Δευτέρα 10 Νοεμβρίου 2014

Melomakarona

Përbërësit

  • 9 filxhan çaj miell (alatini) 1,300 gr
  • 3 filxhan çaj vaj 
  • 1 filxhan çaj sheqer
  • 1/5 e filxhanit konjak
  • 1 filxhan lëng portokalle e shtrydhur 
  • 1 lugë kafeje sodë buke 
  • 2 lugë kafeje pluhur pjekës (bakin powder)
  • 1 lugë kanellë 
  • 1 lugë karafil i bluar 
  • Arra 500 gr 

Për shurupin 

  • 2 gota sheqer
  • 2 gota mjaltë 
  • 2 gota ujë 
  • 1 dru kanelle 
Përgatitja

  • Vendosim ne një tas vajin dhe sheqerin godasim pak me rrahësin . 
  • Shtojmë konjakun, ne lëngun e portokalles hedhim sodën  trazojmë shpejt (kujdes soda me portokallen bën shkumë mbaheni mbi masën e përgatitur filxhanin) kanellën, karafilin dhe ne fund miellin.
  • Punojmë brumin mire dhe e formojmë brumin ne formë vezake sa merr grushti i kalojmë në një sitë për ti zbukuruar. 
  • Pjekim ne furrë te para ngrohur 200 °C rreth  25- 30 minuta .
  •  Nder kohë  Përgatisim shurupin hedhim masat dhe kanellën ziejmë për 5 minuta dhe e ulim temperaturën të mbaj nxehtësinë, sa te jenë ftuar pak melomakaronat. 
  • I kalojmë brenda në shurup, i lëmë pak dhe i kthejmë dhe pak në krahun tjetër i nxjerrim duke i vendosur ne një pjatë dhe i spërkatim me arrë të thërrmuara përsipër.
  • Janë ëmbëlsira që nuk kanë nevojë për frigorifer dhe kunsumohen për një kohë të gjatë.
  • Janë ëmbëlsira tradicionale greke që bëhen për krishtlindje në 1 dhjetor kur zbukurorohet dhe pema e vitit te ri.
Load disqus comments

0 σχόλια