Δευτέρα 13 Νοεμβρίου 2017

Pica Margarita

Përbërësit
  • 180 gr brumë për picë
  • 180 gr salcë domate
  • 150 gr mozarela e freskët
  • 1 gr piper
  • 5 lugë vaj ulliri
  • 5 gr borzilok i freskët

Për salcën e domates


  • 800 gr domate të qëruara konservë
  • 20 gr sheqer
  • 20 gr vaj ulliri
  • 1 gr borzilok freskët i grirë
  • 10 gr hudhër
  • 5 gr kripë
  • Piper
Për picën Margarita

Hapim brumin të rrumbullakët dhe e shtrojmë në tepsi katrore, hapim salcën e domates mirë përsipër.
Pjekim në furrë të nxehur 240° 4-5 minuta (çojmë tepsinë në vendin e parafundit nëse pjekim me rezistenca ose në vendin e mesëm nëse pjekim me ajër).
Nxjerrim tepsinë nga furra dhe shtojmë mozarelën, pjekim prapë për 3-4 minuta të shkrijë mozarela dhe të marri ngjyrë brumi.
Nxjerrim tepsinë e vendosim picën në një pjatë  presim dhe spërkatim me borzilokun e freskët, piperin dhe  vajin e ullirit.

Për salcën e domates

Në mixer bluajmë domatet hedhim kripë (duke marrë parasysh dhe djathin që do hedhim) shtojmë sheqerin (për të balancuar aciditetin e domateve) vajin e ullirit dhe disa fleta borzilok të freskët, për aromën. Lemë salcën të marri aromë e borzilokut  për 30 minuta.


Load disqus comments

0 σχόλια