Me të njëjtën mënyrë mund të gatuajm dhe me mish viçi ose mish lepuri dhe çdo mish tjetër gjahu.
Përbërësit
- Një gjel fshati ose pulë
- 1 filxhan çaje vaj ulliri
- 2 l.s pelte domate
- 1 l.k sheqer
- 1 filxhan çaje ujë i nxehtë
- 1 kg qepë për stifadhë
- 3 flete dafine
- 4-5 thelpinj hudhër
- 1/2 filxhan çaje uthull
- Kripë, piper
- Lajmë mirë gjelin dhe e presim ne pjesë.
- Vendosim tenxheren me vajin në zjarrë të djegë dhe skuqim lehtë pjesët e mishit.
- Shuajmë me uthullën, shtojmë pelten, dafinën, sheqerin,ujin,kripë,piper dhe mbyllim tenxheren.
- E lëmë te gatuhet në temperaturë të ulet për 30 minuta, me pas hedhim qepët e vogla të pastruara kokërr.
- Vazhdojmë gatimin për 1 orë gjithmon në temperaturë te ulët dhe shikojmë gjellën nëse duhet te shtojmë pak ujë te nxehtë.
- Do jetë gati kur të ketë zjerë mishi dhe te jenë zbutur qepët dhe te ketë mbetur me pakë lëng te trashë.
0 σχόλια