Παρασκευή 5 Απριλίου 2019

Përshesh me gjel deti




Përbërësit 


Për zierjen e gjelit

  • 1 gjel deti
  • Ujë sa të mbulohet gjeli i detit
  • Kripë, piper
Për lëngun
  • 4 qepë të mesme të grira shumë hollë
  • 1 thelb hudhër (nëse dëshirojmë)
  • Vajë
  • Kripë, piper
  • 2 lugë Nenexhik
  • Lëngun nga gjeli i detit
Për kulaçin
  • 1 kg miell
  • Kripë
Përgatitja
  • Në një tenxhere të thellë vendosim gjelin e detit pasi e kemi pastruar dhe larë mirë, shtojmë ujë sa të mbulohet, vendosim kapakun tenxheres.
  • Ziejmë në temperaturë të mesme duke e kthyer 2-3 herë sa të bëhet mishi (e shpojmë me pirun nëse piruni del lehtë dhe lëngu që del nga vrimat që la piruni është i pastër pa gjak kjo do të thotë që është zier mishi).
  • Vendosim mishin në një tepsi dhe pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 15 minuta.
Lëngu i përsheshit
  • Grijmë qepët sa më të vogla mundemi dhe i vendosim në tigan me vajë të bollshëm (më vonë nëse gjeli është shumë i bëshëm me yndyrë, hedhim vajin nga qepët që kurdisëm).
  • Kaurdisim qepët në temperaturë të mesme duke i trazuar vazhdimisht deri sa të marrin ngjyrë të artë shtojmë lëngun e mishit të jetë rreth 2,5 kg, shtojmë dhe mëlçinë dhe plëndësin e gjelit të prerë në copa të vogla, shtojmë kripë dhe pak piper të zi.
  • Ziejmë lëngun me qepën rreth 30 minuta duke shtuar ujë nëse avullon, nëse dëshirojmë presim një thelb hudhër dhe e hedhim brenda në lëngun.
Për përsheshin
  • Zëmë kulaçin me kripën të bëhet brumë elastik dhe e shtrojmë në një tepsi të mesme, me një pirunë bëjmë zbukurim mbi brumin nëse dëshirojmë dhe shpojmë me pirun në shumë vende brumin. (nuk hedhim sodë brumit se del i zi përsheshi, në këtë mënyrë përsheshi del i bardhë).
  • Pjekim kulaçin në furrë të ngrohur paraprakisht në 180°C për rreth 50 minuta.
Përgatitja e përsheshit
  • Thyejmë kulaçin në copa sa më të vogla mundemi pak e vështirë se kulaçi është pa sodë dhe është i fortë hedhim përsipër përsheshit nenexhik dhe e trazojmë.
  • Vendosim përsheshin në një tas të madh, hedhim përsipër lëngun trazojmë të shkoj qepa gjithandej dhe mbulojmë për 15 minuta tasin me kapak ose me një tepsi përsipër.
  • Presim gjelin dhe shërbejmë të nxehtë mbi përshesh.
  • Mund ta pjekim dhe në furrë gjelin në një gastër me kapak me 2 gota ujë.
  • Duhet rreth 3 orë të piqet varet nga gjeli.
  • Marrim lëngun nga gastra dhe e shtojmë me ujë.
  • Në miellin e grurit mund të shtojmë dhe pak miell misri nëse kemi dëshirë.
Load disqus comments

0 σχόλια