Përbërësit
- 24 petë krusta për ëmbëlsira
- 240 gr arra të copëtuara
- 80 gr bajame të copëtuara
- 180 gr sheqer
- 100 gr bukë e thatë e bluar (galete)
- Lëng nga 2-3 portokall
- 200 gr gjalpë i shkrirë
- Kanellë pluhur
- 580 gr sheqer
- 400 gr ujë
- 1 filxhan mjaltë
- 3 l,s lëng limoni
- Përziejmë bajamet, arrat, sheqerin, lëngun e portokallit , galetën dhe pak kanellë pluhur.
- Masa nuk duhet të jetë e thatë, shtojmë lëng portokall të regjet plotësisht.
- Në një tenxhere të vogël vendosim gjalpin të shkrijë.
- Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe petët një nga një, shtrojmë gjysmat e petëve dhe hedhim mbushjen në mes, vazhdojmë duke lyer petët me gjalpë deri në petën e fundit.
- Petën e fundit nuk e shtrojmë. Presim bakllavanë me thikë të mprehtë thellë, hedhim përsipër gjalpin e mbetur dhe shtrojmë petën e fundit përsipër pa e lyer me gjalpë.
- Pjekim në furrë të para ngrohur për 180°C për 45 minuta.
- Në një tenxhere, hedhim ujin, mjaltin, limonin,dhe sheqerin që nga momenti që fillon të vlojë sherbeti e lemë 5 minuta të vloj.
- Kur të jetë pjekur bakllavaja e lëmë 20' të ftohet dhe hedhim pak kanellë përsipër, hedhim sherbetin të nxehtë dhe mbulojmë bakllavanë me një pecetë për 5 orë dhe më mbas shërbejmë.
0 σχόλια