Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ËMBËLSIRA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων
Εμφάνιση αναρτήσεων με ετικέτα ËMBËLSIRA. Εμφάνιση όλων των αναρτήσεων

Παρασκευή 12 Απριλίου 2019

Ëmbëlsirë me çokollatë (Chocolate pie)




Përbërësit
  • 3 kuvertura (çdo kuvertur 125 gr)
  • 200 gr gjalpë i freskët
  • 2/3 filxhan sheqer
  • 2 lugë supe ujë
  • 2 vezë
  • 1 vanilje
  • 3/4 e filxhanit miell
  • 1/2 e lugës kafes sodë
  • 1/2 e lugës kafes krip
Për glason
  • 2 lugë supe kakao
  • 4 lugë supe sheqer
  • 1 lugë supe gjalpë
  • 2 lugë supe qumësht i kondensuar 
Përgatitja
  • Ngrohim furrën e sobës në 170°C
  • Vendosim letër vajore në një tepsi rreth 20-22 cm.
  • Në një tenxhere vendosim gjalpin,sheqerin dhe ujin dhe e ngrohim në temperaturë të mesme deri sa të shkrij gjalpi dhe të marri një valë.
  • Tërheqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë kuverturën, trazojmë deri sa të shkrij kuvertura, hedhim vaniljen shtojmë dhe vezët të rrahura më parë, duke i trazuar shpejtë të mos priten nga nxehtësia.
  • Shtojmë miellin që kemi përzier më parë me sodën dhe kripën dhe trazojmë deri sa të bashkohen mirë.
  • Masa duhet të jetë e mpiksur dhe jo e ujshme.
  • Vendosim masën në tepsinë e përgatitur me letrën vajore dhe pjekim për 30 minuta saktësisht dhe jo më shumë.
  • Kujdes, nëse ju duket e pa pjekur kështu duhet të jetë e lëngshme.
  • E vendosim në frigoriferë ëmbëlsirën mbasi të jetë ftohur plotësisht.
Për glason
  • Shkrijmë gjalpin në një tenxhere të vogël dhe shtojmë një nga një përbërësit duke goditur me rrahësen e vezëve shpejtë.
  • E lëmë pakë të ftohet dhe të mpikset,e hedhim mbi ëmbëlsirën dhe e fusim prapë në frigorifer.
  • Përpara se ta shërbejmë e ngrohim pakë në mikrovalë.
  • Duhet të jetë e pjekur nga jashtë dhe e ujshme dhe e butë nga brenda.

Read more

Kek me arra

Përbërësit
  • 6 vezë
  • 350 gr arrë të copëtuara
  • 330 gr sheqer
  • 240 gr miell
  • 160 gr çokollatë kuverturë
  • 1 l.s e prerë kanellë
  • 2 l.k pluhur pjekës
Përgatitja
  • Copëtojmë arrat dhe i përziejmë me pak sheqer dhe me çokollatën e grirë.
  • Sitim miellin dhe e përziejmë me pluhurin pjekës.
  • Godasim të verdhat e vezës me sheqerin.
  • Godasim dhe të bardhat të bëhen marengë.
  • Hedhim tek të verdhat e vezëve arrat me çokollatën, kanellën dhe më pas pak nga pak miellin, pak miell pak marengë e kështu me radhë..
  • Trazojmë mirë deri sa të bashkohen përbërësit.
  • Lyejmë me gjalpë një tepsi e spërkatim me sheqer dhe miell. Hedhim brumin e përgatitur në tepsi.
  • Pjekim në furrë të para ngrohur 170°C për 55 minuta. Nxjerrim kekun nga furra dhe spërkatim përsipër me sheqer pluhur nëse dëshirojmë.
Read more

