Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Pasta për shën Valentinin

Përbërësit për pandespanjën
  • 7 vezë
  • 7 lugë supe të prera miell
  • 7 lugë supe të prera sheqer
  • 3 lugë supe të plota kakao
  • 1 vanilje
  • 2 l,k pluhur pjekës (baking powder)
  • 1 brez kripë
Përbërësit për krem luleshtrydhen
  • 1 faqe garni pluhur vanilje
  • 200 ml qumësht i ftohtë
  • 1 faqe xhel pluhur
  • 200 ml ujë i nxehtë
  • 1 vanilje
  • 2 lugë supe panna ose sheqer pluhur
  • Pak pika ngjyrë pastiçerie (sipas dëshirës)
  • 3-4 lugë marmelatë luleshtrydhe e bashkuar me 1-2 lugë pije luleshtrydhe (sipas dëshirës)
Përbërësit për sherbetin
  • 1 filxhan çaje sheqer
  • 1.1/2 filxhan çaje ujë
  • 1 vanilje
  • 1 lugë kafeje lëng limoni
  • 1 gotë e vogël rakie pije luleshtrydhe
Përbërësit për ganazhin
  • 250 gr çokollatë kuvertura e copëtuar
  • 150 gr qumësht i kondensuar
  • 1 lugë supe margarinë
  • 1 lugë supe mjaltë
  • Ganazhi mund të zëvendësohet me 250 gr krem qumështi dhe 250 gr çokollatë.
Përgatitja
  • Fillojmë me pandispanjën. Godasim vezët, sheqerin dhe kripën 5-8 minuta në mikser të fryhen dhe të dyfishohen.
  • Shtojmë në 3 herë miellin të situr me kakaon dhe pluhurin pjekës duke trazuar lehtë me shpatull.
  • Hedhim masën në një tepsi të madhe të sobës elektrike ku kemi shtruar letër vajore dhe pjekim në 180 gradë për 8-10 minuta.
  • Ziejmë sheqerin me ujin për 1 minutë nga ora që ka marrë valë, shtojmë lëngun e limonit shtojmë pijen dhe vaniljen. E lëmë mënjanë të ftohet.
  • Shkrijmë në ujë të nxehtë xhelin dhe e lëmë të ftohet por jo të mpikset.
  • Godasim garnin me qumështin dhe vaniljen në santigji dhe shtojmë xhelin.
  • Shtojmë pannen ose sheqerin pluhur (provojmë kremin sa i ëmbël është). Vendosim kremin në korne.
  • Presim pandispanjën në 8 copa në formë zemre ose çfarë forme të dëshirojmë me një formë 8-10 cm.
  • Zhytim një nga një copat e pandespanjës në sherbetin e ftohtë ose të vakët të regjen mirë dhe i shtrojmë në një pjatel ku kemi shtruar letër pjekje i çojmë në frigorifer.
  • Mbushim pastat me korne me kremin nga lartë dhe vendosim nga lart marmelatën. Mbulojmë me copat e tjera të pandespanjës qe kemi sherbetuar.
  • Vendosim pastat ne frigorifer në ngrirje për 2 orë.
  • Nxjerrim nga korneja kremin e mbetur dhe vendosim në një tas në frigorifer.
  • Pasi kanë ngrirë pastat godasim me një rrahëse kremin e mbetur e hapim bukur me një shpatull mbi pastat dhe anës tyre,vendosim në frigorifer prapë për 1 orë.
Përgatisim ganazhin
  • Valojmë qumështin dhe e hedhim mbi çokollatën dhe margarinën. Trazojmë shtojmë dhe mjaltin.
  • Nxjerrim pastat nga frigoriferi i vendosim mbi një zgarë dhe hedhim përsipër ganazhin me ndihmën e një shpatulle.
  • Zbukurojmë përsipër sipas dëshirës.
  • Përbërësit janë për 8 pasta ose për një tepsi 26-28 cm.
  • Për të zbukuruar përdorim santigji me pak ngjyrë pastiçerie.
  • Në vend të xhel luleshtrydhe mund të përdorim xhel qershie ose portokalli çfarë shije të dëshirojmë.
  • Në vend të garni mund të përdorim krem qumështi ose kuti morfat.
  • Në vend të krem luleshtrydhe mund të përdorim çfarë kremi të dëshirojmë, dhe krem patiseri.
  • Pastat duhet të jen të ngrira që mos të prishen kur ti punojmë.

Load disqus comments

0 σχόλια