Τετάρτη 22 Νοεμβρίου 2017

Patëllxhan turshi


Përbërësit
  • 1 kg patëllxhan të vogla
  • 1/2 kg uthull
  • 1/2 kg vajë
  • 2-3 karota
  • 1 hudhër
  • Selino
  • Kripë
Përgatitja
  • Lajmë patëllxhanët, presim bishtat i çajmë në mesë për së gjati duke u kujdesur mos të ndahen.
  • Në një tenxhere hedhim ujë me një lugë supe kripë dhe 50 gr uthull hedhim patëllxhanët brenda dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. 
  • Vendosim patëllxhanët në një kullesë dhe i lemë gjithë natën të kullojnë mirë.
  • Presim hollë hudhrat,  karotat dhe selinon shtojmë pak kripë dhe mbushim patëllxhanët që çamë. 
  • Lidhim fortë patëllxhanët me degë selinoje dhe i vendosim në vazo xhami ose balte në radhë.
  • Mbulojmë me vajë dhe uthullën e mbetur. 
  • Lemë vazon në vend të freskët për 10 ditë dhe më pas përdorim patëllxhanët.
Load disqus comments

0 σχόλια