Tortë KOK në tavë


Përbërësit
Pandispanja
  • 1 1/2 filxhan çaji miell fryrës (farina)
  • 2 l,k pluhur pjekës (baking powder)
  • 2 vanilje pluhur
  • 6 vezë të ndara të bardhat nga të verdhat
  • 1 1/2 filxhan çaj sheqer
Për kremin
  • 8 l,s të prera miell
  • 4 l,s të prera niseshte
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 6 të verdha veze
  • 5 filxhan qumësht i freskët
  • 1 vanilje
  • 3 l,s gjalpë
Për mbulimin nga lartë
  • 170 gr kuverturë çokollatë
  • 170 ml krem qumështi pana me 35% yndyrë
  • 1 l,k mjaltë
Për shurupin
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 filxhan ujë
Përgatitja
  • Ngrohim paraprakisht furrën në 170°C me ajër.
  • Përgatisim pandispanjën, në një tas bashkojmë miellin, pluhurin pjekës dhe 2 vaniljet.
  • Godasim në mikser të bardhat e vezëve të bëhen shkumë (mareng).
  • Godasim në mikser 1 1/2 filxhan sheqer me të verdhat e vezëve të bashkohen mirë.
  • Hedhim masën e sheqerit dhe të vezëve që përgatitëm më parë në të bardhat dhe trazojmë lehtë.
  • Hedhim miellin pak nga pakë dhe trazojmë me kujdes në të njëjtin drejtim të mos humbim fryrjen.
  • Shtrojmë 2 tava të mesme me letër pjekje dhe ndajmë brumin në dy tepsitë në mënyrë të barabartë.
  • Pjekim për 25- 30 minuta.
  • Përgatisim kremin
  • Në një tenxhere hedhim gjysmën e qumështit dhe në temperaturë të mesme e vlojmë.
  • Në një tas hedhim gjysmën tjetër të qumështit shtojmë miellin, niseshtenë të verdhat e vezëve, 1 filxhan sheqer dhe 1 vanilje.
  • Hedhim masën e përgatitur në qumështin e nxehtë, hedhim dhe gjalpin duke trazuar vazhdimisht të mos na ngjisë kremi dhe të piqet mirë.
  • Përgatisim glason çokollatë
  • Në një tenxhere të vogël ngrohim kremin e qumështit sa të nxehet jo të vloj.
  • Tërheqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë çokollatën duke trazuar sa të shkrijë mirë çokollata, shtojmë dhe mjaltin.
  • Përgatisim shurupin
  • Në një tenxhere të vogël hedhim ujin dhe sheqerin të ziejë 2-3 minuta.
  • Montojmë tortën
  • Heqim nga tepsia pandespanjën e parë (duhet të jetë krejt e ftohtë) dhe e vendosim në një pjatë të madhe ose tepsi.
  • Spërkatim me shurupin e nxehtë përsipër pandespanjën. Hapim kremin nga lartë, shtrojmë panaspanjën e dytë, spërkatim me shurupin e mbetur, hedhim dhe glason e çokollatës për sipër dhe e mbulojmë tepsinë me transparentë.
  • Vendosim tortën në frigorifer për 2-3 orë.
Read more

Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Çyrek të ëmbël (Tsurekia)



Përbërësit
  • 1100 gr miell për çyrek
  • 320 gr sheqer
  • 150 gr qumësht i freskët
  • 100 gr ujë
  • 1 portokall i mesëm i bluar në mikser me gjithë zhapën i heqim vetëm farat
  • 3 vezë
  • 2 të verdha veze
  • 80 gr maja e butë
  • 2 vanilje
  • 2 l,k mahlebi
  • 1 l,k mastika pluhur
  • 100 gr gjalpë qumështi
  • 100 gr fitini
  • 1 brez kripë
Përgatitja
  • Në tasin e përpunueses së brumit hedhim 100 gr ujë të vakët, shtojmë majanë, 100 gr nga mielli, 1 lugë supe nga gjalpi trazojmë në përpunuesen e brumit në shkallën e ulët të bëhet një brumë i hollë.
  • Lemë brumin të vijë pasi e kemi mbuluar me transparent 20 minuta në vend të ngrohtë.
  • Në një tenxhere hedhim gjysmën e gjalpit, sheqerin, qumështin, vezët, vaniljet, mahlebin, mastikën, kripën dhe në fund portokallin e bluar. Trazojmë të bëhet një salcë e vakët rreth 40°C.
  • Gjalpin e mbetur e shkrijmë dhe e lemë mënjan.
  • Kur të jetë gati brumi me majanë hedhim brenda miellin dhe salcën e vakët. Godasim në shkallën e ultë të përpunueses rreth 8 minuta dhe 2 minuta në shkallën e 3 me 4.
  • Gjalpin e shkrirë e hedhim në brumë ngadalë 3 me 4 herë gjatë përpunimit të brumit mbajmë 2 lug gjalpë për në fund.
  • Lemë masën të mbuluar me transparent dhe të lyer me gjalpin përsipër të 2-3 fushohet në vend të ngrohtë për 1 me 1,5 orë.
  • Peshojmë brumin në masën që dëshirojmë dhe bëjmë 9 cilindra të njëllojshëm (me këtë brumë dalin 3 çyrek mesatar nga 3 cilindra secili), lemë në tepsi cilindrat të mbuluar me transparent për 15 minuta.
  • Bëjmë gërshet çyreqet dhe i lemë në vend të ngrohtë të mbuluar me transparent për 35-40 minuta të trefishohen.
  • Lyejmë çyreqet me një të bardhë veze përsipër dhe sipas dëshirës hedhim përsipër bajame fletë.
  • Lemë dhe 10 minuta të tjera çyreqet dhe i vendosim në furrë të ngrohur paraprakisht në 160°C me rezistenca 40 me 50 minuta varet sa të mëdhenj janë çyreqet.
  • Mbas 35 minutash mundemi ti mbulojmë me letër pjekëse në kanë marrë ngjyrë shumë.
Read more

