Për një tigan të mesëm
Përbërësit
- 1/2 kg karkaleca deti të mesëm
- 150- 200 gr djathë i bardhë i prerë në kubik
- 4 domate të pjekura mirë
- 1 qepë e prerë në feta
- 2 thelpinj hudhër
- 1 filxhan kafeje uzo
- 2 l,s majdanoz i grirë hollë
- 3/4 filxhan çaji vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja
- Lajmë karkalecat, i pastrojmë, mbajmë bishtat dhe ju hedhim kripë.
- Në një tigan nxehim 5 lugë supe vaj ulliri.
- Hedhim pjesë pjesë karkalecat (që mos të bjeri temperatura e vajit) bashkë me thelpinjtë e hudhrës të prerë në mes dhe i kaurdisim në temperaturë të lartë në të dyja anët sa të ndërrojnë ngjyrë 1'-2' minuta në çdo anë.
- Shuajmë me uzon, lemë 1 minutë të avulloj uzon dhe heqim tiganin mënjanë.
- Në tigan tjetër të mesëm dhe të thellë hedhim 4-5 lugë supe vajë ulliri dhe kaurdisim qepën në temperaturë të mesme, kur të jetë gati qepa hedhim domatet dhe kopër, kripën dhe i ziejmë 6' minuta duke trazuar sa të bëhet një salcë e piktë dhe domatet të mbajnë akoma.
- Shtojmë karkalecat me gjithë lëngun e tyre në tigan djathin dhe piperin.
- Lemë të ziejnë të gjitha bashkë për 2'-3' minuta akoma pa i trazuar se prishen kubikët e djathit. Spërkatim me pak vajë dhe majdanoz dhe shërbejmë siç janë me tiganin.
0 σχόλια