Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Bukë për burger



Përbërësit
Për 15 burger 
  • 100 gr maja birre e butë
  • 100 gr ujë i vaktë
  • 300 gr miell i cilësisë se mire
  • 200 gr miell i zakonshëm
  • 2 vezë
  • 50 gr sheqer
  • 140 gr qumësht i freskët
  • 30 gr gjalpë ne copa
  • 6 gr kripe
  • Për pjekjen pak qumësht fara susami
Përgatitja 
  • Shkrijmë majanë ne ujë te vaket dhe e leme për 10 minuta.
  • Vendosim miellin ne tasin e mikserit shtojmë majanë me ujin dhe trazojmë.
  • Shtojmë vezët, sheqerin dhe qumështin dhe punojmë masën ne shkalle mesatare deri sa te përzihen mire përbërësit dhe te filloj te shkëputet brumi nga anët e tasit. Shtojmë gjalpin ne copa pak te zbutur ne ambient dhome dhe ne fund kripen.
  • Punojmë për 15 minuta deri sa te behet elastik dhe te mblidhet në ganxhën e mikserit.
  • Mbulojmë brumin me film transparent dhe e vendosim në vend te ngrohtë deri sa te dyfishohet.
  • Ndajmë brumin ne copa 90 gramësh.
  • I punojmë në toptha dhe i vendosim ne tepsi ku kemi shtruar letër vajore.
  • Vendosim tepsinë ne vende te ngrohte dhe leme te dyfishohen.
  • Me një furçe i lyejmë me qumësht (ne temperaturë dhome qumështi jo i ftohte) dhe spërkatim me fara susami përsipër.
  • Pjekim bukët ne furre të ngrohur paraprakisht në 190°C në rezistenca për 15 minuta.
  • Nxjerrim bukët nga furra dhe i vendosim ne një zgarë te ftohen. Janë te buta dhe te freskëta për disa dite.
Load disqus comments

0 σχόλια