Pasta për shën Valentinin

Përbërësit për pandespanjën
  • 7 vezë
  • 7 lugë supe të prera miell
  • 7 lugë supe të prera sheqer
  • 3 lugë supe të plota kakao
  • 1 vanilje
  • 2 l,k pluhur pjekës (baking powder)
  • 1 brez kripë
Përbërësit për krem luleshtrydhen
  • 1 faqe garni pluhur vanilje
  • 200 ml qumësht i ftohtë
  • 1 faqe xhel pluhur
  • 200 ml ujë i nxehtë
  • 1 vanilje
  • 2 lugë supe panna ose sheqer pluhur
  • Pak pika ngjyrë pastiçerie (sipas dëshirës)
  • 3-4 lugë marmelatë luleshtrydhe e bashkuar me 1-2 lugë pije luleshtrydhe (sipas dëshirës)
Përbërësit për sherbetin
  • 1 filxhan çaje sheqer
  • 1.1/2 filxhan çaje ujë
  • 1 vanilje
  • 1 lugë kafeje lëng limoni
  • 1 gotë e vogël rakie pije luleshtrydhe
Përbërësit për ganazhin
  • 250 gr çokollatë kuvertura e copëtuar
  • 150 gr qumësht i kondensuar
  • 1 lugë supe margarinë
  • 1 lugë supe mjaltë
  • Ganazhi mund të zëvendësohet me 250 gr krem qumështi dhe 250 gr çokollatë.
Përgatitja
  • Fillojmë me pandispanjën. Godasim vezët, sheqerin dhe kripën 5-8 minuta në mikser të fryhen dhe të dyfishohen.
  • Shtojmë në 3 herë miellin të situr me kakaon dhe pluhurin pjekës duke trazuar lehtë me shpatull.
  • Hedhim masën në një tepsi të madhe të sobës elektrike ku kemi shtruar letër vajore dhe pjekim në 180 gradë për 8-10 minuta.
  • Ziejmë sheqerin me ujin për 1 minutë nga ora që ka marrë valë, shtojmë lëngun e limonit shtojmë pijen dhe vaniljen. E lëmë mënjanë të ftohet.
  • Shkrijmë në ujë të nxehtë xhelin dhe e lëmë të ftohet por jo të mpikset.
  • Godasim garnin me qumështin dhe vaniljen në santigji dhe shtojmë xhelin.
  • Shtojmë pannen ose sheqerin pluhur (provojmë kremin sa i ëmbël është). Vendosim kremin në korne.
  • Presim pandispanjën në 8 copa në formë zemre ose çfarë forme të dëshirojmë me një formë 8-10 cm.
  • Zhytim një nga një copat e pandespanjës në sherbetin e ftohtë ose të vakët të regjen mirë dhe i shtrojmë në një pjatel ku kemi shtruar letër pjekje i çojmë në frigorifer.
  • Mbushim pastat me korne me kremin nga lartë dhe vendosim nga lart marmelatën. Mbulojmë me copat e tjera të pandespanjës qe kemi sherbetuar.
  • Vendosim pastat ne frigorifer në ngrirje për 2 orë.
  • Nxjerrim nga korneja kremin e mbetur dhe vendosim në një tas në frigorifer.
  • Pasi kanë ngrirë pastat godasim me një rrahëse kremin e mbetur e hapim bukur me një shpatull mbi pastat dhe anës tyre,vendosim në frigorifer prapë për 1 orë.
Përgatisim ganazhin
  • Valojmë qumështin dhe e hedhim mbi çokollatën dhe margarinën. Trazojmë shtojmë dhe mjaltin.
  • Nxjerrim pastat nga frigoriferi i vendosim mbi një zgarë dhe hedhim përsipër ganazhin me ndihmën e një shpatulle.
  • Zbukurojmë përsipër sipas dëshirës.
  • Përbërësit janë për 8 pasta ose për një tepsi 26-28 cm.
  • Për të zbukuruar përdorim santigji me pak ngjyrë pastiçerie.
  • Në vend të xhel luleshtrydhe mund të përdorim xhel qershie ose portokalli çfarë shije të dëshirojmë.
  • Në vend të garni mund të përdorim krem qumështi ose kuti morfat.
  • Në vend të krem luleshtrydhe mund të përdorim çfarë kremi të dëshirojmë, dhe krem patiseri.
  • Pastat duhet të jen të ngrira që mos të prishen kur ti punojmë.

