Πέμπτη 11 Απριλίου 2019

Baton sale (Salty sticks)



Përbërësit për 1/2 kg
  • 200 gr gjalpë ose margarinë
  • 360 gr miell
  • 1 të verdhë veze
  • 1 l,k pluhur pjekës beking powder
  • Kripë
Përgatitja
  • Sitim miellin dhe e përziejmë me pluhurin pjekës.
  • Në një tas hedhim miellin dhe shtojmë të verdhën e vezës gjalpin të butë në temperaturë ambienti dhe zëmë brumin të bëhet pak i butë, nëse brumi është shumë i ngurtë shtojmë pak qumësht.
  • Marrim nga brumi copa dhe formojmë shkopinj të rrumbullakët, presim në gjatësinë e një gishti dhe i vendosim në një tepsi duke i lyer përsipër me të bardhën e vezës.
  • Pjekim për 10' minuta në furrë të nxehtë 180°C
  • Mundemi në brumë të shtojmë djathë kaçkavall nëse dëshirojmë për masën e mësipërme hedhim 100 gr djathë të grirë.
Load disqus comments

0 σχόλια