Në një tigan hedhim 2 lugë supe vaj ulliri dhe kaurdisim në temperaturë të mesme qepët dhe preshin deri sa të s'buten.
I nxjerrim nga tigani dhe i vendosim në letër kuzhine të ftohen.
Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe shtojmë miellin, kaurdisim për 1 minutë të marri pak ngjyrë mielli. Shtojmë duke trazuar, qumështin qe kemi nxehur dhe trazojmë vazhdimisht deri sa të mpikset beshameli.
Hedhim kripën.piperin, arrë myshkun dhe të verdhat e vezëve një nga një duke trazuar.
Shtojmë dhe përbërësit e tjerë veç të bardhave të vezëve dhe trazojmë.
Godasim të bardhat e vezëve të bëhen marengë dhe i shtojmë në masën e përgatitur pak nga pak për ti dhënë vëllim sufles.
Hedhim masën në një pyrex tepsi të lyer me gjalpë, pjekim në furrë të para ngrohur në 180℅ për 40 minuta.
0 σχόλια