Read more

Akullore vanilja


Përbërësit 
  • 500 ml qumësht
  • 2 shkopinj vanilje
  • 6 të verdha veze
  • 150 gr sheqer
  • 300 ml krem qumështi
Përgatitja
  • Nxehim qumështin bashkë me shkopinjtë e vaniljes deri sa të marri një valë.
  • Heqim tenxheren nga zjarri e lëmë për 30 minuta të marri aromën e vaniljes qumështi, kullojmë qumështin nga vanilja.
  • Në një tas të madh godasim të verdhat e vezëve me sheqerin deri sa të zbardhen, pak nga pak shtojmë qumështin e kulluar dukë e trazuar.
  • Hedhim masën e përgatitur në një tenxhere të pastër duke e trazuar në temperaturë të ulët deri sa të mpikset, jo të vloj.
  • Heqim tenxheren nga zjarri dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë.
  • Ndërkohë godasim kremin e qumështit në santigji.
  • Hedhim brenda në kremin e qumësht dhe masën e përgatitur më parë dhe e vendosim në një tas të përshtatshëm për akullore (xhami ose porcelani)
  • E vendosim akulloren për 2 orë ne frigorifer në ngrirje.
  • Më pas e godasim me mikser akulloren dhe e vendosim prapë në frigorifer për 2 orë të tjera.
  • Godasim prapë akulloren me mikser dore dhe më në fund e lëmë akulloren për 3 orë të tjera në akull.
  • Nëqoftëse kemi makinë akullore e përpunojmë atje akulloren.
Read more

Akullore krem receta bazë



Përbërësit
  • 500 gr qumësht
  • 6 vezë vetëm të verdhat
  • 220 gr sheqer
  • 2 vanilje
  • 250 gr krem qumështi
Përgatitja
  • Godasim të verdhat e vezëve me sheqerin dhe vaniljet.
  • Në një tenxhere hedhim qumështin dhe e vendosim të nxehet, jo të vloj.
  • Tërheqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë vezët duke trazuar vazhdimisht.
  • Vendosim masën në temperaturë të ulët të pikset duke trazuar me kujdes (nuk e lemë të ziejë sepse pritet kremi).
  • Nëse temperatura është e lartë piksim kremin në ben marie.
  • Heqim kremin nga zjarri kur të jetë piksur dhe e lemë të ftohet.
  • Godasim kremin e qumështit në santigji dhe e bashkojmë me kremin që është ftohur me kujdes.
  • Hedhim kremin në një tas të posaçëm për akullore (xham ose porcelan) dhe vendosim në ngrirje për 1 orë.
  • Nxjerrim tasin dhe godasim prapë kremin të thyhen akujt që formon përsipër.
  • Vdendosim tasin prapë në ngrirje.
Read more