtojmë dhe vezët e rrahura, ngadalë duke trazuar masën. Lemë kremin mënjanë të ftohet dhe e trazojmë disa herë që mos të çojë cipë përsipër.
- Shkrijmë gjalpin e freskët. Hapim petët në tavolinë marrim në fillim 50 gr (mundet të mos ti përdorim të gjitha) presim petët në 3 shirita për së gjati.
- Lyejmë petët me gjalpë një nga një i palosim më dysh dhe i i lyejmë përsëri me gjalpë.
- Vendosim në anë të çdo pete 1 1/2 lugë kafeje nga kremi, palosim anët dhe lyejmë me gjalpë anët e palosura i mbështjellim duke i rrotulluar në formë cilindri.
- Shtrojmë në tepsi të lyer me gjalpë cilindrat duke lënë pak vend midis tyre sepse do fryhen në pjekje.
Për pjekjen
- Kur të kemi mbaruar me mbështjelljen hedhim gjalpin e mbetur përsipër dhe pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 190°C për 15 minuta, në vazhdim ulim temperaturën në 160°C dhe pjekim për 30 minuta të tjera deri sa të marri ngjyrë të artë përsipër.
Për sherbetin
- Hedhim sherbetin e ftohtë lugë-lugë përsipër byreqeve të nxehta menjëherë sa ti nxjerrim nga furra .
- Lëmë sa të vaket byreku dhe shërbejmë.
0 σχόλια