Κυριακή 14 Απριλίου 2019

Qofte me salcë (sutzukakia)



Përbërësit
  • 50 gr vajë ulliri
  • 2 thelb hudhër
  • 500 gr mish viçi i grirë
  • 20 gr bukë toste
  • 100 ml qumësht
  • 1 vezë
  • Kripë
  • Një brez bukovo spec djegës
  • 1 1/2 l,k kimino (Cumin)
  • Një brez piper i zi
  • Nenexhik
  • 20 ml uzo
  • 100 gr miell për lyerjen e qoftes
  • 50 ml vaj lule dielli për kaurdisjen
Për salcën
  • 400 gr domate konkase ose 2 domate të mëdha të prera në copa të vogla
  • 1/2 l,k sheqer
  • 1 dru kanelle
Përgatitja

Për qoftet
  • Në mikser godasim vajin e ullirit me hudhrën.
  • Në një tas të madh hedhim të gjithë përbërësit e ujshëm. Vajin me hudhrën, qumështin, uzon dhe vezën.
  • Trazojmë pak me një rrahëse. Hedhim bukën e tostës në copa, kiminon, bukovon dhe nenexhikun e prerë hollë.
  • Trazojmë mirë me dorë sa të shkrihet buka plotësisht. Shtojmë kripë, piper të bollshëm dhe mishin e grirë.
  • Trazojmë derisa të bashkohen të gjithë përbërësit mirë.
  • Në një tepsi me miell hedhim qoftet e bëra toptha në formë ovale pak të stërzgjatur 30-50 gr çdo topth.
  • Kthejmë qoftet të lyen mirë me miell.
  • Vendosim mbi sobë një tigan në temperaturë të mesme drejt të lartës, hedhim vajin e lulediellit dhe presim 1 minutë të nxehet.
  • Duke larguar miellin e tepërt nga qoftet i hedhim në tigan një nga një.
  • Kaurdisim qoftet rreth 5 minuta të marrin ngjyrë.
  • Nxjerrim qoftet dhe i hedhim me një pjatë ku kemi shtruar letër kuzhine, të iki vaji i tepërt.
  • Lemë qoftet mënjanë.
Për salcën
  • Vendosim një tenxhere në zjarr të mesëm.
  • Presim qepën trashë.
  • Hedhim pak vajë në tenxhere dhe më pas hedhim qepën. Hedhim dhe sheqerin dhe trazojmë. Presim sa të karameloset qepa.
  • Kur të jetë karamelosur qepa, hedhim një lugë pelte domate dhe kaurdisim mirë të paktën 1-2 minuta të jetë lidhur salca.
  • Hedhim kanellën, fletët e dafinës, 1 katrore që e kemi shkrirë në 250 ml ujë të nxehtë. Trazojmë pak dhe hedhim dhe qoftet brenda në tenxhere.
  • Vendosim kapakun dhe ziejmë për 10 minuta qoftet të lidhet salca mirë.
  • Shërbejmë qoftet me oriz bashmati dhe nenexhik.
Load disqus comments

0 σχόλια