Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Beshamel ose krem Morne




Përbërësit
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr miell
  • 1 litër qumësht
  • 50 gr djathë parmexhana i grirë
  • Krip
  • Piper
  • Arrë myshku
  • 2 të verdha veze
Përgatitja
  • Nxehim qumështin në një tenxhere dhe në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin.
  • Hedhim miellin në gjalpin e shkrirë, zverdhim pakë miellin dhe pak nga pakë hedhim qumështin përsipër. Duhet trazuar shpejtë me rrahësen e vezëve sa herë hedhim qumështin në përzierje, në mënyrë që të mos bëhet kokrrizë mielli. Vazhdojmë derisa të hedhim të gjithë qumështin, dhe e lëmë në zjarr derisa të lidhet salca beshamel.
  • Më vonë shtojmë dhe djathin e grirë parmexhan dhe vazhdojmë përzierjen.
  • Mbasi heqim tenxheren nga zjarri mund të hedhim 2 të verdhat e vezës, kripë, piper, arrë myshk dhe trazojmë mirë masën.
Tip
  • Kujdesemi të jetë i nxehtë qumështi që të mos bëhen kokrra në beshamel!
  • Mbesamel është një salcë që përdoret në shumë pjata dhe mund të bëhet më e hollë apo dhe më e  mpikstë kjo varet se ku duam ta përdorim.
Load disqus comments

0 σχόλια